Përleshjet shpërthejnë në Shu'fat, ndërsa Izraeli fillon fushatën e rrënimit

Publikuar në Dhj. 1, 2018, 12:59 p.m.

Përleshjet e dhunshme shpërthyen mes të rinjve palestinezë dhe forcave të policisë izraelite në kampin e refugjatëve Shu'fat në Jeruzalemin e pushtuar.

Përleshjet shpërthyen pasi buldozerët izraelitë shkatërruan dhjetëra dyqane komerciale të palestinezëve në hyrje të kampit nën pretekstin e ndërtimit pa një leje, sipas forcave policore të Izraelit.

Paradite, të mërkurën, forcat izraelite së bashku me stafin e Administratës Civile izraelite sulmuan kampin e refugjatëve ndërsa buldozherët filluan të prishnin më shumë se 20 dyqane palestineze.

Ndërkohë, forcat izraelite sulmuan qytetin Issauiya në veri të qytetit të pushtuar.