Përballë intrigave të UDB-së!
Nga rrëfimet e mia
Përballë intrigave të UDB-së !
Nga Nafi Çegrani
“Asgjë nuk është kaq e mrekullueshme për syrin sesa e vërteta për mendjen, asgjë nuk është kaq e shëmtuar dhe kaq e papajtueshme për arsyen sesa gënjeshtra”.
Xhon Loku
Fillimi i vjeshtës së vitit 1981, siç kam përmendur edhe në disa shkrime të tjera të mia, gjethet kishin nis të zverdhëllonin dhe kurrorat e majeve te Sharrit sikurse ishin tanimë gati në pritje të dëborës…! Në Kosovë, që kur kishte ardhë pranvera e vonuar, demonstratat shqiptare kishin marrë hove të reja për KOSOVËN REPUBLIKË! Nga ana tjetër edhe fantazmat udbashiane dhe të KOS-it me agjenturat e tyre të spiunazhit bënin kërdi ndaj shqiptarëve edhe në Maqedoni dhe gjetiu në vendet e banuara me shqiptarë të ish Jugosllavisë…
… Për shqiptarët tanimë kishin filluar lojëra të ndyra të nëntokës kriminale antishqiptare, të një konspiracioni të egër dhe të paparë, të manipulimeve dhe komploteve antinjerëzore dhe fashistoide, plotë hata e tmerre, bëheshin bastisje, arrestime, dëbime e shpikje rastesh e akuzash të rreme, për vepra të paqëna dhe më tej bëheshin procese të inskenuara gjyqësore, duke zhvilluar një betejë të frikshme antishqiptare në formën e një paradoksi dhe skëterrës, represalje, burgje dhe dënime të njerëzve të pafajshëm , jo vetëm në Kosovë.
***
... Ishte mëngjes vjeshte .Në rrethana të tjera do të thoja ,se tetori është muaj me mot të qendrueshëm. Por për mua mëngjesi i parë i tetorit të vitit 1981..do të mbetet i paharruar gjatë tërë jetës në mendjen time dhe jo vetëm. . Sepse që ditën e parë të muajit tetor të atij viti,ishte një ditë, kur disa njerëz tendeciozë, të veshur në uniformën e pushtetit të asaj kohe ,ndërprenë fijet e lirisë time.E unë muk isha i vetëdijshëm se reportazhi të cilin e kasha bërë gati për Radio Shkupin, do ishte reportazhi im i fundit të asaj kohe. Ajo çfarë ndodhi atë ditë, ka mbetur edhe sot pa u ndëshkuar,pasi të gjitha çështjet nuk kanë marrë zgjidhje nga drejtësia e vërtetë.
***
U zgjova herët atë mëngjez ,që të përgatisja disa shirita të magnetofonit, pasi kisha incizuar një reportazh për Radio-Shkupin.Nuk më shkonte në mëndje se do të ishte reportazhi im i fundit. Papritur dëgjova cingërrimën e thekshme të zile në derën e banesës time. Heshtje…Pastaj .., cingërrihmë ..pas cingërrihme. Pash orën time të dorës dhe fiksova se ajo shënonte 5 e 38 minuta, hedh një herë sytë nga dhoma ku flinin fëmijët… vërtetë ata ende ishin në gjum. Pastaj nxitova drejt derës…Kush mund të jetë …që aq fortë i bie ziles në këtë kohë kaq herët..? Do të zgjuajë edhe femijët -thashë me vete, ndërsa në heshtje nxitova që ta hapja shpejt derën. Heshtjen e theu një zë i mbytur që vinte nga jashtë.
-Hape... Policia!........buzëqesha dhe mendova me vete..”..rojet e rendit dhe të qetësisë”, patjetër, kanë ngatërruar adresën....kur...!
Në derë vërejta katër civilë dhe 2-3 polic me uniformë dhe të armatosur me automatikë... Ata më shtynë në mënyrë shtazarake dhe unë u ndjeva I fyer, por edhe I friksuar...,,Këta do të jenë me ndonjë urdhër të UDB-së,,- mendova me vete për një cast, sepse me disa persona të ati shërbimi me vite më herët isha në përplasje, në një konflikt të heshtur… Dhe,duke më shtyer, u futen në corridor brenda, sikundër po hynin tek ndonjë banesë terroristi.
-Çfarë kërkoni ?- i pyeta i habitur. U futën brenda, pa dhënë ndonjë përgjigje…
Fillova tu shpjegoj rregullat për kryerjen e shërbimit të sigurimit.Këmbngula në atë, se nuk duhet të shkelin integritetin e familjes time dhe personalitetin tim, në banesë private...
-Kush jeni?! Çfarë doni.? Ç’ka ndodhur kështu dhe çfarë kërkoni nga unë..? - pyetja parreshtur. Ata bëheshin të shurdhër, sikur hyrja e tyre në banesën time, duhej të bëhej pa asnjë sqarim. Më vonë ia behën edhe dy civilë të tjerë. Ata dallonin nga të parët, se flisnin serbokroatisht.
-Ç’do të thotë gjithë kjo rrëmujë?- mendoja. Urdhëruan të qëndroja midis tyre dhe të mos lëvizja vendit. Pastaj filluan të kontrollonin çdo cepë të banesës. Kërkoja të ma sqaronin arsyen dhe shkakun përse vepronin kështu, pse silleshin aq brutalisht dhe ma frikësonin gruanë dhe fëmijët e përgjumur.
-Ju lutem, dua....... kërkoj të më prezantoheni! Kush jeni? Çfarë doni? A keni urdhëresë për kontrollimin e banesës?Pse?
-Tash do të ta tregojmë fletë-arrestin!- më tha me vrazhdësi inspektorime nofulla të gjëra dhe flokëverdhë, që dukej sikur ia kishte djegur dielli i gushtit.., duke u zgërdhirë me ironi e cinizëm.Një sjellje arogante që më jepte të mendoja se ishin njerëz me shpirt shovinisti… S’kam fjalë ta shpjegoj atë situatë të rëndë, sepse në mënyrë të kundërligjshme cënohej integriteti im dhe i familjes time, integriteti i jetës , po i vihej një pikëpyetje lirisë time.!
Tri-katër orë, aq sa zgjati kontrolli, fëmijët qëndronin ulur, pa lëvizur, në një dhomë. Ndërkohë, bashkëshortja ime e hutuar kërkonte të dinte, për ç`arsye ishte gjithë kjo rrëmujë, herë vështronte fëmijët dhe herë nga unë , nuk po mendonte për punën që duhet të shkonte,ndërsa u lutej që të lejonin fëmijët të shkonin në shkollë.E kuptova më shumë deshte ti largonte fëmijët nga ajo skenë fyese dhe nënçmimi, të cilën do ta ruanin gjatë në kujtesë, se sa të mos mungonin në mësime.Por më kot. Asnjeri nuk u lejua të dalë nga dera e shtëpisë, ditën e parë të atij tetori.Pikërisht atë ditë tetori këta “njerëz” i vinin një njollë të zezë lirisë time, integritetit tim si njeri dhe gjithë familjes sime një fatum tragjik!
-Mos guxoni të lëvizni nga vendi, se askund s’mund të shkoni. Tash për tash jeni të burgosur. Jeni në burg shtëpiak!- tha me të vrazhdë njëri syresh. Fëmijët u terrorizuan, saqë njeriu normal nuk mund ta merrte me mend.
-Nuk është mirë t’i frikësoni dhe terrorizoni fëmijët. Më thoni, kush jeni dhe ç’do të thonë të gjitha këto? Ç’kërkoni nga unë?- Mirëpo, ata bëheshin gjithnjë e më të egër... Sikur nuk kishin të bënin me njerëz...!
Kontrolli antinjerëzor zgjati shumë. Çdo gjë ishte në një rrëmujë të tmerrshme ,ishin hedhur në dysheme togje me librat nga biblioteka ime, orendi dhe rrobat e fëmijeve.Ne nuk mundet të shpjegonim sjelljen e tyre cinike dhe jonjerëzore,kemi qenë të poshtëruar totalisht. Kuptohej sheshazi, që po vepronin në kundërshtim me ligjin...Kisha lexuar shume prej këtyre operacioneve ,kur isha si punonjës operativ,kam punuar në SDB e RSM-së në Shkup,dhe dija shumë mbi të drejtat e njeriut, po integritetin tim..kush po e mbron tani?-mendoja me veten time, sepse nuk dija përse UDB-ja po më burgoste…
Sytë e mjegulluar nga urrejtja të inspektorit, kontrollonin me kujdes të veçantë disa fashikuj personalë, në të cilët ruaja artikuj të ndryshëm nga fusha e gazetarisë, punime me karakter studimor dhe dokumente të tjera. Inspektori flokëverdhë i la ato mënjanë dhe nga sirtarët nxori një grumbull fotografish, që ruanin kujtime të shtrenjta të jetës sime familjare. Zgjodhi disa dhe i futi në xhep. Një pjesë e tyre ishin fotografi të bëra me familjen gjatë pushimeve verore dhe me miqtë në Amerikë, gjatë qëndrimit në vitet 1974-1976.
-E njeh “Fadilin” - më pyeti.
-E njoh! Si mos ta njoh!...
-Po këtë e njeh?- foli inspektori, duke më treguar fotografinë e një femre. Nga habia e shikoja me kërshëri. Nuk më kujtohej se e kisha parë ndonjëherë.
-Mjerisht, nuk e njoh... - iu përgjigja.
-Po ti, vogëlushe, a e njeh këtë vajzë? E ke parë kund?- e pyeste flokëverdhi vajzën time 9 vjeçe, e më pas duke provokuar gruan dhe fëmijët e vegjël, iu kërcënua gruas se do t’I bjente me grrusht dhe doi ia thente dhëmbët. Gruaja edhe më tej e shqetësuar dhe e frikësuar, e fyer krenaria e saj, nisi që t’i shante e bërtiste për sjelljen jo njerëzore që bënin në banesën private. Marrëzitë e tyre huligane nuk kishin fund.
-Nafi, mos ke armë?- ironizonte inspektori.
