A po përgatitet Izraeli për një luftë kundër Hizbullahut në Liban?

nga Elijah J. Magnier | Publikuar në Gus. 21, 2018, 3:05 a.m.

Përgatitjet e përshpejtuara nën hundën e njëri-tjetrit në kufirin libanez të Izraelit dhe të Hizbullahut tregon se po rriten gjithnjë e më shumë në heshtje tensionet mes këtye dy armiqve. Bëhet fjalë për një situatë të pazakonshme, megjithatë mbetet ende e pamundur që një situatë e këtillë të jetë e dallueshme me sy të lirë...

Përgatitjet e përshpejtuara nën hundën e njëri-tjetrit në kufirin libanez të Izraelit dhe të Hizbullahut tregon se po rriten gjithnjë e më shumë në heshtje tensionet mes këtye dy armiqve. Bëhet fjalë për një situatë të pazakonshme, megjithatë mbetet ende e pamundur që një situatë e këtillë të jetë e dallueshme me sy të lirë: Izraeli po rrit patrullat e tij në kufi, duke rritur më shumë numrin e vendosjeve të oficerëve dhe ushtarëve në pozicionet e tyre ushtarake në kufijtë libanezë po kështu edhe avionët izraelitë dhe dronët e zbulimit po shkelin gjithnjë e më shpesh hapësirën ajrore libaneze. Nga ana e tij, Hizbullahu gjithashtu improvizon pozicionet e reja për të mbuluar çdo boshllëk të mundshëm në pjesën e përparme, qoftë në pjesën nëntokësore qoftë mbi tokë, duke rritur nivelin e gatishmërisë dhe duke përgatitur forcat speciale të trajnuara dhe me përvojë (Forcat Al Ridvan) nga Siria për të marrë pozicione parandaluese përballë Izraelit . Por a është sot e mundur që të zhvillohet një luftë e tretë mes Hizbullahut dhe Izraelit pas dështimit të Izraelit në vitin 2006? Pse po rritet tensioni pikërisht tani?

Dymbëdhjetë vjet pas luftës që përfundoi në gusht të vitit 2006, thëniet në lidhje me një luftë të ardhshme filluuan të rriteshin në heshtje në jug të Libanit. Që nga ajo datë,Hizbulahu ka rritur kapacitetet e tij ushtarake dhe ka rezervuar raketa me objektivë të saktë strategjike me rreze të gjatë, lëndë djegëse të ngurta për të siguruar një nisje të shpejtë (ndërtuar për të rritur shpejtësinëe lartë shpërthyese). Për më tepër, Hizbuullah ka marrë në zotërim edhe raketa anti-anije që mund të mbyllin çdo port izraelit dhe mund të godasin çdo anije dhe platformë të naftës në Mesdhe. Ka indikacione të forta se Hizbullahu ka raketa anti-ajrore në arsenalin e tij dhe se militantët e tij janë të trajnuar për përdorimin e tyre në sulmet ajrore.

Burimet që kanë marrë lajme bëjnë me dije se:

“Është një mundësi e mirë që Donald Trump është në pushtet. Izraeli nuk mund të imagjinojë kurrë që në të ardhmen do të mund të ketë një lider të këtillë. Trumpi është i gatshëm që t’i japë Izraelit çdo gjë të nevojshme për një luftë. Njësitë ushtarake amerikane janë dërguar që të vdesin në emër të Izraelit (ashtu siç ka treguar edhe vetë gjenerali amerikan Richard Clark) dhe nuk do të kursejnë asnjë gjë për t’i dhënë fund njëherë e mirë çdo gjëje që vlerësohet si njësi e Iranit në Liban.

Qëllimi për “ndryshimin e regjimit” në Siri ka dështuar me përfundimin e luftës pas shtatë viteve. Megjithatë, aktualisht dy shtete ende mbajnë nën pushtim veriun e vendit në Bilad el-Sham; në veri-lindje gjendet SHBA-ja, ndërsa në veri-perëndim gjendet Turqia. Pas takimit që zhvilloi në Helsinki me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Donald Trumpi premtoi Rusisë se do të mbrojë kufinjtë e Izraelit dhe Kodrat e Golanit të cilat gjenden të pushtuara. Jugu i Sirisë (përveç Kunejtras që gjendet nën kontrollin e ISIS-it) iu dorëzua ushtrisë siriane me një rezistencëshumë të dobët. SHBA-ja ka urdhëruar mbylljen e Qendrës Operative Ushtarake në Jordani  e njohur si MOC –dhe përgjegjëse për trajnimin dhe ofrimin e ndihmës ushtarake ndaj xhihadistëve dhe rebelëve për të mposhtur ushtrinë siriane – duke lejuar qeverinë në Damask që të rifitojë kontrollin mbi territorin e saj.

