Avokatët Kërkojnë Lirimin e Menjëhershëm të Shejh Zekzakit

Publikuar në Mars 4, 2017, 3:19 a.m.

Avokatët mbrojtës së Shejh Ibrahim Zekzakit, i kanë shkruar një letër, prokurorit të përgjithshëm dhe ministrisë së drejtësisë, duke i kërkuar atyre, që të organizojnë lirimin e menjëhershëm të ndalimit, të udhëheqësit të Lëvizjes Islame Nigeriane (LIM-it), së bashku me bashkëshorten e tij.

Kjo lëvizje ndjek mbarimin e afatit, për lirimin e çiftit Zekzaki, të caktuar nga Gjykata e Lartë Federale në 2 dhjetor 2016, e cila vendosi se burgosja e tyre, ishte e jashtëligjshme dhe jokushtetuese.

Ndonëse kanë kaluar afërsisht dy muaj, që nga mbarimi i afatit, qeveria nigeriane nuk ka shfaqur asnjë shenjë, se është e gatshme në zbatimin e urdhrit të gjykatës dhe çdo tregues tjetër, është duke e shpërfillur këtë urdhër.

Në këtë letër thuhet: “Ndonëse afati i fundit, mbaroi në 16 janar 2017, shërbimi i sigurisë së shtetit, ka kundërshtuar lirimin e klientëve tanë nga arrestimi, i cili përkthehet si një mospërfillje, e urdhrit të lëshuar, të Gjykatës së Lartë Federale”.

Qeveria nigeriane, në vend që të lironte çiftin, ajo ka përmbushur një kërkesë, kundër urdhrit të lëshuar nga gjykata dhe ka njoftuar autoritetet, për zhvendosjen e tyre, në qeverinë e shtetit Kaduna, kështu që çifti mund të ndiqet penalisht.

Burimet kanë lajmëruar, Komitetin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut, se prokurori i përgjithshëm i Nigerisë, Melami Ebu Bekri ka nënshkruar, zhvendosjen e Shejhu Zekzakit, në shtetin e Kadunës, që ai të ndiqet penalisht, mbi akuzat e stisura, të cilat zgjaten deri para tre dhjetëvjeçarëve.

Çifti Zekzaki është ndaluar pa akuza dhe kryesisht mbahej i izoluar, duke ndjekur arrestimin e tij, gjatë një sulmi të egër ushtarak, kundër Lëvizjes Islame Nigeriane (LIM) në dhjetor 2015. Çifti u qëllua gjatë një sulmi në Zaria, në të cilën u vranë 1.000 mbështetës të LIM-it, duke përshirë këtu dhe tre bijtë e tyre. Shumë pasuri të paluajtshme dhe hapësira fetare, në pronësi të LIM-it dhe njdekësve të tyre u shkatërruan.

Gjithashtu Shejh Ibrahim Zekzaki, ka humbur përdorimin e një krahu dhe shikimin e njërit nga sytë e tij. Ndihmësit e tij kanë frikë se ai, do të humbasë tërësisht shikimin, nëse nuk merr ndihmën urgjente mjekësore përaktëse, të cilën qeveria ia ka mohuar deri më tani.



Burimi : http://iuvmpress.com/