Dëmet e tërmetit në Iranin Perëndimor llogariten në 548 të plagosur

Publikuar në Dhj. 1, 2018, 12:57 p.m.

Në bazë të statistikave të fundit, tërmeti që ka ndodhur në Sar Pol-e Mezahabut, në Iranin perëndimore në natën e së dieles deri tani ka plagosur 548 persona, tha kreu i Organizatës të Ndihmës dhe Shpëtimit, Murteza  Salimi .

Duke folur për Agjencinë  e Lajmeve IRNA, Muhammed Salimi tha se dy ekipe mjekësore janë dërguar në zonat e goditura nga tërmeti.

Ai vazhdoi duke thënë se 14.124 tenda u shpërndanë gjithashtu në mesin e njerëzve në Kermanshah.

Një tërmet me magnitudë 6.4 në shkallën Richter tronditi Sar Pol-e Zahab, një provincë perëndimore në Kermanshah natën, të dielën.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Institutit të Gjeofizikës i Universitetit të Teheranit, tërmeti ka ndodhur 17 kilometra nga Sar Pol-e Mezahabut dhe 18 kilometra nga Kasr-e Shirin dhe 33 kilometra nga  krahinat Gilan-e Gharb, Kermanshah dhe Ilam , në  ora 20:07  të dielën.



Burimi : IRNA