Media Izraelite: Nasrullahu Ka Marrë Vendimin Për Hapjen E Frontit Të Xheuelanit

Publikuar në Dhj. 4, 2018, 2:17 a.m.

Këto njoftime të medias izraelite, vënë theksin se Sejjid Hasan Nasrullahu me mbështetjen dhe shtytjen e iranianëve, ka marrë një vendim strategjik për hapjen e frontit të Xheuelanit dhe për rikthimin pavarësisë së plotë të shtetit sirian. Mesa duket izraelitët do të bëhen lënda djegëse e kësaj lufte për të cilën Nasrullahu i këshilluar që të fillojnë e të largohen nga deti në Perëndim, të mësojnë notin me qëllim që të shpëtojnë shpirtrat e tyre ndaj luftës që ai ka paralajmëruar e cila është duke u afruar.

Izraelitët në ditët e sotme kanë frikë më shumë frikë për nxehjen e frontit të Xheuelanit dhe për shndërrimin në një front të udhëheqësit të Hizbullahut Sejjid Hasan Nasrullahut Xheuelanit në veri, në një front në jug të Libanit dhe në një fron paralel në Rripin e Gazzës në jug.

Shtypi sionist në ditët e fundit po boton një numër të madh njoftimesh që kanë të bëjnë me marrjen e një vendimi strategjik të rëndësishëm të Sejjid Hasan Nasrullahut. Këto njoftime vënë theksin në veçanti në muajt që kemi kaluar pas nxjerrjes së kundërshtarëve të armatosur sirianë nga jugu i vendit, se Sejjid Hasan Nasrullahu me mbështetjen dhe shtytjen e iranianëve, ka marrë një vendim strategjik për hapjen e frontit të Xheuelanit dhe për rikthimin pavarësisë së plotë të shtetit sirian.

Hizbullahu e ka patur në listën e përparësive për vite me radhë hapjen e këtij fronti në Xheuelan. Dëshmori Samir Kuntari dhe ndihmësi i tij Dëshmor Xhihad Mugnijje ishin ngarkuar me këtë detyrë. Që të dy përpara se të binin dëshmorë kishin përshkuar një rrugë shumë serioze për hapjen e frontit të Xheuelanit, me mbështetjen e gjeneral Kasim Sulejmanit komandantit të forcës së Kudsit të truprojave revolucionare iraniane.

Hizbullahu sot e mban të fshehtë identitetin e udhëheqësit i cili ka zënë vendin e Dëshmor Kuntarit. Megjithatë media sioniste e cila u ka bërë një jehonë duke sjellur në rend të ditës se po zhvillohen lëvizje mbi këtë çështje, është mjaft e shqetësuar, ose më saktë le të themi është në një gjendje të pushtuar nga frika. Kjo gjendje, sqaron arsyet pas fjalimit të kryetarit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite Gadi Eizenkotit, së bashku me ndihmësit e tij të mbajtur disa ditë më parë pas kryerjes së vizitës në terren në Kodrat e Xheuelanit, i cili ka vënë theksin se po vazhdojnë punimet e ushtrisë izraelite, me synim që të pengojmë plotësisht përpjekjet e Iranit për t’u vendosur në Siri.

Gjithashtu edhe qeverisja e Donald Trumpit po bëhet ortake e këtyre shqetësimeve të izraelitëve dhe po mbështet lëvizjet e ushtrisë izraelite të Xheuelan dhe projektet për shpim me sondë të naftës së këtushme.

Ajo që bëri bujë ishte përdorimi i votës “jo” ndaj një vendimi i cili qortonte pushtimin izraelit të Kodrave të Xheuelanit në Këshillin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në muaji e shkuar nga ana e Nikki Haleyit, e cila është përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, mandati i së cilës do të përfundojë në fundin e këtij vitit. Kjo bëri bujë sepse për herë të parë në historinë e kësaj organizate ndërkombëtare, këtij vendimi iu vu veto nga dikush tjetër përveç ambasadorit izraelit. Ndërkohë, 151 vende votuan pro vendimit, ndërsa 14 vende zgjodhën të qëndronin asnjanëse. Ky hap i Haleyit erdhi në kontekstin e kundërshtimit të pranisë ushtarake të Iranit në Siri nga OKB-ja.

Ndërsa sipas nesh dhënia leje për punimet për shpim me sondë e shoqërisë amerikane “Genie Energy” dhe degës së saj izraelite “Avec” të naftës dhe gazit natyror mund të përshpejtojë hapjen e këtij fronti. Brenda disa javëve në vijim pas zgjidhjes së çështjes së Idlibit me miratimin e Rusisë pritet edhe nxehja e gjendjes në Xheuelan.

Nëse më të vërtetë vendoset për hapjen e frontit të Xheulanit - që ne këtë mundësi e shohim të afërt - atëherë kjo gjendje mbase do ta çojë Izraelin pushtues, në një përfundim shkatërrues i cili do t’i hapë rrugën mundësisë së një lufte, e cila do t’i shkaktonte shumë gjakderdhje të ngjashme si ajo e luftës në Liban. Sepse lufta e cila shpërtheu në jug të Libanit në vitin 2000 nën emrin e masave të sigurisë të izraelite mori fund me largimin e këtij të fundit duke u frikësuar.

Izraeli do të rrethohet nga tre fronte të nxehta. I pari është fronti i Hizbullahut nga veriu, i dyti është fronti i palëve të qëndresës nën udhëheqjen e Lëvizjes së Hamasit në Gazza nga jugu, ndërsa fronti i tretë do të jetë fronti i cili përfaqëson Hizbullahun së bashku me udhëheqjen siriane.

Mesa duket izraelitët do të bëhen lënda djegëse e kësaj lufte për të cilën Nasrullahu i këshilluar që të fillojnë e të largohen nga deti në Perëndim, të mësojnë notin me qëllim që të shpëtojnë shpirtrat e tyre ndaj luftës që ai ka paralajmëruar e cila është duke u afruar. Allahu e di më së miri.



Burimi : www.intizar.web.tr