-Armë kisha derisa punoja në Shërbimin e Sigurimit, ndërsa tash nuk më nevojitet. (Në fakt unë mbaja në banesë time një armë e cila nuk ishte e imja, por që e kishte lënë t’ia ruaja Vahedin Ramadanit gjersa ky të këthehej nga një udhëtim, siç më patë thënë asaj vere se do shkonga në Varazhdin, e që kurrë nuk u këthye më). Në fakt, ajo armë mbeti te unë, dhe unë as që ua tregova inspektorëve këtë, sepse, mendova që arma e huaj,do e kërkon njeriu që e la tek unë në besim… E unë as që dija se Vahedin Ramadani -,,Fadili,, siç e thërrisnin të gjithë, të kishte qenë i burgosur…!
S’kam! -u përgjigja.
-Vishu! Eja me ne!
Kështu bëra..shkova me ta..
Nuk e dija ,se ata kishin muaj që më kishin përgatitur lojën e tyre prej djalli.
* * *
Prej ajroportit të Shkupit me ajroplanin ,, Inex-Adria,, më dëbuan në Sarajevë. Në fillim nuk e dija nga më shpinin. E dëgjoja zërin e stjuardesës, e cila njoftonte të përgatiteshim, se aeroplani po bëhej gati të ulej në Sarajevë...
-Ç’do të bëjnë me mua në Sarajeve?- pyesja veten. Në aeroplanin e “Inex-Adria-s” -dëgjova se si Ante Bërnada i thoshte stjuardesës, se unë isha njëri nga ata që kishin rrëmbyer aeroplanin e “JAT”-it në shtator të vitit 1981, duke më pyetur nëse e njihja Musa Hotin. Unë heshta, ngase nuk e njihja… Stjuardesa u ndje shumë e frikësuar, duke më vështruar tinëzisht.
Me një mosbesim në sy, buzëqeshi. Me siguri nuk i përngjaja ndonjë krimineli. Sapo zbrita nga avioni në aeroportin e Sarajevës, pashë se ishte mbushur plotë me policë të armatosur.,sikur unë kisha qënë një lloji tëroristi i stilit të Carlos spanjoll, më futën në një automjet. Ishte natë. Udhëtonim nëpër errësirë. Nuk dija se ku më çonin… Një ndjenjë më kaplonte dhe diç më dukej sikur isha i rrëmbyer
-Ndoshta e di ku do të të çojmë?- më pyesnin.
-Nuk e di,- përgjigjesha shkurt.
-Ke dëgjuar për Bugojno?
-A thua i dëgjova mirë? Bugojno...,- flisja me vete. Si të mos di për Bugojno.
-Bugojno ishte emri i një qyteti në Bosnje. Por ç’lidhje kisha unë me Bugojno? Kisha lexuar disa vite më herët për teroristët kroat të cilët ishin hudhur në mallet e kësaj ane dhe se e tërë Jugosllavija ishin çuar në këmbë!
-Nuk e njoh Bugojnon. Ndoshta kam dëgjuar, por nuk mund të kujtohem,- u thosha. Nëpër Bosnje kam kaluar vetëm atëherë kur si ushtar ndiqja Shkollën e Oficerëve Rezervë në Bileqe.
-Ne e dimë se ke qënë edhe në Bugojno.
-Jo, s’është e vërtetë... Kjo është gënjeshtër e kulluar.
-E e e, do të shohësh si i rrjepim ne këtu....,- zgërdhihej gjithë cinizëm shoqëruesi im flokëverdhë dhe nofullgjërë si ndonjë orangotan.
Isha plotësisht i bindur se asnjëherë s’kam pasur ndonjë lidhje me Bugojnon. Nuk më shkonte ndër mend se pikërisht në të do ta përjetoja dramën më të tmerrshme të terrorit dhe të mundimeve. Në netët e gjata herë më fusnin në podrum lidhur me pranga e herë në një dhome të SHPB-së së Bugojnos, më mbanin lidhur në pranga pas një kasaforte të rëndë hekuri, të gatshëm të më rrjepnin të gjallë. U binin dyerve të zyrave me shqelma, hynin e dilnin me rrëmbim... Zhurmë ferri, provokime dhe kërcënime të vazhdueshme....dhe unë qendroja si Prometeu i mberthyer..që në këtë “ skutë varri” sorrat ia hanin melçinë..!. Sërish hynin, gjithnjë të zgurdulluar e të ngërdheshur. Në duar mbanin shkopinj gome. Silleshin rreth meje si ujqër... Si peshkaqënë të uritur... Donin të më hanin të gjallë, të më gëlltitnin, duke zbrazur shishe me “Shlivovicë” Serbie. Venin e vinin të dehur…
-Unë jam karateist!- më thoshte njëri prej tyre me zë ngacmues dhe sjellje mastrapazi.
-Unë kam brez të zi!- më thoshte tjetri.
-Unë jam xhudist!- thoshte i treti në uniformë. Sipas gradave, ai ishte në detyrën e komandantit të SHPB-së. (Më vonë flitej se e kishin vrarë).Ishte me shpirt krimineli…
Që në fillim punët nisën mbrapsht. Nisën keqtrajtimet dhe pyetjet. Thoshin se babai im paskësh qënë ballist, se unë paskësha punuar në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror, por në të vërtetë paskësha vepruar për interesat e “Frontit të Kuq” dhe të “Sigurimit” shqiptar në Tiranë... Reagova shpejt. Ata kishin përvojë dhe dinin si ta provokonin shqiptarin.
-Ju jeni hajna të fëlliqur. Kjo është një shpifje e pakripë. Mua dhe posaçërisht babain tim, na njohin shumë njerëz, ç’jemi dhe kush jemi...shqiptarë jemi! Dhe, nuk keni të drejtë të na përgojoni!
Nuk më kujtohet se ç’ndodhi më pas. Më kujtohet vetëm se nisën të më rrahin keqas. Isha në koma. Ndonjëherë vija në vete kur më lagnin me ujë, e ata vazhdonin përsëri me terrorin, mundimet dhe torturat... Përdornin metoda të tmerrshme dhe mjete të palejueshme policore, që i kishin trashëguar nga policia sekrete staliniste, KGB-ja apo ajo çetnike.
-Do të ta zbrazim, do të ta pastrojmë kokën, e pastaj do të ta mbushim ashtu si duam ne! -si në ëndërr e dëgjoja inspektorin kur njëherë erdha pak në vete.
“Injoranca është nëna e të gjitha krimeve, ndërsa krimi është para së gjithash mungesë e të gjykuarit drejtë!”, - mendoja duke kujtuar fjalët e një shkrimtari të madh, i zhgënjyer për injorancën dhe paaftësinë në të gjykuar të inspektorëve, të cilët me veprimet dhe sjelljet e tyre jonjerëzore, bënin krim ndaj meje si i burgosur i pafajshëm dhe i keqtrajtuar në zyrat dhe podrumet e Shërbimin e Punëve të Brendshme në Bugojno...”
,, Kush ishte i interesuar për burgosjen time kundraligjore dhe pse..?”-pyesja me vete.
Kush qëndronte në prapavijën e kësaj rrëmuje? Kujt i shkonte për shtat zhdukja ime nga skena publike si gazetar? Apo ndoshta në këtë mënyrë dikush dëshironte që për hakmarrje dhe smirë, duke më ngatërruar me akuza të rrejshme, të më diskreditonin dhe thyenin në aspektin moral dhe të dinjitetit tim, të më zhdukte nga faqja e dheut?!”, - mendoja gjatë me netë të tëra, pasi më merrnin në pyetje.Megjithatë nuk mundja ta zgidhja lëmshin e ngatërruar që më dilte sa herë që më mërrnin në pyetje dhe më maltretorin.
Vija dorën në zemër në fillim besoja, se Ramadani gënjente! Mendoja se ishte bërë ndonjë keqkuptim, ose ishte në ndonjë situatë të disfavorshme ,prandaj përpiqej të gjente shpëtim mbi kurrizin tim. Si njeri i ndershëm, mendoja se këto janë vetëm shpifje egoiste dhe të ulëta të Ramadanit, Husseinit dhe të të tjerëve,( siç do të del më vonë si dëshmitar I rrejshëm dhe rrëfen një deklaratë shpifëse ndaj meje, Arif Zeqiri të cilin kurrë në jetë nuk e kasha parë ose njohur), por që lojëra kishin kurdis inspektorët Temelko Boshkovski , Ante Bërnada dhe disa të tjerë, të cilët e bënin regjinë e këtij "rasti" me gënjeshtra, kurthe dhe trillime,që i nxirrnin nga Ramadani dhe Hyseni fatmjerë. Ata synonin vetëm një gjë: burgosjen time me një “regji “të hollë naive për “krimin” e bërë, me qëllim që të më likuidonin...
Mos vallë janë inskenime të UDB-së dhe KOS-it.!, -mendoja me vete.
Ndoshta…ndoshta ! Por , përse në këtë mënyrë, mashtrime dhe dallavere… isha i habitur fare.
Çudi e madhe! Edhe kjo ishte e mundur..?! Gënjeshtra evidente...por, për shkak të të pavërtetave të shprehura nga goja e Ramadanit, unë vura re, se kisha humbur të drejtën e qytetarit të lirë... . Mirëpo, kur mendoja se trillime të tilla ishin bërë ,madje dhe vazhdonin të bëheshin, përpiqesha ta merrja veten prej këtyre situatave që më krijoheshin, me prapavija të caktuara.
Fate të këtilla ka mjaft. Por, cilët janë personat që më shkatërruan jetën dhe vitet më të mira të rinisë sime? Kush janë ata që mi prishën planet e jetës? Duke qënë i pafajshëm më akuzojnë dhe duan të më shkatërrojnë plotësisht ! Përse? Para meje gjendej një mister i madh, i çuditshëm por edhe i frikshëm, sepse kasha parandjenjë që ata të cilët udhëhiqnin me akuzat dhe hetuesinë ishin të pa shpirt dhe me ndjenjë kriminelësh, e që në dëm tim, ose për hakmarrje ose për motive të tjera të cilat unë nuk i kisha të njohura, bënin dramë.
Të nesërmen,pas ditës së gjatë të burgosjes sime, në zyrën ku më mbanin lidhur, hyri një person civil, që me siguri ishte ndonjë punëtor i SHPB-së. Pasi më pa me habi, më tha në gjuhën e tij, në serbokroatisht: “ Si është e mundur, që të kanë rrahur kaq keq?! Ç’do të thotë kjo?! Qënke i larë i tëri në gjak!”- kinse ai nuk dinte gjë.Kjo ishte një ironi.
