Vështirësohet jetesa e refugjatëve sirianë. Aleppo ende në gjendje terrori!

nga Alma Prifti | Publikuar në Dhj. 19, 2016, 1:51 a.m.

Sulmet në Siri vazhdojnë të jenë të pamëshirshme. Organizata të ndryshme po tentojnë të vijnë në ndihmë duke përdorur manovra të ndryshme, pavarësisht se këto manovra hasin vështirësi gjatë rrugës.  Të dielën, këto organizata dërguan  autobusë të cilët  filluan të hyjnë në Siri në zonat e fundit nën kontrollin e rebelëve, për të rifilluar evakuimin e civilëve sirianë dhe të rebelëve nën mbikqyrjen e Organizatës Humanitare Gjysmëhëna e Kuqe dhe Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Por mediat dhe Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftuan se të paktën 5 autobusë u sulmuan dhe u dogjën nga militantët e Al-Assad. Sipas planit, autobusët do të transportonin të paktën 2 mijë njerëz të sëmurë dhe të plagosur nga qytetet al-Foua dhe Kafraya në provincën e Idlibit. Dhjetra mijëra civilë sirianë të bllokuar, presin prej ditësh rifillimin e evakuimit për të shpëtuar nga terrori i Bashar al-Assad.

Raportohet se, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, voton të dielën në se duhen çuar vëzhgues në qytetin e Aleppo-s, për të mbikqyrur evakuimet dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve që mbeten në qytetin e shkatërruar nga luftimet dhe më pas për të ndërmarë vendime mbi planin e ndihmave ekonomike ushqimore për të evakuuarit, ku i ftohti aty nuk është një problem.

Në këtë rast, Këshilli po shqyrton një propozim të Francës që shprehu alarmin për keqësimin e krizës humanitare në qytet dhe në rrethinat e tij dhe për dhjetra mijëra banorët e izoluar të Alepos, në nevojë urgjnete për t’u evakuuar dhe për tu përballuar me ndihmat humanitare ku një pjesë e ndihmave do të merren përsipër nga Gjysëmhëna e Kuqe.

Ky konflikt/betejë  ka nisur rreth 6 vjet më parë, si një protestë ndaj qeverisë së presidentit Bashar al-Assad me atë pjesë të shoqërisë siriane të cilën nuk e duan politikën e tij të imponuar nga Izraeli si shkak, pushtimin e Ripit të Gazës. Nga ky konflikt, janë vrarë rreth 400 mijë njerëz, sipas vlerësimit të Kombeve të Bashkuara. Miliona të tjerë janë larguar nga vendi, në kërkim të një jete më të sigurtë dhe të mikpritjes së vendeve europiane, të cilat hezitojnë t’i pranojnë ata si pjesë e shoqërive të tyre për shkak të vështirësisë që ata kanë në adoptimin e kulturës shoqërore të vendeve ku ata janë strehuar.

Ndërkohë që vazhdojnë sulmet e tëmerrshme në Aleppo, kushtet e stinës së dimrit janë duke ua vështirësuar së tepërmi jetesën refugjatëve të tjerë sirianë në Liban. Megjithë përpjekjet e OKB-së për të shpërndarë ndihma, pjesa më e madhe e tyre jetojnë në kushte të papërshtatshme në tenda, që kur u larguan nga vendi i tyre vite më parë. Refugjatët sirianë në Liban janë gjithnjë e më të shqetësuar për shëndetin e familjarëve të tyre ndërsa gjithë rajonin po e mbulon stina e dimrit. Shumë refugjatë në një kamp me tenda në Luginën “Bekaa” të Libanit, janë duke kaluar dimrin e tyre të gjashtë larg shtëpive dhe në kushte të vështira pa pasur mundësinë të lëvizin në shtete të tjera apo\ose të kalojnë kontinentin në2 vendet e Perëndimit sikurse shumë sirian të tjerë.

Sipas të dhënave, në vitin 2015, një studim i UNHCR-së tregoi se 70% e refugjatëve sirianë jetojnë në kushte nën pragun e varfërisë. Një banor i kampit të Luginës “Bekaa””, Mohammed, nuk përmban dot gëzimin për lindjen e të birit, tashmë njëditësh. Por, ai nuk e harron dot ditën e lindjes. Ai thotë se:

“Mu desh ta mbaja gruan në krahë në mes të shiut që të shkonim në spital... Kur u kthyem, e mbaja foshnjën të shtrënguar në kraharor dhe të mbuluar me batanije.”

Mohammed dhe e shoqja iu larguan luftës civile në Siri katër vite më parë.

Në një tjetër kamp disa milje më larg,  një tjetër grua me emrin Fatima,  gjithashtu përballet me kushtet e vështira të dimrit.  Të larguar nga Aleppo vite më parë, ajo duhet të kujdeset për të jatin e sëmurë. Ajo citon se:

“I ftohti na ka lodhur shumë. Dje erdhi një stuhi shiu dhe nuk ngroheshim dot gjithë natën. Kishim nga katër batanije secili përsipër dhe nuk ngroheshim dot. Era e ftohtë futej nga poshtë tendës,” tregon ajo.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, deri më tani janë ndihmuar rreth 1 milionë njerëz me furnizime për dimrin. Ndihmat e dhëna kanë qenë në formën e materialeve izoluese ndaj motit të ftohtë, batanije, madje dhe para në dorë. Këto ndihma janë totalisht të pamjaftueshme për të mbuluar numrin e madh të refugjatëve të cilët nuk kanë pushtuar vetëm Liban-in, por edhe Turqinë. Atje mbeten të bllokuar me mijra refugjat sirjan të cilët pretendojnë të kalojnë në shtetet europiane përmes Greqisë. Këta refugjatë, po mbulohen nga ndihma prej Greqisë dhe Turqisë në një aleancë diplomatike të imponuar nga BE-ja. Gjendja në Siri, kryesisht në Aleppo po vazhdon të jetë alarmante ku numri i të vdekurve rritet dita-ditës ndërkohë që OKB-ja po tenton të arrijë traktate paqeje paraparake, në formë armëpushimi, midis Rusisë dhe Amerikës .