Kryeministri i Japonisë: Ambasada japoneze nuk do të zhvendoset në Jerusalem, al-Kuds

Publikuar në Maj 6, 2018, 1:15 a.m.

Kryeministri japonez,  Shinzo Abe ka pohuar se vendi i tij nuk do të zhvendosë ambasadën e tij në Izrael nga Tel Avivi në Al Kuds.

Pohimi i Kryeministrit Shinzo Abe erdhi gjatë një takimi me presidentin palestinez Mahmud Abbas të martën në Ramallah, ku gjithashtu përsëriti mbështetjen për çdo përpjekje për të arritur paqen në Lindjen e Mesme dhe për të krijuar një shtet të pavarur palestinez brenda kuadrit të zgjidhjes me dy shtete, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve  Wafa.

Kryeministri, Shinzo Abe është aktualisht në një turne në Lindjen e Mesme dhe ka vendosur të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu të mërkurën.



Burimi : Egypt Today