Heshta! Nuk munda të nxirrja as edhe një fjalë. Dhembjet ishin të padurueshme.
“Si quheni?- më pyeti ai.
-Nafi Çegrani...i them unë.
-Nga jeni, Nafi?
-Nga Shkupi...- ia kthej .
-Ç’kërkoni këtu në Bosnje?
-Nuk e di përse më sollën nga Maqedonia... këtu.”
Në ato çaste hynë edhe inspektorët dhe vunë re duart e mia të enjtura dhe të mavijosura, të lidhura me pranga, të cilat futeshin thellë në mish, deri në kockë. Rrija pa lëvizur, tepër i dërrmuar !
“Tani do këndosh! - urdhëroi ndër dhëmbë flokëverdhi me nofulla të gjëra.
-Po,po, qoftë edhe mbrapsht! - shtoi tjetri.
Ç’ndodhi më tutje me mua, nuk dëshiroj as ta shkruaj dhe, as ta përsëris, sepse të gjitha ato i radhita në ankesat e mia, drejtuar Gjyqit Suprem të Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë. Kam shkruar dhe rishkruar shumë fletë e ankesa, shumë denoncime dhe akuza ndaj këtyre ndjellakëqinjve. Mirëpo, të gjitha ato shkresa mbetën në fashikujt memecë të gjyqit dhe gjykatave. Ishin klithmat e njeriut të plagosur në pafajësi... !
“Këto janë akuza serioze! Ju, pa ndonjë kundërshtim, patjetër që do t’i pranoni. Ne kemi edhe “fakte”. Të gjitha do të t’i thotë në sy vetë Ramadani,- më thanë më vonë hetuesit.
“Jam në gjendje t`ju kuptoj,- u thashë rreptësisht. E kam plotësisht të qartë se me ç’tendencë e paskrupulli po silleni ndaj meje. Fatmirësisht, jam plotësisht i pafajshëm dhe të gjitha, ato që po m’i përgatitni përmes Ramadanit, janë akuza të pabaza, se e di shumë mirë që jam i pastër si loti. Nuk kam patur e as që kam arsye të vras askënd. Pohimet e Ramadanit dhe të Huseinit janë thjeshtë trillime dhe gënjeshtra.” - fola në mënyrë kategorike, para inspektorëve dhe më vonë përballë gjykatësit hetues,për të cilin kuptova se quhej Bodul Nikica. Mjerisht, edhe ky ishte një kreten dhe i pafytyrë, pa ndërgjegje.
“Do të kesh kohë të mjaftueshme të mendohesh mirë për të gjitha... . Sigurisht, ke se çfarë të mendosh.! Nesër do të vazhdojmë përsëri.” – folën hetuesit .
“S’kam çfarë të mendoj. Zgjodhët mënyra të gabuara. S’kam asnjë lidhje me ato që më akuzoni. – këmbëngulja unë, por “hallexhinjtë” donin me çdo kusht të më thyenin dhe të më bënin leckë në aspektin moral.
“Brenda teje çdo gjë ka për tu vyshkur!”- më kërcënuan ata më tej.
Të gjitha bisedat në polici, de facto, ishin joligjore, të imponuara dhe të shoqëruara me metoda të palejueshme dhe mjete të ndaluara. Ato zgjatnin shumë, ishin të paarsyeshme dhe paradoksale. Nuk arrija ta kuptoja dot atë grumbull gënjeshtrash dhe akuzash mat`hauzeniane të mbështjella me velin e sekretit; atë lojë enigmatike me të cilën orvateshin të më paraqisnin me ngjyra të rreme, atë lojë djallëzore të udhëhequr prej Satanajve të tërbuar.
… Inspektorët e turpit erdhën sërish për të më marrë në pyetje. Rifilluan keqtrajtimet. Kishin sjellë me vete edhe Ramadanin për tu ballafaquar me mua. Atë e kishin rrahur aq keq, sa mezi ecte. Kokëvarur dhe me zë të mekur, që mezi dëgjohej, më tha: “ Nafi, të lutem, më shpëto! Thuaj diçka, sa të shpëtojmë kokën.”
M’u drejtua sikur donte të më kërkonte ndjesë, që po më fuste në një ngatërresë, kur isha plotësisht i pafajshëm. Sikur kërkonte që unë ta mëshiroja dhe shpëtoja. E mbaj mend edhe tani dhe isha fare i habitur dhe pyesja me vete se ,vallë çfarë mund të ketë ndodhur, çfarë bëjnë me njerësit kështu… Koridoret e podrumeve ishin me gjak, edhe muret të përgjakura… Isha mjaft i tronditur nga ky terror dhe dallavere te tyre.
“Thuaj, se njeherë, kemi qënë në kafenenë e Hajrullahut; unë, Mehmet Dëralla dhe ti. Dhe se aty ishte një kamariere, që quhej Meliha. Ndoshta ti dhe Dëralla e keni marrë rastësisht dhe e keni çuar në Grupçin?!. Ose thuaj diçka, ose ndryshe nuk shpëton i gjallë!”
“Thuaj diçka, të lutem”, - më lutej mes lotësh Ramadani, duke folur pa kurrfarë rrjedhje logjike. Ky ishte “rezultati” i arritur me dajak ndaj tij, për plot tetëmbëdhjetë ditë nëpër bodrumet e SHPB-së sa kalamendej i përgjakur dhe i ënjur në trup (më vonë do të mësoja se Ramadani, pa asnjë lloj vendimi, ishte mbajtur 12 ditë në bodrumet e policisë së Gostivarit dhe të Bugojnos, shtrirë në dajak me të vetmin qëllim, që të nënshkruante deklaratë të rrejshme duke trilluar ,,rast,, dhe këtu duheshka të ,,dëshmonte,, se unë paskëshëm qënë ,,kryesori ,, i ,,grupit,,! Çfarë marrinash!).
“Ramadan, më dëgjo me kujdes! Unë s’e di se për ç’arsye gënjen kështu!”
Me Mehmet Dërallën,një i njohur nga Shkupi, unë nuk kam qënë kurrë në kafenenë e Hajrullahut. Ka pesë-gjashtë vite që s’jam takuar fare me Dërallën. Ky është njëri nga faktet që tregon se ti po gënjen. E dyta, në kafenenë e Hajrullahut për herë të parë dhe të fundit kam qënë me Musa Berishën, një komandant i milicisë,nga Elez Han i Kosovës, por edhe atëherë në tavolinën tonë s’është ulur ndonjë kamariere. Emrin e Melihasë që ti e përmend, kurrë s’e kam dëgjuar më parë. Të gjitha këto që po thua janë rrena”- i thashë në sy Ramadanit, në mënyrë të prerë. Inspektorët e rrahën përsëri (me vonë mësova se Ramadani do të pohonte se, vërtet kishte gënjyer kundra meje, duke supozuar se po të pranoja “krimin” siç po ma përshkruante, do ta shpëtoja atë nga dajaku).
Pastaj sollën Huseinin, i cili mu drejtua e më tha: “Nafi, ti njëherë erdhe para kafenesë time. Unë ta dhashë çelësin e banesës... pastaj e more kamarieren time. Kur të takova pas disa ditësh, të pyeta:
“Nafi, ku e çove kamarieren time?”. Ti më the: “E vrava, sipas urdhrit të UDB-së, dhe e hodha në Vardar. Kurrë dhe askush nuk do të dijë më për të!”
Gënjeshtra… Vetëm gënjeshtra, e sytë e shashtrisura Hajrullahi herë i sulte poshtë në patos, e herë i hedhte anash, sikur të kërkonte mirëkuptim përse gënjente… Ishin të dërmuar nga dajaku dhe terori shtazarak.
“Gënjen dhe je rrenacak i rëndomtë. Unë nuk kam patur kurrë nevojë të marrë çelës nga ju.Për herë të parë i dëgjoj këto trillime tani, me të cilat nuk kam asnjë lidhje... Kurrë nuk kam marrë çelës prej teje dhe as që e di ku gjendet banesa jote në Gostivar. Pastaj, s’kam patur nevojë të merrja ndonjë kamarieren tënde e ta vrisja... Është kjo një rrenë e kulluar!”- i thashë me ton të rreptë dhe shumë i shqetësuar nga këto shpifje të rënda.
“Jo, jo... Nuk e more nga banesa, por e more kur erdhe para kafenesë time.” -filloi t’i merrej goja Hajrullahut gënjeshtar, kur kërkoja nga ai dhe nga Ramadani, tu përgjigjeshin gjashtë pyetjeve të rutinë të kriminalistikës: kur, ku, si, kush, me kë dhe pse. Inspektorët e nxorën Hajrullahun nga zyra. Edhe ndaj tij kishin vepruar, në një mënyrë të tillë , që as njeriu normal nuk mund ta marrë me mend. E kishin terrorizuar dhe munduar me mënyrat më monstruoze, të cilat nuk mund t’i përshkruajnë as regjisorët më të shquar të dramaturgjisë, sin ë filmat kriminalistik të Hiçkos.
Sidoqoftë, isha thellësisht i bindur, se duhej të kishte edhe persona të tjerë, që do të mund t'i frenonin padrejtësitë që bënin kolegët e tyre. Dukej sheshazi, se kësaj valleje pa kokë i prinin në mënyrën e vet disa individë, një grusht njerëzish të paskrupullt që për fat të keq shpërfillnin sistemin e drejtësisë dhe ligjet në fuqi. Ata vepronin në mënyrë arbitrare dhe tendencioze. Megjithatë më mbante shpresa se një ditë do të gjendej dikush që t'i thoshte: STOP ! “Ndal”, kësaj histerie që nuk po mbaronte. STOP !
Zbardhi dita e gjashtë! Deri atëhere më kishin sjellë vetëm pak bukë me djathë. E gëlltita pa e përtypur. Meqë djathi ishte shumë i kripur, etja mu shtua.
Unë kërkova ujë, ndërsa ata talleshin me ironi. Brokën plot me ujë e mbanin pranë derës, por mua nuk më jepnin asnjë pikë. Më vunë një kusht, më thanë: “Po qe se do ujë, fol! Thuaji të gjitha që na interesojnë e që ti i di fort mirë! Mos u bëj kokëfortë. Ke rastin të dalësh. Mos u bëj i marrë. Mos prit që ne të të mësojmë. A nuk sheh se Ramadani është njëqind herë më i mençur se ti?” - insistonin me arrogancë hetuesit.