Për më tepër, kurdët në krahinat el-Hasaka dhe Deir-ezzur - përgjegjës për mbrojtjen e forcave pushtuese amerikane në Sirinë veri-lindore – kanë nisur, me pëlqimin dhe miratimin e SHBA-së, një dialog pajtues me qeverinë e Damaskut. Nuk ështënjë mundësi shumë e largët që Presidenti Assad t'u ofrojë kurdëve një vend në Parlamentin dhe Qeverinë e ardhshme me një formë të sundimit të decentralizuar autonom për krahinat veriore.

Këto janë një tregues se SHBA-ja nuk ka ndonjë dëshirë që të qëndrojnë për një kohë të gjatë gjatë në Siri dhe po kërkojnë një rrugëdalje herët ose vonë. Siguria e Izraelit ka qenë një çështje e rëndësishme për SHBA-në dhe ajo beson se nëse zgjidhet përsëri si kryeministri i Irakut  kryeministri aktual Haidar Abadi, e forcat e saj në Irak do të jenë shumë më të sigurta sesa nëse qëndrojnë në Siri. Megjithatë, prania e një Hizbullahu të fortë e vë në rrezik sigurinë e Izraelit. Siguria e Izraelit nuk mund të garantohet plotësisht me një Hizbullah të fuqishëm, të konsideruar nga SHBA-ja dhe Izraeli si përfaqësuesë dhe“agjentët të armatosur të Iranit” në kufijtë e izraelit.

Burimet besojnë se “meqë Shtetet e Bashkuara i dhanë Rusisë Sirinë ka gjasa që të përsëritet i njëjti skenar edhe në Liban, megjithatë një gjë e këtillë mund të ndodhë vetëm pasi të jetë zhvilluar një beteje shkatërruese mes Hizbullahut dhe Izraelit.” Rusia do të bëhet garantuese e sigurisë së Izraelit në kufirin e saj verior në Liban ashtu siç bën edhe në Siri.  

Burimet bëjnë me dije se “Rusia dëshiron që lufta të përfundojë në Siri dhe është e gatshme të çlirojë Idlibin me ose pa pëlqimin e Turqisë. Me kthimin e Idlibit në kontrollin e qeverisë qendrore të Damaskut, Turqia do të jetë e gatshme që të pranojë një pajtim mes militantëve të cilët nuk janë xhihadistëdhe ushtrisë siriane. Për më tepër, Rusia ashtu siç ështëduke mbrojtur kodrate Golanit, mund të mbrojë edhe kufijtë midis kurdëve dhe Turqisë. Prandaj, për të siguruar që ky vend i nxehtë i Lindjes së Mesme të mos ketë konflikte, Libani mund të pritet të ndjekë të njëjtën rrugë si me Kondrate Golanit dhe të vendosë policinë ushtarake ruse në kufijtë e tij.”

“Aktualishtnuk është në pushtet Fuad al-Sinjora që ishte në vitin 2006 (kryeministri i asaj kohe i Libanit, i cili mbështetej nga sauditët), dhe për këtë arsye, Arabia Saudite nuk mund ta ndalojë Izraelin që të shkatërrojë të gjithë Libani për t'i dhënë një mësim të fortë (sipas pikëpamjes së tyre) duke qënë se ka pranuar plotësisht Hizbullahun. Izraeli do të financohet dhe mbështetet për të filluar një luftë të tillë. Megjithatë pavarësisht kësaj, nuk ka dyshim se Rusia nuk është pjesë e këtij planifikime dhe nuk është në bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në kundër Hizbullahut. Izraeli nuk do ta ketë aspak të vështirë që të gjejë ndonjë justifikim për të filluar një sulm i cili do të nxisë një përgjigje nga ana e Hizbullahut për të filluar një luftë më të gjerë shkatërruese të mbështetur nga vendet e Lindjes së Mesme. Megjithatë, Rusia, e etur për të parë përfundimin e të gjitha konflikteve në zonë, do të ndërhyjë për të ndaluar luftën dhe për të qenë i pranishëm në jug të lumit Litani – një dëshirë prej një kohe të gjatë tashmë e izraelitëve.”

Gjenerali iranian Kasem Sulejmani është shprehur se, “aktualisht, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare74 anëtarë të Parlamentit libanez janë në favor të Aksit të Rezistencës.” Ky koment nuk pritet të gëlltitet lehtë nga Izraeli dhe Arabia Saudite, të cilët konsiderojnë se i gjithë Libani është nën kontrollin e Hizbullahut.

Pyetja qëmbetet për t’u ngritur është: duke marrë parasysh mungesën e gatishmërisë së frontit të Izraelit dhe në dritën e gatishmërisë së Hizbullahut dhe aftësisë së tij për të goditur çdo objektiv në Izrael, a do ta pranojë Kryeministri Benyamin Netanjahu një aventurë të këtillë pa asnjë garanci të tanishme për të dorëzuar dhe për të mposhtur Hizbullahun duke e detyruar atë të tërhiqet nga zonat kufijtare, duke rrezikuar një përsëritje të asaj që ndodhi 12 vjet më parë?



Burimi : Medya Şafak