Sauditët do të ndërtojnë qindra xhami për të përhapur ekstremizmin në Bangladesh

Publikuar në Prill 28, 2017, 12:21 p.m.

Bangladeshi  ka miratuar një projekt për të ndërtuar qindra xhami me rreth 1 miliardë dollarë nga Arabia Saudite, tha një zyrtar i lartë të mërkurën, për këtë shqetësohen pakicat që frikësohen se mund të përdoren për të përhapur Vehabizmin.

Qeveria planifikon të ndërtojë 560 xhami - një në çdo qytet në Bangladesh - pasi administrata laike po i bënte pët vete grupet ekstremiste para zgjedhjeve.

Kryeministri Shejh Hasina kërkoi fondet nga Arabia Saudite, e cila do të sigurojë pjesën më të madhe të kostos prej 1.07 miliardë dollarësh gjatë një vizite në shtetin e pasur me naftë  në vitin e kaluar, tha ministri i planifikimit Mustafa Kemal.

Qendrat e adhurimit – xhamitë të pajisura me objekte kërkimore, biblioteka dhe qendra kulturore - do të ishin një "model" për adhuruesit në vendin me shumicë muslimane, tha Shamim Afzal, kreu i Fondacionit Islamik i drejtuar nga shteti.

"Është një ide e përkryer për të përhapur njohurinë e vërtetë të Islamit," tha ai.

Por grupet e pakicave janë më pak të sigurta, duke përfshirë përhapjen e xhamive të mbështetura nga Arabia Saudite, mund të përhapnin doktrinën ultra-konservatore të Vehabizmit të praktikuar në  Mbretërinë Saudite.

Riza ul Hak Chandpuri, nga një federatë që përfaqëson muslimanët sufistë që kanë qenë në shënjestër të dhunës, tha se nuk kishte justifikim për këto xhami të reja.

"Financimi saudit është një shqetësim, ata mund t’i përdorin paratë e tyre për të promovuar Vehabizmin përmes këtyre xhamive", tha ai, duke shtuar se minoritetet do të ndiheshin të "pafuqishëm dhe të pasigurtë".



Burimi : ABNA24