“Po. Po. Për shpifje e gënjeshtra, Ramadani vërtet është i pari dhe s’e ka shokun, por ju nuk e dini se ai kërkon vetëm të shpëtojë nga torturat, prandaj dhe gënjën e akuzon madje dhe babanë e nënën e vet.”
Filluan të më rrihnin me egërsi, me shkpinj gome dhe me shqelma, derisa rashë në gjendje të fikti. Pastaj më morën,ashtu siç isha i lidhur dhe në një tualet aty afër më hodhën ujë e ma shpërlanë gjakun që më dilte nga hunda e goja. Unë përfitova nga rasti për të pirë ujë. Mandej më kthyen përsëri në atë zyrën e mallkuar, ku më rrihnin dhe më merrnin në pyetje vazhdimisht. Aty vinte ekipi i inspektorëve me fytyra djelli që ishin bërë mjeshtra në tortura, që udhëhiqej nga sekretari i SPB-së, Fikret Bradariç. Gjatë hetimit të pafundëm, që vazhdonte me turne, tentonin të më bindnin se trillimet që vetë i kishin kurdisur, ishin të vërteta, pra unë duhej të pranoja “krimin”. Sa të gjorë që ishin…
Pak më vonë në zyrë hyri edhe një inspektor tjetër. Ai mu drejtua me rreptësi: “Nafi, pyetjeve të mia do t’u përgjigjesh shkurt me “po” ose “jo”, shpejt dhe pa u menduar.”
“Refuzoj! Nuk jam dakort,me asnjë kushdo qoftë, që parapralisht të më caktojë mënyrën se si duhet ti jap përgjigjet e mia.”- ia ktheva edhe unë po ashtu me rreptësi.
“Po gabohesh rëndë, o Nafi Çegrani. Ti ke qënë oficer i UDB-së, madje edhe gazetar. Ke përvojë të gjatë, di të mbrohesh. Bile-bile, je edhe i guximshëm, por mos harro se ne do të të thyejmë në mes!”- m’u kërcënua ai ashpër, duke përmendur edhe likuidimin.
Fragmentet dhe pjesët, që do t’u shërbenin gjatë hetimit, incizoheshin në vende të fshehta nga inspektorët. Mirëpo, për fatin tim të mirë , inspektorët ishin perfid në këtë punë, e unë isha i pafajshëm, vetëm viktimë. Edhe proçesverbalin e mbanin në formë të fragmentuar. Ata dinin të përdornin mirë vetëm dajakun, për të siguruar fakte të rremë. Këtë e arrinin nëpërmjet Ramadanit dhe Huseinit, që shpifnin gënjeshtra kundër meje. Mendonin se kështu do të më kthenin në një viktimë që të justifikonin sjelljet brutale dhe krimet personale ndaj meje. Ata bënin fushatë të paparë, duke më sulmuar rëndë, qëllimisht, si ish-punonjës i SHSSH-së, që të mund të fillonin ndonjë procedurë kundër meje. Këtë e bënin edhe sepse isha konfrontuar me organet shtetërore dhe me “njerëz të fortë” që ushtronin funksione dhe kishin pushtet në Shkup, si Dushko Trajkovski, Nikolla Ilievski, Evzi Mehmeti, Kosta Kostov, Bexhet Bexheti dhe shumë bylykbashë e sulltanë të tjerë si këta, të ndyrë përjetë, në SDB( sherbimin e sigurimit të Shtetit.) dhe në KQ të LKM /CK SKM/. Kështu, për të siguruar të dhëna të besueshme dhe informative, të cilat patjetër duhet të verifikoheshin, ata në mënyrë plotësisht tendencioze i “përpunuan” dy-tre a pesë-gjashtë “fatprerë’ të mjerë, e që më vonë, në varijantin e shtatë apo si skenar I plotësur I ,,ngjarjes,, do të vjen edhe personi Arif Zeqiri, si ,,dëshmitarë,, e të cilin kurë në jetë nuk e kasha takuar ndonjëherë. Pohimet e tyre ,inspektorët e hetuesisë i merrnin kallëp, pa i verifikuar dhe pa logjikuar, deri në fund.Ata, kështu vepronin, sepose e dinin se ishin gënjeshtra të cilat vetë i kurdisnin me dajak dhe presion. Të gjitha këto shpesh më shtynin, të pyesja veten ,se kush qëndronte pas gjithë kësaj historie, plot rrëmujë e tmerr?! Ç’donin të inskenonin më tej, herë një version e herë një tjetër, gjithësejtë 5-6 versione për një ,,vrasje,, ose të gjitha që as vetë nuk ua dinin skajin trillimeve që I kishin sajuar, e që i përdorën sit ë tilla edhe në 2-3 akuza të ndrushme dhe të ,,plotësuara,,?!
,,Ti duhet ta kesh ,,vrarë,, - thonin inspektorët duke u shikouar me njëri0tjetrin në sy, e që vërehej se kishin djallëzi dhe diçka që fshihej në shpirtin e tyre të zi.
***
... Ata vepronin në mënyrë të atillë që ta fshihnin thelbin e vërtetë të “krimit” që donin të më ngarkonin, ndryshe, as që mund ta kuptoja rolin e tyre, sepse në ballafaqim me mua deklaronin diçka që s’e kisha bërë.Mua më brente misteri , se kush dhe përse donte të më ngarkonte me një barrë të tillë, duke kryer shkelje të dispozitave të kodit Penal në fuqi dhe të Kushtetutës jugosllave.. Çdo gjë ishte e inskenuar.
Gjatë atyre ditëve të tmerrshme keqtrajtohesha dhe torturohesha prej tyre, duke marrë plagë të rënda në trup, të rrezikshme madje dhe për jetën, me qëllim që të më bënin të pranoja me dhunë “veprat” e pakryera.
Një furtunë e këtillë, sigurisht që kishte marrë përpara vetes edhe të pandehur të tjerë. Kjo golgotë, dramë e çuditshme, filloi në momentin kur Huseini dhe Ramadani përpiqeshin që tërë barrën e gënjeshtrave dhe të trillimeve ta hidhnin mbi kurrizin tim.
Ditën e gjashtë, më 6 tetor 1981, inspektorët më çuan në një zyrë të nënshkruaja vendimin për “lirim në shtëpi...”, mirëpo, kur kërkova ta lexoja njëherë përpara se ta nënshkruaja, ata filluan përsëri të më rrihnin duke më qëlluar me shkopinj gome. Më vonë mësova se vendimi për të cilin bëhej fjalë, kishte të bënte me caktimin e paraburgimit tim. Në këtë vendim, nr. 09/17 - 230 - KU:67/81, të datës 03.10.1981,(nuk di përse është shënuar data 03.10.1981 kur unë isha i burgosur që më 01 tetor), midis të tjerash në atë vendim të policisë së Bugojnës thuhej: “Në maj të vitit 1981, i pandehuri mori prej Huseinit, Meliha Deliçin nga Bugojno, duke ditur se atë e kërkonte Sherbimi i Sigurimit Publik dhe me qëllim heshtjen dhe fshehjen e veprës penale “Rrëmbim”, bëri vrasjen e saj”! Nënshkrimi: Sekretari i SUP- Bugojno, Fikret Bradariç.
Atë pasdite vonë të gjashtë tetorit 1981, me një furgon të policisë më kanë çuar në burgun famkeq hetues të Zenicë, / ku as nuk më biente ndërmend se pas atyre muresh e kazamate tmerri do të kaloja netë të thikave të gjata dhe vite e vite ferri…
“Do të shohësh çfarë do të të bëjmë! Kemi për të të shtypur si hudhër deri në atë shkallë, sa nuk do të kesh më kthim në jetë. Prandaj, prano! Edhe njëherë po të themi! Pranoji të gjitha ato që ne kërkojmë prej teje, se ndryshe, do të ta bëjmë kurrizin, më të butë se barkun! Këtu kanë për të ndodhur gjëra, që kurrë më nuk do të mund t’i përjetosh lumturinë dhe gëzimet e jetës. Kjo do të thotë se do të vdesësh me këste.Do të ta mposhtim guximin që ke. Ne po të burgosim, po të gjykojmë, edhe nëse nuk je fajtor. Ne do të ndjekim penalisht sa populli yt do të të urreje dhe të mos besojë në atë që ne do të shkruajm nëpër gazeta.”- ishin këto fjalë plot cinizëm dhe vrazhdësi të inspektorit gjakpirës, Ante Bernada.
Kështu filloi valcer i Zenicës, si një ,,tango gestapoe”,një tango sa e çuditshme aq edhe e tmerrshme..!Valcer me shumë mashtrime mirë dhe hollësisht të përpunuara si dhe konstruksione të rreme…
***
Qelia ishte sa një kuti shkrepse. Sa një “llokum” baruti që nga momenti në momënt mund të ndizej nga një fërkim i vogël. Po ndihesha si Cezari para gjykates Romake,nga prapaskena e Bruttit dhe Kasit,Të gjitha këto më rrinin në mendje.Ndaj me guxim e krenarinë time kam luftuar gjithmonë për të vërtetën, kundër padrejtësive dhe tundimit. Gjithnonë analizoja gjithçka dëgjoja para dhe gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit dhe të tjerët. Analizoja deklaratat e Ramadanit dhe të Husseinit dhe ua hidhja në fytyrë, se ishin vetëm gënjeshtrat e tyre dhe për qëllimin e tyre. Edhe gjatë vitit 1981/1982 më gjykatësit dhe hetues në Gjykatën e Qarkut Zenicë.Ndërsa Ramadani ka thënë më vonë se nuk ka qëne asnjë vrasje ..e cila të ishte rrëmbyer ,vrarë më urdhër të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit dhe pastaj hedhur në lumin Vardar...
