SHBA përballë Donald Trump dhe trump përballë botës!

nga Alma Prifti | Publikuar në Jan. 10, 2017, 9:38 p.m.

Zgjedhjet  në SHBA përfunduan, por ende qendron dilema e ngercit politik në vend . Shqetësimi më i rëndësishëm është gjendja ekonomike që ka kaluar SHBA në dekada qeverisjeje nga presidentë të ndryshëm. Me largimin e një presidenti dhe ardhjen e presidentit të ri, është e rëndësishme të theksohet ekonomia tepër e ndryshme që secili prej tyre trashëgon. Njëri e filloi mandati i tij pas një recesioni të madh ekonomik, ndërsa tjetri e fillon mandatin me një pasqyrë të re ekonomike, veçanërisht përsa i përket nivelit të punësimit i cili ka qen jo pak një problem në Amerikë këto vitet e fundit.

Një nga premtimet kryesore të fushatës së presidentit të sapozgjedhur Donald Trump ishte kthimi i vendeve të punës në Amerikë. Në këtë pikë zoti Trump trashëgon një ekonomi shumë më të mirë se sa zoti Obama në vitin 2008 dhe shumë mendojnë se ai do të zbatojë ekonominë e tij personale për të rimëkëmbur atë kombëtare në favor të shtetit.

Optimizmi ka rrethuar disa nga skeptikët e vendit më të fuqishëm në Botë. "Donald Trump ka mundësi të jetë në gjendje relativisht më të mirë në këtë

 

 

aspekt, dhe unë mendoj se Barack Obama mund të jetë relativisht i kënaqur për punën që administrata e tij ka bërë", thotë analisti Mark Hamrick.

Qysh prej vitit 2009, kur papunësia arriti nivelin 10 për qind dhe kompanitë po pushonin nga puna mijëra njerë çdo muaj, ekonomia ka shtuar rreth 11 milionë vende të reja pune nga një rritje pozitive e vendeve të reja të punës për 75 muaj rresht dhe kjo shifër pritet të ritet në këtë mandat të Trump-it duke mbajtur sytë nga portofoli i xhepit të tij dhe bizneseve që e rrethojnë duke thurrur ëndërra me mbetër edhe herojn të një galaktike tjetër. Tipike imagjinatë amerikane.

Sektori i ndërtimit ka shtuar vende pune me një ritëm më të shpejtë se sa sektorët e tjerë të ekonomisë, dhe pritet të ketë një vit tjetër të mirë, thotë ekonomisti Ken Simonson, i cili, po ashtu hedh sytë e shpresës tek kompanitë gjigande „Trump”! "Ne jemi optimistë se administrata e re, Kongresi i ri, do të bëjë më shumë investime në infrastrukturë”, thotë ai.

Edhe sektori i energjisë ka patur një rritje pozitive. Çmimet e naftës kanë filluar të rimëkëmben pas një rënieje dramatike. Presidenti i Institutit Amerikan të Naftës, Jack Girard është veçanërisht i kënaqur në lidhje me heqjen embargos ndaj eksportit të naftës së papërpunuar amerikane, pavarësisht se Amerika nuk ka fare ar të zi, gjithësesi ajo e quan ende „nafta amerikane“! "Ndoshta brezi ynë do të ketë për herë të parë shansin ta shohë Amerikën të bëhet eksportues i energjisë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për ne," thotë ai. Ama Girard harron se e gjitha kjo naftë importohet prej atij vendi ku gjaku tashmë është bërë verë dhe do të eksportohet një energji që ka zanafillën nga „vera arabe“!

Për punëtorët amerikanë, lajmi më i mirë është perspektiva për paga më të larta, me ritmin më të shpejtë të rritjes që nga viti 2009. "Përmirësimi i pagave është inkurajues, dhe rrit shpresat për rritje të mëtejshme në një të ardhme të parashikueshme", thotë analist Mark Hamrick. Ky i fundit ndoshta mendon se Trump-i do të shtojë sektorin e prodhimit në vend, sigurisht duke kryer import me shtetet e tjera prodhuese, sepse vet Amerika nuk është në kontigjent për të sjell një produkt në tregun e brendshëm, pra nuk ka ofertë agregate që të ketë kërkesë agregate e cila do të shkaktojë rritjen e cmimeve dhe rritjen e rrogave njëkohësisht. Cfarë rrogash do të rrisë Amerika kur vet ajo po thotë se, në një të ardhme të afërt do të zëvendësojë fuqinë punëtore me robota vetëshërbyes multifunksional??? Shumë pesimiste duket e ardhmja

 

amerikane! Megjithatë, edhe vetë  ekonomistët thonë se rritja e punësimit nuk ka të ngjarë të jetë aq e fuqishme sa në vitet e mëparshme. Pavarësisht rimëkëmbjes së tregut të punës, rreth 7.5 milionë amerikanë janë ende pa punë, dhe shkalla e pjesëmarrjes në tregun e punës, numri i të rriturve të aftë për punë, mbetet ende e ulët.

Përballë politikës, qeveria e re duket më skeptike. Synimi i saj janë rregullimi i marrëdhënjeve diplomatike me Rusinë, e cila do të sjellë edhe paqen në Lindjen e Mesme. Deklarata e Donald Trump se Rusia është një mik i madh i Amerikës bëri që Bashar Al-Sad të vetëdeklarohet për dorëheqje në rastë se Siria do të fitojë paqen e shumëpritur pas disa viteve luftë intensive. Loja e Trump-it mbetet ende një mister në lidhje me politikën e tij të jashtme që do të ndjeki pas 20 shtator-it ku ai do të marrë mandatin si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ulet në fronin më të fuqishëm të Botës. Ndoshta me këtë sundues të ri, do të ndryshojë edhe fati i mijëra njerëzve në mbarë Botën pozitivisht apo negativisht, kjo mbetet ende për tu parë.