Populli i Nigerisë kërkon lirimin e Sheik Zakzakit

Publikuar në Shta. 12, 2018, 7:27 p.m.

Populli i Nigerisë deklaroi se Gjykata e Lartë Federale pati marrë vendim për lirimin e menjëhershëm të udhëheqësit të Lëvizjes Islamike të Nigerisë dhe gruas së tij.

Në një aktivitet të organizuar me rastin e ditës së 1000-të të arrestimit të udhëheqësit të Lëvisjes Islamike, Ibrahim Zakzaki, populli nigerian kërkoi lirimin e menjëhershëm të Zakzakit.

Sipas faqes Sunnews, në një konferencë për shtyp, anëtarët e Lëvizjes Islamike të Nigerisë kërkuan që Zakzaki të lirohet pa kusht.

Duke rikujtuar vendimin e Gjykatës së Lartë Federale për lirimin e Zakzakit dhe gruas së tij, ata i kërkuan gjykatës zbatimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

Sheik Ibrahim Zakzaki dhe gruaja e tij u arrestuan më 13 dhjetor 2015, në një sulm nga ushtria nigeriane.



Burimi : Rast Haber