Ajo që unë pretendoj është e vërteta e vetme.Gjithçka që thuhet nga Husseini, Ramadani dhe më vonë nga Arif Zeqiri, /një injorant dhe spiun për tradhëti dhe si antishqiptarë bashkë me inspektorin e uryer Temelko Boshkovskin kishin bërë kërdi duke rrah shqiptarët në anët e Gostivarit/, bënin akuza prej gënjeshtrash vetëm që të justifikonin vehten, edhe babain e tyre e nxjerrnin para pushke. Ata, jam tejet i bindur, me se shumti ne saje te instruksioneve dhe deklarimeve te ish inspektorit Temelko Boshkovskit dhe të disa te tjerëve kane sajuar mashtrimin dhe tregimet prej rrenash dhe Temelko madje edhe hetuesia ne krye me Ante Bernaden dhe Bodul Nikicën, janë dëshmuar sit ë suksesshëm… Shtylla e tyre e turpit !
Në datën 26.01.1982 mora aktakuzën KT-135/81 e cila është përgatitur dhe nënshkruar nga zëvendësprokurori i Përgjithshëm Mensur Hoxhiq. Edhe atëhere unë kuptova në lidhje më “ rrëmbyesit “ dhe “rrembimin.” Nuk e kisha në dijeni çështjen, pos që dëgjoja pallavra të ndryshme dhe gënjeshtra që ata i kurdisnin ndaj të pandehurve me dajak, kinse ka ndodhur ,,rrë,bim,, dhe e ashtuquajtur ,,vrasje,, duke bërë edhe ,,përshkrimin,, e ,,ngjarjes,, dhe
,,vendngjarjeve,, të paqëna !
-Unë nuk kam asgjë për të rrëfyer dhe nuk pranoj atë që kurrë nuk e kam bërë- iu përgjigja shkurtimisht dhe ashpër.
Pastaj erdhi kërcënimi si përherë....duke më thënë se nuk qenkam i vetëdijshëm dhe se me mua do të ndodhte një gjë e tmerrshme, pas këtyre fjalëve kërcënuese përplasej fortë dera dhe nëpër veshët e mi dëgjoheshin hapat e renda të tij..që herë i përplaste dhe herë sikur qendronte për të përgjuar se çfarë mundet të bëja unë.
Ndërsa unë prita gjithë atë ditë, se ndoshta këta njerëz do të kishin mëshirë dhe do ta linin babanë që të më shikonte nga xhamet e trashë në korridorit “ të pritjes ” Por më kotë e kisha mbajtur shpresën afër vetes time.Ra nata dhe babai im u kthye në Maqedani padyshim ,pa më parë mua.!
Për muaj të tëra unë nuk munda të shoh familjen time.Ashtu si në një ëndërr shpesh bëja retrospektivën për ti sjelle afër meje :jeten time , femijërinë,shkollimin.familjen ,ëndrrat e mia.
Sepse jeta aty sikurse më ishte ndërprerë. Isha bërë i ndjeshëm.Kur isha në paraburgim, babai ,nëna, gruaja ime,fëmijët e mi, shpesh shkruanin letra për mua.Por vetëm pas nëntë muajsh më dhanë vetëm njërën nga qindra letra të shkruar prej tyre.
***
Një ditë më dhanë një lëtër nga gruaja .
“ Nafi im,
Unë e di që ti je plotësisht i pafajshëm.Këtë e dinë të gjithë njerzit. E dinë se ti je i pastër dhe mos u bëj farë merak. Drejtësia herët a vone duhet ta nxjerrë të drejtën në dritë.E dimë të gjithë se kjo që po ndosh me ty dhe me familjen tonë nuk është njërëzore, por ka nje Perëndi dhe Ajo le ta shohë.
Të fala nga të gjithë ne që qajmë ditë e natë për ty...”
( Ndërsa, aq kohë sap o qëndroja në qelinë skëterë të kërij burgu famkeq, ishin të shumta letrat që nuk m’i jepnin fare).
Muajt në paraburgim sa vinin e shtoheshin.Ndërsa unë përpiqesha të reagoja , apo të protestoja ndaj sjelljeve të paligjshme e të pahijshme.Aty kam kuptuar, se ishte një rreth i formuar inspektorësh me në krye Fikret Bradarikj , Dushko Zgonjaninin dhe më lartë si Branko Mikuliqi, por nga ana tjetër edhe soji i Temelko Boshkovskit e Despod Aleksovskin, Nikolla Ilievski, Zhivko Mitevski, Evzi Mehmedi,dhe disa ,,sheaf,, të tjerë të SJB-së së Maqedonisë, si një bandë e madhe e Mafias ,që shpesh disa prej tyre venin e vinin dhe mbikqyrte burgun e Zenicës ,gjykata dhe autoritete hetimore, njashtu. Dhe tani i gjithë ky grup ishte pro akuzës mbi mua për ,,vrasjen,, e Melih Deliç, të cilën as që e njihja dhe as që e kisha parë ndonjëherë në jetë !
Pikërisht këto ishin gënjështra të fëlliqura që jepeshin nga Ramadani,në bazë të së cilës unë qendroja në qelinë e vogël 1,30 X 2 m prej betoni. Kjo deklaratë sherbeu si fillesë për procesin e gjykimit ,një proces i turpshëm fund e krye.Unë nuk kisha patur marrëdhënie të mira me Temelko Boshkovski dhe bashëpunëtorët e tij në kohën kur punoja në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit.Ndaj u vendosa në shenjestër të shumë akuzave dhe shpifjeve të padëgjuara më parë.E dija se Temelko dhe të tjerë nga klani i tij kanë qënë kundër inteligjencës shqiptare në Maqedoni si dhe jashtë vendit.Hetuesit vepronin në kundërshtim me ligjin, duke abuzuar kështu me pushtetin e tyre. Kështu hakmerreshin për krimet e pabëra..siç ishte rasti i vrasjes së pretenduar të Melih Deliç dhe hedhur akuza mbi mua. Por unë mirë e kam ditur, se në këtë rast bëhej fjalë për korrupsionin e tyre Zhivko Mitevski si shef i SJB në Gostivar dhe të tjerë, vite më parë kishin filluar të sillnin nëpër duart e tyre fatin tim,kështu që në një farë mënyre u isha bërë “ halë në sy..” Këtë e tregon fakti që hetimi u mbajt në Zenica dhe jo në Shkup, vetëm që gjërat të mbylleshin në mënyrë hermetike dhe të behëj një hetuesi antiligjore në sajë të ARGUMENTUM BACILINUMIT.
Duke qënë i burgosur nuk dija fare se cili ishte dizinformacioni që përhapej nga gazetat të cilat ishin në shërbim të kësaj “ loje”...Padyshim rrëfimet e Ramadanit si dhe të ,,dëshmitarëve,, të tjerë të cilët në duarët e inspektorëve shovinista dhe gjykatësit kriminel Bodul Nikica, shërbenin me lloje të ndryshme thënë e thashash, vetëm për të arsyetuar vehten, duke u orvatur për të më fajësuar mua.
-Ti je i bukur Nafi, padyshim që ka patur vajza që ju donin edhe për flert,madje ndoshta ka edhe që ta kanë pasur zilinë.
Unë duke i kuptuar pallavrat dhe lojërat e tyre të flliqta, vetëm hetsha dhe nuk u përgjigjesha fare.
-A kini armiq..?- më pyet gjykatësi hetues Bodul Nikica.
-Jam intelektual që kërkoj përparim e demokraci dhe dua të ecë përpara, mendoj se nuk ka njeri pa armiq.-përgjigjem prere, duke dash t’i thoja: hajde shporru ore, the qafën...
Në rrethana të çuditshme dhe në saje të mashtrimeve dhe dhunës që ushtronin gjatë netëve të ferrit mbi të akuzuarit dhe ,,dëshmitarët,, u anulua aktakuza e parë dhe me nxitim u soll një tjetër aktakuze e re dhe si Aktakuz e regjistruar nën nr. KT-22/82 10 Maj 1982 v. ishte serish një akuzë e ,,plotësur,, dhe e gabuar ndaj meje kunër së cilës bëra ankim.
“ Aktakuza me nr. KT-22/82 ,është bazuar në akuzat e gënjështërta dhe në dëshmitë e rrejshme të Ramadanit dhe Husseinit, në bazë të supozimeve për veprime që nuk ishin bërë dhe që nuk kisha asnjë ide rreth tyre, se pse duhet të sajoheshin në këtë mënyrë. Në përgjithësi unë nuk kam asnjë motiv për të bërë të tilla gjëra, për të cilat më akuzojnë. Padia është një koleksion frazash boshe dhe një formulim i bazuar në gënjeshtra.
Guberina ështe avokati im i parë. Ai erdhi tek unë për të biseduar në fillim të qershorit. Më vlerësonte se njeri enegjik , ndaj me mua sillej sikur isha në sallën e gjyqit. Herë fliste me zërin e ulur dhe herë më zë të lartë,kjo për të tërhequr vemendjen.Unë mundohesha që shkurtimisht të përmblidhja në një histori, atë që kishte ndodhur me mua, për gjatë 10 muajvë që isha këtu na paraburgim.
Para se të flas, unë jam i sigurt se ju nuk jeni fajtor.-tha Guberina, dhe u besaoj në çdo gjë që thoni. Vetëm të mbrojmë të vërtetën.
-Doktor – i thashë ,ju përfaqësoni këtu të vërtetën. Unë nuk kam bërë gjë të keqe dhe për këtë jam shumë i sigurt.
Vëreja se në sytë e tij kishte një farë besimi dhe se më kuptonte përsa po i flisja.
Të akuzojnë Ramadani ,Husseini dhe Arif Zeqiri.Në të vërtetë, nuk di sa e njihni ose nuk e njihni fare këtë të fundit, por dëshmitë e tyre janë vetëm verbalë dhe shpesh kontradiktore. Unë dua vetëm të vërtetën , që të bëj mbrojtjen e sigurtë tënden- mu drejtua avokati, por edhe i bindur se unë isha vetëm një viktimë ku më kishin involvuar me qëllim të keq sa Ramadani dhe Huseini aq edhe Temelko Boshkovski për hakmarrje duke e përdorur si vegël qorre ,,dëshmitarin,, Arif Zeqirin , kurse Bradariqat, Ante Bernada e Bodul Nikicat me Baboviqa e Kapetanoviqa kanë ,,fërkuar duarët,, !
-Pretentimet e tyre janë të gënjeshtërta, mendoj se Ramadani nëpërmjet dënimit tim, kërkon të shpëtojë kokën e tij. Unë nuk e di pse dhe si bëhen këto gjëra kështu.?Si mundet të dënohet njeriu pa bërë asnjë të keqe, sepse jam pa fije faji.?- i thash Guberinës i sigurt në ato që thoja.
