Vizioni energjik i shqipërisë në kongresin botëror të 22 për naftën

nga H. Çiğdem Yorgancıoğlu | Publikuar në Korrik 12, 2017, 4:59 a.m.

WPC, Kongresi Botëror i Naftës është evenimenti më prestigjoz dhe më i madh që organizohet një herë në tre vjet në lidhje me industrinë e naftës dhe të gazit, ku vendoset e ardhmja e sektorit botëror të naftës dhe të gazit natyror. Shteti organizues i kongresit të 22 ishte Turqia, ndërsa kongresi i parafundit u zhvillua në Rusi.

Në këtë Kongres Botëror të 22 Naftës, ku morën pjesë shumë figura përfaqësuese të shteteve si persidenti i Turqisë, Erdogan; kryeminstri Binali Yıldırım, zëvendës-kryeministri, Mehmet Şimşek, ministri i Burimeve Energjitike dhe Natyrore, Berat Albayrak; kryetari i shtetit të Azerbaxhanit, Ilham Aliyev; presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç; kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit ka mbajtur një fjalim Cermonisë së Presidentit, ku ka rikujtuar se “Shqipëria është një ndër vendet ku kalojnë ndër gazsjellësit më të rëndësishëm në botë, energjjia që do të vijë nga Deti Kaspik në vitin 2020 për në Evropë do të kalojë nga Shqipëria” duke tërhequr vëmendjen se Shqipëria do të jetë një “urëlidhëse energjike” mes Lindjes së Mesme, Rusisë dhe rajonit kaspik me Evropën, për këtë arsye do të nevojitet bëshkëpunimi rajonal për të mundësuar sigurinë energjitike dhe të furnizimit në këtë pikë. Ai ka theksuar se tregu energjik në Shqipëri ka arritur një formësim më të zhvilluar, se në duke pasur parasysh punimet e zhvilluara kohëve të fundit në rajon janë regjistruar suksese të rëndësishme në këtë sektor dhe se gjendeshin në këtë kongres me dëshirën për të gjetur rrugëzgjidhjet për problemet që kanë shakatuar lëkundjet globale ekonomike përsa i përket sigurisë së furnizimit me energji. Edi Rama, i cili duke rikujtuar nevojën në rritje për energji në botë ka theksuar se qeveria shqiptare ka krijuar lehtësira ligjore dhe materiale për investitorët që duan të investojnë në rigjenerimin e sektorit energjik në vend dhe se po bëhen punime të ndryshme për të nxitur prodhimin e naftës së papërpunuar në vend ka prekur edhe një temë tjetër në fjalimin e tij me një pikëmamje gjithëpërfshirëse në lidhje me faktin se ndërveprimi i përbashkët me palët e interesuara në këtë sektor është i pashmangshëm. Ai është shprehur kështu në lidhje me këtë temë:

“Përveçse duhet t’i fokusojmë përpjekjet tona në furnizimet më të ndryshme dhe produktive të enegjisë, duhet edhe të ndërveprojmë bashkë. Kemi organizuar mbledhje të ndryshme gjatë kohëve të fundit me firmat e sektorëve privatë. Këto firma do të luajnë një rol të rëndësishëm përsa i përket zhvillimit të sektorit të naftës brenda vendit. Për ne, energjia është një ndër sektorët kryesorë strategjikë. Po përpiqemi që të krijjmë siguri për konsumatorët e këtyre furnizimeve energjike në Shqipëri dhe po punojmë që tregu energjik i Shqipërisë në integrohet në tregun e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të tregut evropian.”

 

Rama ka shtuar gjithashtu se përsa i përket llojeve të tjera të gazit, duke qënë se së fundmi janë gjetur disa burime të reja në Shqipëri, ndoshta kjo do të ishte koha më e përshtatshme për invesitorët që të investojnë në industrinë e naftës dhe të gazit në Shqipëri duke thënë se “Kemi si qëllim që të mund të hapim vende të reja pune në këtë sektor dhe të mund të formojmë një strukturë më të lehtë për ndërtimin e stacioneve të gazit, në mënyrë që të integrohemi në tregun e naftës rajonal dhe evropian. Vazhdojnë punimet për rindërtimin e kompanive të cilat janë prona publike. Nëse në bashkëpunim edhe me partnerët tanë nga sektori privat arrijmë të përfundojmë këtë projekt, Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur”, duke paraqitur kështu vizionin energjik të Shqipërisë. Në fund të fjalimit të tij, ai ripërsëriti një pyetje që e kishte ngritur më parë: A MUND TË JETË SHQIPËRIA KUFIRI I RI I NAFTËS DHE GAZIT PËR EVROPËN?