Djemtë çeçenë që kanë lindur në Ditën e Mevludit shpërblehen me 1500 dollarë

Publikuar në Dhj. 4, 2018, 1:44 a.m.

Në Çeçeni, familjet e djemve të lindur në ditëlindjen e Pejgamberit Muhammed, dmth. në 12 të Rabi ul Evvel  do të shpërblehen me 100 mijë rubla  apo 1500 dollarë.

Rreth katërdhjetë djem kanë lindur në Republikën Çeçene në ditëlindjen e Profetit Muhammed.

Njëzet e një prej tyre u emëruan me emrin Muhammed, dhe pjesa tjetër u emërua sipas emrave të Pejgamberëve të tjerë dhe të Evlijave të famshëm.

Prindërit do të marrin shpërblimin nga duart e kryetarit të Groznit,  Ibrahim Zakriev.



Burimi : Islam.ru