-A ke qënë ndonjë herë në “ kreçane” ?- pyeti Guberina.
-Jo – i thashë, asnjëherë.Nuk e di çka janë dhe ku janë si vend.
Biseda e parë dhe e fundit me avokatin Guberina mbaroi…
Unë kam qënë i ndaluar të shkruaj për avokatin tim, edhe pse torturat kanë rënë mbi mua.Sepse letrat ishin mënyra e vetme e komunikimit tim me avokatin... Por çdo gjq ishte e kotë. Mua nuk më lejohej të shkruaja ! Pse?
-Pse hidhen dhimbje dhe gënjeshtra të tilla mbi mua..? Ju e dini se unë nuk kam të bëj me asgjë, që më është trilluar..?- i thashë gjykatesit Nikica Bodul.
-Ka një arsye – foli shpejtë..gjykatësi.
-Po kjo është e pabazuar.Dhe si e tillë do të paraqes ankesat në të gjitha instancat ligjore në Jugosllavi dhe kudo të kërkoj të drejtën time.
-Kjo është detyra jonë, që të gjykojmë ankesat tuaja, -tha Fahrudin Jarac dhe përplasi derën e qelisë që sa ditë kalonin më dukej më e zezë.
Ishte roja që hapi serish derën dhe më dha një letër të vulosur nga avokati Dr. Guberina në të cilën shkruhej:
“ Nafi, që nga muaji qershor i vitit 1982, kur isha ty..unë nuk kam marrë ndonjë shkresë ku të ishin radhitur vërejtjet dhe problemet që kishe kjo ka qënë bazuar në nenin 74 i KP se RSFJ-së, dhe që ka patur vlerë për të gjithë vendin.Kur hetimi është i plot,ndërsa akuzat ndaj teje shtohen, nuk ka qënë e ndaluar që të kërkoni edhe ndryshimin e avokatit Këtë ua garanton edhe ZKP..Unë deri më sot nuk kam marrë vërejtjet tuaja për të përgatitur mbrojtjen .Në se kjo ka qënë e ndaluar, duhej të informohej Gjykata dhe kjo të imponohej me ligj..”
Përshëndetje ,avokat Veljko Guberina.”
Beograd,12.06.1982
***
Pas gati 9 muajsh vujtjesh dhe tmerri hetuesie e cila ende po vazhdinte, nga gardianët na infromuan se me 23 Qershor 1982, Gjykata e Qarkut Zenicë do të bënte gjykimin.
...Salla e gjyqit ishte mbushur plotë. Nga famlija ime kishte ardhur babai. Informimi nëpërmjet gazetave kishte bërë bujë të madhe Ishin krahasur veprimet ëe gënjeshtërta që mendoheshin se ishin kryer prej meje,me ato te “ Alcapone”,,ndaj edhe numri i madh i të interesuarve në këtë sallë,nuk përbënte ndonjë habi të madhe.Ky proces gjykimi në shumë aspekte, ishte gjymtuar dhe kështu u arrit në një përfundim të dyshimtë dhe të padrejtë.
Unë isha ulur në rreshtin e parë i pari të sallës së madhe të gjyqit në vazhdim vinin të pandehurit Hajrullah Huseini, Vahedin Ramadani, Zydi Asani, Abdurrahman Sheshiq, Nijazi Asani dhe Mensur Hasani, pastaj më pas u radhitën edhe policë, gazetarë dhe të tjerë.
Gjyqi zgjati tre muaj Brenda meje ishte një e vërtetë e madhë dhe unë në bazë të saj nuk ndihesha në faj.. ndaj edhe kur përfaqësuesi i prokurorisë lexoi akuzën që ishte e pabaza,.unë nuk pata ndonjë presion gjaku.
Presidenti i këshillit Gjyqësor Sulejman Kapetanoviç pyeti:
- A keni dëgjuar për të pandehurin Çegranin..?
Mua më dukej vetja si një ushtarak i disiplinuar dhe pothuajse gjatë gjithë tre orëshit të gjykimit, argumentoja me baza pafajësinë time.Nuk e kuptoja pse ishte hartuar dhe nënshkruar akuza pa marrë parasysh kërkesat e mia..Pothuajse pyetjet ishin provokuese,këtë e kuptoja mire ndaj megjithatë isha konkret dhe i përpiktë në argument që jepja.
Unë nuk kam parë asnjëherë që Nafi Çegrani të jetë ulur me një person femër në kafenenë e Hajrullahut – tha njëri prej dëshmitarëve.- Unë kurrë nuk e kam parë Çegranin në vendin ,,kreçane”.Nuk e kuptoj pse Arif Zeqiri gënjen,- shtoi dëshimitari tjetër. Dhe kështu me radhë folën e përfolëm duke thënë, se asgjë nuk ishte e vërtetë dhe se deklaratat e tyre ishte vetëm një akuzë - gënjeshtër që e paska bërë Arif Zeqiri, i cili më pas e mohoi se ka dhënë deklaratë të rrejshme ashtu siç e kanë ,,këshilluar inspektorët Temelko Boshkovski dhe Ante Bërnada me miratimin e gjykatësit hetues Bodul Nikica, që të jepte deklaratë të rrejshme, nëse nuk dëshironka të shkonka në burg. Sepse, kështu ata e kanë paraparë që I akuzuar të mbetet Nafi Çegrani. Dhe, me këtë tanimë, tërësisht ishte kontradiktor me ato që kishte pohuar më herët…Rrëfimin e tij para vdekjes se më kanë marrë në qafë dhe se unë ASNJËHERË nuk kam qënë ,,prezent,, në kreçane ndonjë rast me Vahedin Ramadanin ose Hajrullah Huseinin, e tërë këtë storie të tij, të thënë para se të jepte shpirt, e kanë të njohur vetëm gruaja e Arifit të ndjerë dhe dhëndëri i tij Shenazi Huseini, ndryshe vëlla i Hajrullah Huseinit nga Llakavica.
***
(... Deri atëherë ishin marrë dhe ishin hedhur kundër meje disa lloje akt-akuzash me përmbajtje të ndryshme. Ndërkohë, në bashkëpunim me “organet kompetente” të Maqedonisë, ishin ndryshuar dhe “përmirësuar” edhe dy akt-akuzat e fundit të Prokurorisë së Qarkut të Zenicës, me të cilat, isha dënuar në proçesin ogurzi të vitit 1981.
Më vonë më nxorën nga qelia skëterrë, e cila ishte si një varr i madh betoni në kështjellën e vetmisë, në të cilën një ditë të dukej sa një vit në errësirë varri. Më mbanin vazhdimisht të prangosur edhe pse ende nuk ishte formuluar akt-akuza, apo miratuar ndonjë akt-vendim i hetuesisë. Pra, ende pa u mbajtur seanca gjyqësore, më kishin prangosur në Qelinë e Vdekjes nr. 29 dhe më kishin dënuar me vdekje para procesit gjyqsor.
Për këtë rast, nën kujdesin dhe çensurën e agjentëve sekretë të policisë së Dushko Zgonjaninit dhe të Dushko Trajkovskit, të Nikolla Ilievskit e të bylykbashëve të tjerë në Maqedoni, me në krye Stane Dollancin dhe Mikuliçin, shkruanin gjithë gazetat në mbarë Jugosllavinë AVNOJ-iste).
... PARA GJYQIT FAMKEQ
Filloi dita e parë e gjykimit. Ndërtesa e Gjyqit të Qarkut në Zenicë, ishte e rrethuar me autoblinda. Policë të armatosur në të gjitha anët. Gjendje e jashtëzakonshme sigurie. Më çonin duarlidhur. Në rrugë dhe përpara ndërtesës së gjyqit, gumëzhinin qindra e mijëra njerëz, në mesin e të cilëve edhe shumë shqiptarë që kishin ardhur nga Maqedonia e Kosova dhe nga vise të tjera të Jugosllavisë. Kishin ardhur të më shikonin dhe ta dëgjonin fjalën time para gjyqit. Shtypi shkruante me shumë sensacione. Televizioni po ashtu…Por, asnje fare nuk merrte guximin e te thoshte ose shkruante se aty bëhej fjalë për shumë gënjeshtra e manipulime, për komplote dhe skenarë të kurdisur mirë dhe me kujdes, se për këto gjëra tanimë ishin këtu edhe viktimat…!
Në sallë kishte vetëm nga ndonjë anëtar të familjeve të ngushta të të akuzuarve, mjaft policë dhe agjentë civilë, gardianë të burgut, disa gazetarë, dy-tre zëvendësprokurorë të Gjyqit të Qarkut të Zenicës, trupi gjykues me në krye gjykatësin Sulejman Kapetanoviç dhe zëvendësin e tij, satrapin Tihomir Baboviç. Nga ana e dritareve, me radhë ishin ulur 8-9 avokatë të njohur nga Bosnja, të cilëve u prinin Dr. Milan Vuini dhe Dr. Velke Guberina nga Beogradi.
... Rrezet e diellit i jepnin bukuri natyrës dhe jetës. Atë ditë, pas muaj e muaj të tërë skëterre, vuajtjesh e ndëshkimesh, përsëri e pashë dritën e diellit dhe fytyra njerëzish.
Gardianët më futën në sallën e gjyqit. Në bankën e zezë ishin ulur edhe Zuhdi Hasani dhe Nijazi Hasani nga fshati Forinë, Mensur Hasani dhe unë nga Çegrani, mandej boshnjaku Sheshiq Abdurrahman nga Bugojno, Hajrulla Hiseini nga Llakavica dhe Vahedin Ramadani nga fshati Çajle i Gostivarit, të gjithë të akuzuar për terrorizëm, për vrasje me dhunë, për mbajtje arme pa leje, për rrëmbime dhe për gjithëçka tjetër.
Ky proçes, i dyti në radhë, zgjati plot 3 muaj, nga fillimi i verës e deri në mbarim të tetorit, dhe në të m'u komunikua dënimi me vdekje: PUSHKATIM.
