Burg të përjetshëm për zjarrvënie të qëllimshme në xhami
Autoritetet australiane kanë ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj tre burrave nën dyshimin se ia kishin vënë zjarrin një xhamie shiite në Melburn vitin e kaluar, pasi ishin frymëzuar nga Shteti Islamik (ISIS) dhe kishin për qëllim ta ndanin komunitetin mysliman atje.
Dy prej tyre veçse ndodhen në paraburgim në pritje të gjykimit nën dyshimin se kishin planifikuar sulme me bomba në qytetin e dytë më të madh të Australisë, ndërsa i treti – një 29- vjeçar nga Melburni – u arrestuar dje në mbrëmje.
Të tre mund të dënohet me burg të përjetshëm për zjarrvënie të qëllimshme në xhaminë Imam Ali Islamic Centre në dhjetor të vitit 2016.
Policia Federale e Australisë ka thënë se ta sulmosh një vend të adhurimit nuk ka vend në
shoqërinë australiane.