Selefistët e Algjerisë kundër ndërtimit të xhamisë
Grupe selefiste të Algjerisë kanë kundërshtuar planin për ndërtimin e xhamisë së parë të Shi’ive në këtë shtet në Afrikën veriore.
Sipas faqes echoroukonline.fr website. , grupet ekstremiste e kanë përshkruar planin e ndërtimit të xhamisë si një kërcënim.
Protestat nga radikalet erdhën pasi u
raportua se një tregtar mysliman shi’a ka planifikuar për të ndërtuar një xhami
për pasuesit e Ehl-ul-Bejtit, Familjes së Muhammedit (a.s.) në qytetin Tebessa.
Grupe selefiste i kanë bërë thirrje dy
ministrive të Algjerisë, Ministrisë të Punëve të Brendshme dhe Ministrisë për
Çështje Islame që të mos lëshojnë leje për ndërtimin e xhamisë.
Ata kanë i përshkruar aktivitetet e
grupeve shi’ite në Algjeri si të rrezikshme dhe këmbëngulin se ata do të
qëndrojnë kundër çdo plani për ndërtimin e xhamive të shi’itëve.
Muslimanët shi’itë janë një pakicë
në Algjeri, ku gati e gjithë popullsia është myslimane sunnite.