Organizatorët, përkatësisht regjisorët e këtij proçesi silleshin si kapadainj dhe me çdo kusht donin të më thyenin moralisht, të më bënin leckë, prandaj më kërcënonin se do të më likuidonin, ndërsa shumë shqiptarë të tjerë nga Tetova e Gostivari, do të paraburgoseshin. Në mes të këtyre regjisorëve dallohej Tihomir Baboviçi, i cili ishte mjaft arrogant, cinik dhe shpirtlig, me fytyrë si të derrit, si fashist serb e antishqiptar i ndyrë i përbetuar; që të gjithë këta bashkarisht në atë gjyq mizor, do të silleshin si lavire bulevardesh.
Zëvendësprokurori, Mensur Hoxhiç,më pas edhe një prokurort tjetër i stërvitur, me një stil prej aktori, të ushtruar në ndonjë teatër të madh, lexoi akt-akuzën për gati 40 minuta. Duke u djersitur gjatë leximit, ai shpesh më drejtonte shikimin e egërsuar, ashtu si dhe trupi gjykues, duke më vëzhguar si reagoja unë. Që të ngjallte ndjenjën e frikës tek të akuzuarit, ai në fund m'u drejtua me gisht dhe volli gënjeshtra e marrëzira të panumërta kundër meje.
...Mbrojtja ime zgjati afër dy orë. Meqë isha i pafajshëm dhe e besoja të drejtën e Zotit, përgjigjesha troç e shkurt në të gjitha pyetjet e trupit gjykues, të zëvendësprokurorëve të Zenicës dhe të porotës së dështuar, edhe pse pyetjet e tyre ishin shumë perfide dhe plot djallëzi.
Meqë akt-akuza ishte aq e palogjikshme, kontradiktore, fyese dhe e pabazë, atë e hodhën poshtë si të paligjshme edhe të akuzuarit e tjerë, të cilët i paraqitnin gjyqit qindra fakte e të vërteta mbi dhunën dhe terrorin që ishte ushtruar mbi ta nga policia dhe hetuesia nëpër bodrumet me mure të përgjakura, vetëm e vetëm që të nënshkruanin deklarata të rreme të cilat ua diktonin inspektorët Ante Bërnada, Stipe Pepac, Fikret Bradariç dhe disa të tjerë të policisë së Zenicës, siç vërtetonte Hajrullah Husseini, të cilit i kishin dhëne edhe infuzion që të mos vdiste nga rrahjet me shkopinj gome. Mandej Temelko Boshkovski, Haki Fejzullahi, Murat Isakovski etj., nga policia e Gostivarit, të cilët i kishin keqtrajtuar dhe ua kishin futur frikën në palcën e kockës, që të detyroheshin të nënshkruanin deklarata për gjyq, sipas dëshirës dhe planeve të tyre. Rrëfen i frikësuar edhe dëshmitari S. Muharremi. Atë e kishin torturuar, madje spiuni Hakiu i Dobërdollit ia kishte futur pistoletën në gojë duke e detyruar të bënte dëshmi të rreme kundra.
“Nafi Çegrani nuk ka asnjë faj dhe s’ka kurrfarë lidhjeje me këto gënjeshtra e dallavere me të cilat e kemi rënduar e akuzuar gjatë hetimeve, kur inspektorët e Gostivarit dhe të Bosnjës na dërrmonin në dajak, na e bënin trupin mavi dhe pastaj disa muajve na shëronin e na kthenin sërish në kasaphanë. E kemi marrë më qafe njeriun (Nafiun), por edhe veten. Nuk ndihem fajtor dhe akt-akuza është fund e krye e kurdisur dhe rrenë e madhe!” - bërtiste Hajrullah Hiseini nga fshati Llakavicë.
Kategorikë në pohimet e tyre, ishin edhe të akuzuarit e tjerë dhe dëshmitarët, përveç dy spiunëve të policisë dhe ndoshta edhe aktorë kryesorë të ndonjë sulmi eventual, njerëz me shumë fytyra, siç shkruante shtypi i kohës,- Vahedin Ramadani me pseudonimin “Fadil” nga Çajla dhe Arif Zeqiri, të cilit Temelko Boshkovski i kishte dhenë një revole në brez, që të mbrohej se mos e ,,vrisnin,, shqiptarët!
Trupi gjykues e kishte të qartë këtë gjë, që e vërenin qartë edhe publiku edhe gazetarët e pranishëm në sallë, të cilët nuk guxonin të shkruanin asnjë gjysmë fjale, përveç asaj që u servirte organi gjyqësor dhe policia.
Për shkak se akt-akuza nuk mbështetej në argumente të ligjshme, por ishin trillime të kurdisura dhe me motive e prapavijë politike, dhe si e tillë dilte shumë qesharake, kontradiktore, konfuze dhe e palogjikshme.Trupi gjykues ishte i detyruar t'i anulonte seancat gjyqësore, duke kërkuar herë pas here që akt-akuza të “korrigjohej” dhe të “precizohej”. Në këtë “punë” u angazhuan një grup ekspertësh nga Prokuroria e Qarkut të Zenicës dhe policia, të cilët, për tre muaj, aq sa zgjati gjykimi asaj vere, e ngatërronin edhe më tepër , duke rradhitur tekste me të dhëna të supozuara e të konstruktuara, që ishin në kundërshtim me situatën , logjikën njerëzore dhe ligjin.
Avokat Guberina, me një stil të veçantë, maturi profesionale, por edhe i ashpër kur shkelej ligji, sidomos nga pala që duhej ta mbronte, thoshte: “Kam mbrojtur doktoraturën për drejtësi në Sorbonë të Francës, dhe për plot 20 vjet, mbroj të akuzuar të ndryshëm në Jugosllavi dhe jashtë saj, por po i them këtij gjyqi me në krye Sulejman Kapetanoviqin, se akuzat janë marrëzira e gënjeshtra të montuara në mënyrë perfide nga “specialistët” e policisë dhe hetuesisë, të cilët kanë pasur arsye ti kenë zilinë dhe inatin Nafi Çegranit, dhe ta sjellin këtu pa faj para jush dhe ta njollosin e të bëjnë çmos që të shpallet fajtor... dhe pa gjyq e keni dënuar me vdekje. Këtë e dini fare mirë. Ju siguroj se ky proçes i montuar është vetëm një farsë, një proçes i dështuar...”. Gardianët, me direktiva nga “lart”, ndërkohë duhej të merrnin masa ndëshkimi psiko-fizike ndaj meje, kështu që më kërcënonin, më rrihnin dhe më lidhnin me zinxhirë në “Qelinë e vdekjes” të Burgut Qëndror të Hetuesisë të Qarkut Zenicë të Bosnjës.
,,Sa tmerr! Krahas gjykimit, po vazhdonte edhe terrori i hetuesisë mbi njerëz të pafajshëm dhe mbi familje të tëra shqiptare, ndërsa unë rrija i ngujuar në pranga, në pritje se e vërteta do të del në shesh ! ,,- mendoja.
Seancat e gjykimit zhvilloheshin gjithnjë me të njëjtin stil, me të njëjtin organizim dhe me të njëjtat akuza “të precizuara”; ndërroheshin vetëm zëvendësprokurorët, emrat e të cilëve nuk i mbaj mirë mend, pasi ishin vetëm individë-masha, që me hipokrizi i shërbenin makinës sekrete dhe burokracisë moniste të bylykbashëve e subashëve të Dushko Zgonjaninit, Stane Dollancit, Branko Mikuliqit e bashkëmendimtarëve dhe bashkëveprimtarëve të tjerë të tyre nga Maqedonia.
Nisën fakse e telegrame nga Beogradi për në Sarajevë e Shkup dhe nga Shkupi e Sarajeva për në Zenicë. Në sallën e gjyqit avokatët protestojnë, sepse kanë fakte se organet gjyqësore dhe hetuesia në mënyrë të çuditshme shkelin ligjin. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë, e rëndë për të gjithë dhe e lehtë për asnjë. Kapetanoviçi mbledh supet dhe shikon anash, kurse Tihomir Baboviçi më drejtohet mua: “Ani, Nafi, ani, ti vetëm qeshu , por, neve kemi për të dënuar e pushkatuar pa marrë parasysh në je a s’je fajtor.”
Pas fjalëve kërcënuese që m’i drejtonte Baboviçi, në shenjë proteste u çuan në këmbë jo vetëm Guberina dhe Milan Vujini, që më mbronin para këtij gjyqi famëkeq, por edhe avokatët e të fatkeqve të tjerë të pandehur.
“Shoku Kryetar,- tha Guberina,-juve si kryetar dhe zëvendësit tuaj, nuk ju ka hije të bëni presion ndaj të akuzuarve, të cilët i keni shpallur pa gjyq fajtorë dhe i keni dënuar po ashtu pa gjyq, prandaj edhe ne s’kemi besim në korrektësinë dhe drejtësinë tuaj. Jeni duke vepruar sipas asaj: “Kadiu të akuzon, Kadiu të dënon”. ....përfundoi Guberina mjaft i hidhëruar dhe u largua nga salla e gjyqit.
Në netët e thikave të gjata sipas një plani dhe në mënyrë sistematike rrahjet vazhdonin edhe provokimet, gjaku që spërkaste muret, e që lenin gjurmë...plagët e një terrori !
Pas disa ditësh, edhe avokati Dushko Durtanovski nga Shkupi, duke kundërshtuar gjyqin për shkeljet flagrante të ligjit në këtë proçes të shëmtuar, në shenjë proteste e braktisi sallën e gjyqit dhe u kthye në Maqedoni, duke thënë në gjuhën maqedonase: “Ovde nema pravda” (Këtu nuk ka drejtësi).
Tani, rruga e gjatë dhe plot barriera padrejtësie e komplotesh gjyqësore, i mbetej avokatit të mirënjohur, të zgjuar dhe tepër të aftë, dr. Milan Vujinit. Ai ishte jo vetëm njeri i mirë dhe demokrat, por edhe i guximshëm, sepse nuk frikësohej nga kurthet dhe kërcënimet se do të rrëmbehej e do të vritej nga individë anonimë, që bashkëpunonin me policinë dhe nëntokën kriminale të Bosnjë-Hercegovinës. Të gjitha këto nuk e brengosnin fare Milan Vujinin, ashtu siç nuk më brengosnin as mua shpifjet, intrigat, mizoritë dhe akuzat falco që i kishin kurdisur në proçesin e montuar të Zenicës, ata që ishin vetë të korruptuar dhe hipokritë dhe që nuk ia donin të mirën, as drejtësisë, as humanizmit, as shtetit të cilin e përfaqësonin.
