Lufta e Sirisë është e rrezikshme për botën: U shmang gjëma në momentin e fundit
Koordinimi dhe komunikimi i çastit të fundit mes Rusisë dhe SHBA-së bënë të mundur kufizimin e fillimit të një lufte gjithëpërfshirëse me pasoja katastrofike dhe të paimagjinueshme në Lindjen e Mesme. Megjithatë, a do të jetë e mundur të parandalohet një luftë e këtillë? Dhe për sa kohë?
Plani i SHBA-së ishte që të godiste Sirisnë, të shkatërronte kapacitetet e saj ushtarake dhe në këtë mënyrë ta shkatërronte atë tërësisht. Aleatët e Sirisë ishin të vetëdijshëm për një plan të këtillë dhe ishin parapëgatitur për një kundërpërgjigje në fronte të ndyshme. Në parapërgatitje këtillë ishte bërë edhe me dijeninë e Rusisë, e cila ka shprehur vullnetin për t’i ndihmuar ata në prapaskenë në momentin e duhur dhe me kushtin se deri në çfarë faze do të shtrihej një luftë e këtillë.
Siç ndodh gjithnjë, Uashingtoni e ka lajmëruar paraprakisht Moskën për planin e tij për të sulmuar Sirinë dhe aleatët e saj (me përjashtimin se nuk do të sulmonte forcat ruse që gjenden atje) me qëllim që të dëmtonte sa më shumë të ishte e mundur infrastrukturën ushtarake të Sirisë dhe aleatëve të saj në Levant.
Edhe Izraeli ishte i informuar për një sulm të këtillë dhe i kishte vënë aparturat e tij ushtrake në pozicion të gatshëm për t’u përdorur. Megjithatë, udhëheqja ushtarake dhe politike e Izraelit dhe SHBA-së besonin se një sulm i këtillë do të ishte i paparshikuar nga Irani dhe aleatët e tij gj që do t’i bënte ata të pavullnetshëm dhe të pamundur për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve në mënyrë të padiskutueshme superiore të SHBA-së.
Burime në mesin e aleatëve të Sirisë besojnë se sulmi izraelit kundrejt bazës ushtarake T4 në fillim të këtij muaj kishte për qëllim që të testonte kapacitetet dhe gadishmërinë kundërsulmuese të Iranit kundrejt një sulmi të mundshëm. Ky sulm shkaktoi humbjen e jetëve të shtatë ushtarakëve iranianë që ushtronin profesionin e tyre në këtë bazë ushtarak. Izraeli anashkaloi një operacion të fortë kundër Iranit dhe dëshironte vetëm të testonte regimin e Iranit kundrejt një sulmi me një objektivë të kufizuar. Zyrtarët ushtarakë dhe komandantët kryesorë të ushtrisë iraniane në Siri dihet se e ushtrojnë detyrën e tyre në një ndër shtesat qëështë vendosur pranë airoportit të Damaskut. Ky është pikërisht vendi dhe burimi ku ndodhet çdo armë, municion i Sirisë dhe ku koordinohen forct, komunikimi, kuzhina dhe logjistika për të gjithë territorin sirian.
Për këtë arsye themi se sulmi izraelit ishte një testim për reagimin e mundshëm iranian përpara sulmit kryesor, që mesa duket është përgatitur paraprakisht nga Uashingtoni dhe nga Tel Avivi dhe që duket se edhe vendet e Lindjes së Mesme kanë qënë të informuara, pa të dhënat për momentin që do të kryehej dhe për përmasat e tij. Administrata e SHBA-së ka qënë duke pritur që t’i jepej mundësia e duhur si the preteksti (justifikimi për t’ia paraqitur botës) për të goditur, p.sh “sulmi me armë kimike.” Xhihadistët sirianë gjatë këtyre shtatë viteve të vazhdueshme të luftës kanë përfituar aq përvojë sa për të inskenuar të gjitha llojet e mundshme të sulmeve, duke marrë sigurisht edhe mbështetjen perëndimorëve. Kjo ngjarje është si njëdéjà vu: Në vitin 1982, Izraeli filloi një pushtim gjithëpërfshirës të Libanit vetëm tre ditë pas atentatit kundër ambasadorit izraelit në Londër, Shlomo Argov.
