Çfarë i tha Putini Netanjahut në Moskë?

nga Elijah J. Magnier | Publikuar në Korrik 21, 2018, 1:48 a.m.

Shumë spekulime dhe komentime janë shfaq në opinion lidhur me “marrëveshjen sekrete” në mes presidentit rus Vladimir Putinit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut në takimin e tyre në Moskë. Mediat izraelite kanë përshkruar takimin si ”të suksesshëm”. Por, burimet ruse theksojnë të kundërtën, përkundër komenteve pozitive të cilat i ka dhënë Putini. Këto komente nga ana e Netanjahut janë fryrë dhe janë shndërruar si sukses i diplomacisë së tij. Emisari rus ka njoftuar udhëheqjen siriane me rezultatet e bisedimeve të takimit të Putinit dhe Netanjahut, me ç’rast Putini i ka thënë Netanjahut në Moskë me sa vijon:

1- Presidenti rus e ka pranuar në mënyrë të ngrohtë mysafirin nga Izraeli dhe ka theksuar se Rusia respekton linjën e demarkacionit kufitar në mes Sirisë dhe Izraelit nga viti 1974 të cilën Damasku e respekton plot 40 vite me radhë.

2- Putini ka thënë se “kupton shqetësimet izraelite lidhur me prezencën e ekspertëve ushtarak iranian në Siri”.

3- Putini i ka thënë mysafirit se”çfarëdo bisedimet për prezencën iraniane në Siri do të shtyhen gjer në shkatërrimin total të terroristëve në Siri në tërë territorin e vendit”.

4- Putini ka thënë Netanjahut se ka kuptuar nga komunikimet me Iranin se ai vend nuk ka qëllim të ketë prezencën në Siri asnjë çast më gjatë se kur të çlirohet edhe centimetri i fundit i territorit sirian.

Burimi i afërt me udhëheqjen siriane ka cekur se presidenti rus qartas ka thënë çfarëdo bisedat për shqetësimet e Izraelit do të prolongohen gjer në çlirimin e plotë të Sirisë. Në rast se terroristët fshihen në hapësirat të cilat i kontrollon Izraeli, sikurse rrafshlartësia e Golanit, ne (rusët dhe aleatët) do t’i eliminojmë një nga një.

Putini ka përmend Netanjahut” se fuqitë aleate po luftojnë me forcat ruse në territorin sirian. Moska nuk është në pozitë që të kërkojë nga Damasku të plotësojë kushtet e Izraelit pasi që është e njohur se Tel Avivi ka ndihmuar Al Kaidës dhe xhihadistëve tjerë, dhe ka ndihmuar operacionin e pasuksesshëm të përmbysjes së regjimit  në Siri”.”Izraeli m kujdes përcjell formacionet ushtarake të Hezbollahut, ekspertët ushtarak iranian dhe aleatët tjerë të cilët janë të shpërndarë gjatë gjithë Sirisë jugore në operacionet e çlirimit të jugut sirian. Formacionet e ushtrisë siriane dhe aleatëve me qëllim janë të vendosura ashtu që të jenë të dukshme Izraelit me të cilin i dërgohet porosia se nuk do të shmangin përballjen edhe me forcat e tij. Kërkesa e Izraelit që Hezbollahu dhe forcat iraniane të jenë të larguara nga rrafshlartësia e Golanit 10-80 km kurrë nuk është shqyrtuar  seriozisht, por se është përmendur vetëm ne media. Pra, Damasku nuk është i interesuar që të jep çfarëdo premtime Izraelit apo të ketë kujdes në interesat e  Izraelit lidhur me Hezbollahun dhe Iranin. Damasku ka vendosur të nis operacionet në Sirinë jugore pa kurrfarë konsiderate në marrëveshje ndërkombëtare apo marrëveshje eventuale të Putinit dhe Trumpit”.

Presidenti sirian Bashar al Asad nuk i ka kufizuar provokimet e veta me ç’rast që ka kërkuar nga Hezbollahu që të shtojë prezencën ushtarake në Sirinë jugore, por ju ka dhënë edhe dhurata, dy paketime të plota të raketave amerikane anti tanke e cila çdo njëra vlen 60.000 dollar, si dhe raketat të dirigjuara anti tanke franceze, si dhe llojet tjera të armatimeve e cila është konfiskuar në beteja në jug të Sirisë. Aleatët perëndimore dhe vendet e Gjirit i kanë furnizuar terroristët me sasi të mëdha të armatimit të cilët tani kanë ra në duart e Hezbollahut.

Të njëjtën ditë Putini e ka pranuar në vizitë edhe të dërguarin special iranian Ali Akbar Velajatinë i cili ka paralajmëruar investimet ruse në sektorin e naftës dhe gazit në vlerë prej 50 miliard dollar. Kjo ishte goditje për Trumpin i cili është tërhequr nga marrëveshja nukleare. Kjo tregon angazhimin e palës ruse për bashkëpunim të shtuar me Iranin dhe faktin se prezenca në Siri paraqet balansin strategjik. Kjo është njëkohësisht edhe porosia Netanjahut se ai nuk është “djali i artë” i Putinit.

Izraeli e di se e ka humbur luftën kundër Asadit dhe për këtë shkak po përpiqet të zvogëlojë dëmin. Netanjahu ndoshta mbështetet në takimin e Putinit dhe Trumpit në Helsinki të cilët janë pajtuar për respektimin e kufijve nga viti 1974 dhe linjën e tanishme të demarkacionit kufitar në rrafshnaltësirën  e Golanit. Por, qeveria siriane  nuk e ka mbështetur qëndrimin e till dhe porosia e saj është e qartë:nuk do të ketë tërheqje të forcave iraniane nga Siria gjersa Izraeli nuk tërhiqet nga pjesa e okupuar e rrafshnaltësirës së Golanit.



Burimi : Ejmagnier.com