Ja në pika të shkurtra, mbrojtja e avokat Milan Vujinit: “Shoku kryetar i Trupit Gjykues!
Derisa klienti im, Nafi Çegrani, ende mbahet peng nën akuza fare të pabaza dhe i pafajshëm, unë do t’i qasem çështjes duke bërë një retrospektivë për të dalë në përfundime konkrete. Ka qënë e pamundur gjatë proçesit të hetimit dhe gjyqeve të stërgjata, të ndërprera e të vazhduara në intervale të ndryshme kohore, që avokati të kishte çfarëdo kontakti me të pandehurin. E pse kështu, ju e dini fare mirë. Të akuzuarit, me muaj të tërë janë torturuar e përgjakur nëpër qeli e bodrume policore, e mandej u është dashur me javë të shëroheshin dhe... përsëri golgota dhe nata që i hante. Kjo dramë mbi këta shqiptarë, dramë e përgjakshme, e dini mirë që ka zgjatur me muaj të tërë. Kësaj i thoni ju hetuesi?! Jo! Ky është terrorizëm që kanë ushtruar pa ndërgjegje personat e autorizuar, të cilët kanë vepruar me vetëdije në emër të ligjit dhe kundër ligjit. E do të vijë koha, kur ata do të japin llogari para drejtësisë njerëzore dhe Zotit. Ka qënë e pamundur gjithashtu, të ruhen në dosjen e gjyqit, të gjitha deklaratat e të pandehurve dhe të qytetarëve, të cilët janë thirrur dhe ndaluar në polici. Të dhënat që nga fillimi i proçesit dhe deklaratat e dëshmitarëve, të cilat gjatë terrorit që është ushtruar mbi ta ditë e natë për muaj të tërë, kanë ndryshuar rrënjësisht formën dhe përmbajtjen, dhe janë zëvenndësuar me deklarata të reja me përmbajtje të diktuara dhe të konstruktuara nga vetë njerëzit e policisë, qofshin ata në policinë e Gostivar apo edhe këta të Bugojnos dhe Zenicës, për ç’ka në mënyrë kategorike dhe me fakte, dëshmojnë vetë të akuzuarit dhe dëshmitarët tani së fundmi.
Me qindra njerëz të tjerë, qytetarë të ndaluar, janë rrahur e terrorizuar nga inspektorët në Gostivar, Tetovë, Kërçovë dhe në disa vende të Kosovës, të cilëve u kanë prirë stalinistët, Ante Bërnada, Stipe Pepac apo Repac etj. E pamundur ka qënë ruajtja e këtyre dokumenteve relevante, nga do të dukej lehtësisht se në ç’mënyrë kanë arritur të përziejnë në këtë valle, edhe Nafi Çegranin, të cilin e arrestojnë plot gjashtë muaj pas arrestimit të të akuzuarve të tjerë. Nafiu, duke mos ditur gjë, ngaqë s’ka bërë ndonjë të keqe dhe s’ka pasur lidhje me diçka të këtillë për ç’ka akuzohet, rri në banesën e vet në Shkup dhe punon duke u marrë me gazetari (dhe studime në Fakultetin e Gazetarisë).
Po ju siguroj, gjykatës, se sikur Nafiu të kishte pasur sadopak dijeni apo të kishte bërë çfarëdo krimi qoftë, ai ka pasur mundësi të ikte edhe me nëndetëse, bile edhe të arratisej në Amerikë.
Edhe këtë e dini fare mirë. Njerëzit e hetuesisë dhe gjykatësi hetues Bodul Nikica, nuk kanë çarë kokë për ligjshmëri dhe drejtësi; atyre u është dashur ndoshta një viktimë e formatit të Nafi Çegranit, i cili ua ka turbulluar ujin edhe shefave të Sigurimit Shtetëror e të Milicisë.
Të gjitha këto, kanë të bëjnë me një logjikë të pamohueshme. Dhe, njerëzit “udhëheqës” të hetimit të çështjes, me akuzën që shtrojnë para jush në gjyq, nuk ju kanë ofruar materiale dhe dokumente relevante apo qofshin edhe raporte e shënime të ndryshme zyrtare që do të ndihmonin çështjen, por i mbajtën ato mënjanë apo të mbyllura në ndonjë dosje sekrete, të kyçur me shtatë dryna. Dhe ju mbeteni larg të vërtetës dhe veprimeve që kanë bërë organet policore kundra ligjit, kundër njeriut dhe kundër drejtësisë. Ndaj edhe s’ka asgjë këtu. E keni të qartë, pse dhe si erdhi deri te kjo pikë?
Sikur kronika e fillimit për bashkëpunimin në krimin përfundimtar, të ishin në duart tuaja, kur u morën shumë “të paditur” në polici e paraburgime (përsëri të paligjshme), do të ndihmonin sadopak në ndriçimin e çështjes reale për gjykim të drejtë.
Tani, ky është një problem me shumë kontradikta dhe të pavërteta, me shumë versione dhe disa akuza “të precizuara” e akt-akuza të pavlera për analizë të denjë dhe më serioze gjyqësore. E tërë kjo, tanimë është një problem hamletian, që ka zanafillë dhe kah plotësisht politik. Këtu duhet të pasqyrohet ndërgjegjja e pastër, së pari nga vetë organet e hetuesisë, nga vetë gjyqi dhe faktorët e tjerë, për të zbuluar të vërtetën dhe për ti ndihmuar apo për ti dhënë mundësi drejtësisë, për të vënë në bankën e të akuzuarve aktorët dhe fajtorët e vërtetë të kësaj tragjedie. Mirëpo, mjerisht, ata nuk i ka kërkuar dhe nuk i kërkon drejtësia, sepse edhe ky gjyq mbështetet vetëm mbi bazën e këtyre të mjerve, që me muaj vuajtje e rrahje i kanë bërë baltë, i kanë bërë leckë... duke shkruar akuza të paskrupulta për ta, të shtrirë nën dajak. Ja edhe Instituti nga e Drejta Latine e Romake: In dubio pro reo! Gjyqi nuk ka asnjë argument relevant, nuk ka as të vrarë, as të vdekur, asnjë dokument, dhe as ndonjë fakt. Ekzistojnë vetëm “përralla për fëmijë”, deklarata të marra me dhunë e me gjak, të cilat, si të tilla, edhe në lidhje me fakte të tjera, janë krejtësisht kontradiktore dhe të palogjikshme. Edhe ky është një rezultat dhe dëshmi, se hetuesia ka vepruar kundër ligjit dhe ka pasur qëllime të caktuara e tendencioze. Ky gjyq nuk ka bile as skicë-idenë e çështjes së shkruar në përputhje me normat ligjore, as deklarimet e çështjes apo të çështjeve thelbësore, nuk ka as faktet më të domosdoshme për ta shpallur vendimin dhe për ta shpjeguar në baza juridike e të drejtësisë, atë akt-vendim. Të gjitha këto që zotëron ky gjyq, nuk janë kurrgjë tjetër veçse grumbullim shgarravinash të të ndyra, të pagoditura fare. Në këtë gjendje, nëse nuk veproni e vendosni drejt, dhe akuzat e montuara të hidhen poshtë, po ashtu Nafi Çegrani të kthehet në liri, për shkak se është i pafajshëm, ju vetë si gjyq por edhe akt-vendimi pa bazë ligjore, do t’ju sjellë kokëçarje e mospajtime, edhe me gjykata më të larta., e nëse ata rezonojnë drejtë dhe në saje të ligjit.
Në fund, duke ju përshëndetur, ju bëj të ditur se, nëse Nafi Çegrani në këtë proçes mbahet edhe më tej peng dhe dënohet duke u përdorur si viktimë, unë si avokat i tij dhe ai vetë, do ta vazhdojmë luftën për drejtësi dhe për të vërtetën deri në vdekje...”- ishte fjala përfundimtare e avokatit Milan Vujin.
Gjykimi u anulua sërish, kurse ne të akuzuarve na shpunë duarlidhur nëpër qelitë tona, ku vazhdonin torturat intensive, si gjithnjë gjatë hetimeve, bile edhe gjatë gjykimit dhe pas tij (gjykimi zgjati për tre vite me radhë). Ndaj meje sidomos, ishin të egër, sepse s’kisha ç’të pranoja dhe vazhdimisht u thosha: “Nuk e kam kryer veprën penale për të cilën akuzohem pa të drejtë”.
E fati im tragjik në tërë këto lojëra dhe akuza të kurdisura me marifet, më dukeshin si ata të Drajfusit, atij oficerit hebrej në ushtrinë franceze, kur është akuzuar rrejshëm…Mirëpo, dikur dolën letrat kyçe në bazë të të cilave Drajfusi ishte dënuar, në të vërtetë ishin të falsifikuara dhe se fajtori ishte dikush tjetër.Autoritete franceze vendosën që të mos zbulojnë fakte të reja, sepse ishte një skandal në drejtësi. Por, shkrimtari i madh Emil Zola, i bëri publike duke akuzuar ushtrinë dhe zbardhi të vërtetën se Drajfusi nuk ishte fajtori i vërtetë… Dhe disa vite më vonë edhe Gjyqi e shpalli të pafajshëm.
(Për çmenduritë e tyre të pa skurptulla dhe intrigash të cilët i kishin sajuar ajo ushtri e tërë njerëzish antishqiptarë dhe shovinista të tipit të shefit për delikte gjaku i SJB të RSVR së RSM me emër Sllobodan Stankoviq, në bashkëpunim me nëntokën kriminale të Bosnës në krye me Dushko Zgonjanin, por në këtë dramë të kurdisur dhe me akuza të trilluara dhe të manipuluara gisht krimi kanë edhe Temelko Boshkovskit,Tihomir Baboviqit, Bodul Nikicës, Ante Bernadës, Ante Varonek, Branko Mikoliqit, Dushko Trajkovskit, Despotistit D. Aleksovskit, Kiro Koshtanovit, Nikolla Ilievskit, Evzi Mehmedit dhe Varoshlijave të Stane Dallancit, një listë e gjatë e emrave të tyre, kurdo kudo, do të shkruan historia e zezë për burgosjet,sajim akuzash te rreme dhe te kurdisura, likuidime dhe krime të tjera që kanë bërë).
( vijon)