Mungesa e një kundër-përgjigje të menjëhershe të Iranit u konsiderua si një paaftësi e Iranit nga Tel Avivi dhe nga Izraeli, megjithëse kjo nuk është një indikuese e rëndësishme për të parashikuar një reagim për një sulm më gjithëpërfshirës në territoret e Sirisë, apo si një provë për mungesën e një reagimi në të ardhmen nga udhëheqja iraniane apo nga ajo e Hizbullahut për një sulm kundër shumë bazave ushtarake të shpërndara në gjithë Levantin. Megjithatë, në këtë rast do të kishim SHBA-në (një superfuqi me kapacitete shumë të mëdha dhe të menjëhershme për të përdorur forcë) dhe jo Izraelin që sulmon Iranin, Hizbullahun, Ushtrinë Siriane. Mënyra sesi Irani i përgjigjet sulmeve të këtilla është zakonisht jo i drejtpërdrejtë dhe bëhet nëpërmjet aleatëve të tij në vende të ndryshme si Libani, Siria, Iraku dhe Jemeni.
Megjithatë, në momentin që Rusia u informua në lidhje me planin fillestar amerikan të sulmit, në mënyrë të natyrshme i informoi partnerët e saj ushtarakë, me të cilët kanë vepruar së bashku në Levant për të mposhtur xhihadistët dhe për të dhënë kontributin e tyre në kthimin e kontrollit të qeverisë siriane mbi tërë territorin e saj.
Irani mori masa të menjëhershme duke zbrazur dhe spastruar të gjitha bazat ushtarake dhe duke i bërë thirrje të gjithë aleatëve të tij në Siri që të vepronin në të njëjtën mënyrë dhe menjëherë. Në Liban,Siri dhe Iran u zhvilluantakime të njëpasnjëshme dhe intensive me qëllim që të arrihej koordinimi i një kundërsulm të njëkohshëm që do të fillonte menjëherë pas valës së parë të sulmieve të armatosura të SHBA-së dhe aleatëve të saj.
Irani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të fshehur përgatitjet e tij ushtarake: objektivat ushtarake të tij ishin vendosur kundër të gjitha bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe kundër aleatëve më të afërt të SHBA-së,arabëve. Siria, Irani dhe Hizbullahu kanë koordinuar përgatitjen e përbashkët për kundërsulmet e menjëhershme në të njëjtën mbrëmje që do të lëshonte ehde qindra raketa kundër objektivave të përzgjedhura ushtarake në gjithë rajonin. Ky plan lufte, i gatshëm dhe i përditësuar, iu paraqit Sayyed Hasan Nasrallahut. Gjatë gjithë periudhës së udhëheqjes së tij ai gjithmonë ka vëzhguar deri në detajet e minutës së fundit tëçdo lëvizjeje të oficerëve të tij, planet e mbrojtjes dhe në të vërtetë edhe të gjitha planet ushtarake që lidhen me përgatitjen e luftës. Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut nuk është vetëm një udhëheqës politik, por edhe komandanti efektiv i ushtrisë së tij të organizuar dhe asaj të shpërndrëtë cliët janë edhe të mirë-pajisur. Kështu komanda ushtarake siriane dhe Hizbullahu i kthyen raketat e tyre drejt një objektive të vetme: Izraelit.
Aleatët irakianë të “aksit të rezistencës” ishin gjithashtu të gatshëm që të merrnin pjesë dhe të bënin pjesën e tyre që u takonte në territoret e Irakut, duke iu përgjigjur pranisë ushtarake amerikane në Mesopotami. Ky plani i veprimit ishtekompletuar dhe madje ishinkrijuar edhe disa dhoma operative për të koordinuar kundër-përgjigjet.
Irani e njoftoi Rusinë në lidhje me qëllimet e tij: “aksii rezistencës” do të preferonte qëta shmangte luftën nëse do tëishte e mundur, megjithatëështë i gatishëmqë të luftojë luftën e dytë të tij ekzistenciale. Lufta e parë ka qenë lufta në Siri dhe Irak kundër grupeve shumë të fuqishme Takferiste që u zgjeruan në Levant para se të lëviznin në vende të tjera të afërta (si Libani dhe Irani), si dhe të tjerëve ende të palidhurë me grupet e “boshtit të rezistencës”.
Irani dhe Hizbullahu nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të fshehur përgatitjet e tyre për këtë luftë të mundshme. Përkundrazi, të vetëdijshëm për satelitët dhe prezencën e vazhdueshme të dronëve izraelito-amerikanë, disa raketa u hoqën“nga vendet e tyre të mëparshme strategjike” për të treguar seriozitetin e synimeve aktuale ushtarake.
“Aksi i rezistencës” ishte plotësisht i vetëdijshëm për fuqinë që posedon armiku i tijdhe që ishte përgatitur që ta përballonte, me një aftësi të madhe dhe shkatërruese përtej imagjinatës. Megjithatë, aksi nuk kishte asgjë për të humbur. Përvoja e luftës së vitit 2006 tregoi se, megjithëse Izraeli kishte dhe endevazhdon të zotërojë fuqi të madhe dhe aftësi ushtarake, Hizbullahu ende mund ta detyrojë që t’i jaë fund luftës – pa një forcë ajrore, por me raketa e tij me rreze të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë. Sot Hibullahu është e pajisur me raketa me shenjestra të sakta dhe më të madhe dhe ka një tufë të madhe të objekteve më senstive të armikut në listën e tij të objektivave ushtarake.
Irani dhe aleatët e tij kanë arritur në përfundimin se mungesa e reagimit më të vogël kundrejt një sulmi amerikan do të nënkuptonte një luftë të mundshme në territoret e Libanin për të shkatërruar kapacitetet e Hizbullahut, një luftë tjetër kundër Iranit dhe shkatërrimin total të kapaciteteve të mbetura të Sirisë, duke i lejuar përsëri xhihadistët që të marrin nën kontroll vendin. Aktualisht, më shumë se 150,000 militantë dhe xhihadistë janë nën kontrollin e Turqisë dhe SHBA-së në veri të Sirisë dhe në el-Tanf dhe mund të përdoren përsëri për të sulmuar ushtrinë siriane. Duhet të theksohet fakti se edhe qeveria irakiane nuk mund të marrë guximin që të kundërshtojë ndonjë kërkesë të ardhshme të SHBA-së për të vazhduar prezencën në Irak dhe të krijojë edhe më shumë baza ushtarake.
Qëllimi i luftës ndaj Sirisë dhe aleatëve të sajka qënë gjithnjë shumë i qartë: Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) duhet ta kishte filluar tashmë prej kohësh hetimin e saj në lidhje sulmin e supozuar se janë përdorur armë kimike në Duma mëngjesin esë dielën në orën 10, pikërisht një ditë pas sulmit të papritur të Britanisë së Madhe, Francës dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, për këtë trio ky sulm ishte një “sulm tani ose kurrë”. Çdo raport i mundshëm nga ndonjë ekip hetimor ndërkombëtar në kundërshtim me pohimin dhe akuzën e SHBA-së do të kishte marrë nga dora Uashingtonit justifikimin që do t’i duhejqë të fillonte sulmin.
SHBA-ja në asnjë moment nukka pasur për qëllimqë të sulmojë Rusinë, siç edhe është bërë medije së fundmi. Gjenerali i Përgjithshëm i SHBA-së, Dunford, dhe Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit ka konfirmuar se forcat e tij kanë qënë në “komunikim me rusët, bashkëpunuesë me këtë operacion para se objektivat e kësaj të fundit të goditeshin. Ky është një dekonflikim normal i hapësirës ajrore dhe këto procedura janë bërë sipas rregullave përsa u përket të gjitha operacioneve tona në Siri.”Për këtë arsye, SHBA-ja e ka informuar Rusinë, e cila më pas ka informuar Sirinë, në mënyrë që të mund të boshatiste të gjitha vendet që gjendeshin në listën amerikane të objektivave për t’u goditur dhe për të vendosur raketa anti-ajrore për të rrëzuar sa më shumë raketa hyrëse të jetë e mundur. Rusia bëri me dije se kundër Sirisëishin qëlluar103 raketa, nga të cilat 71 është deklaruarse janë parandaluar me anë të raketave të vjetra sovjetike. Natyrisht, edhe Patriotët e Izraelit, Raketat e Hekurta dhe sistemet e raketave të përgjimit të Davidit nuk mund të garantojnë më shumë se 70% rezultateve pozitive.
“Aksi i Rezistencës” vendosi që të heqë dorezat dhe të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme, duke përfshirë një kthim në epokën e viteve 80, por që në këtë rast, çdo perëndimor nga vendet e përfshira në sulmin ndaj Sirisë, Iranit dhe Hizbullahut mundkonsiderohet potencialisht si objektiv, së bashku me bazat e tyre përkatëse ushtarake rreth globit. Situata dukej shumë e shëmtuar për të gjithë. Ata që fillojnë këtë lloj lufte kanë në kontroll kohën për ta filluar këtë luftë, megjithatë ata mund mund të kontrollojnë se kur do të përfundojë një luftë e këtillë.
A ka kaluar rreziku i një shpërthimi të pakufizuar? Jo plotësisht. Ishte një ngjarje e përmasave “të vogla” në Sarajevë në vitin 1914 që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore dhe Siria është ende një kandidat i vendosur për të qenë stimuluesja për një ngjarje të ngjashme. E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë e rrezikshme duket të jetë në duart e Donald Trump për të zbatuar atë që ai premtoi të bëjë: tërheqë forcat e tij jashtë Sirisë.
Burimi : Medya Şafak