Cfarë ka ndodhur me rritjen ekonomike në Shqipëri këto dy vitet e fundit?

nga Alma Prifti | Publikuar në Dhj. 11, 2016, 11:04 p.m.

Statistikat financiare trregojnë se, Shqipëria është një vend me të ardhura mesatare e cila, përgjatë dy dekadave të fundit, ka bërë hapa shumë të mëdha në vendosjen e një demokracie të besueshme shumëpartiake dhe të nje ekonomie tregu. Pas kalimit nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (SHNZH) tek Banka Ndërkombëtare (BN) në vitin 2008, Shqipëria ka qenë përgjithësisht e aftë të ruajë ritme pozitive rritjeje dhe qendrueshmëri financiare, pavarësisht krizës së vazhdueshme ekonomike. Të paktën kështu trregon Banka Botërore në të dhënat e saj për burimet financiare 2008-2016-të.

Para krizës financiare globale, Shqipëria ishte një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë, duke gëzuar norma reale rritjeje vjetore prej 6%, shoqëruar nga reduktimi i shpejtë i varfërisë. Por, pas vitit 2008 rritja mesatare u përgjysmua dhe në sektorët publikë dhe të jashtëm u krijuan zhbalancime makroekonomike. Ritmi i rritjes u pasqyrua edhe tek varfëria dhe papunësia:  ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, varfëria në vend u përgjysmua (në rreth 12.4%) por në vitin 2012 u rrit sërish deri në 14.3 %. Papunësia u rrit nga 12.5 % në vitin 2008 në 17.3 % në tremujorin e dytë të vitit 2015 ku papunësia e të rinjve arriti 34.2  %. Kjo trregon se niveli i inflacionit ka qen i ulët.

Gjatë viteve të fundit, ritmet e rritjes mbi 3% gjatë vitit 2011 u moderuan gjatë 2012 dhe 2013, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën e përkeqësuar në Eurozonë dhe si situatën e vështirë të sektorit energjetik.. Rritja vazhdoi deri në 2.1 % në 2014, kryesisht për shkak të rritjes në konsum dhe investimet private. Pritet një rikuperim në vitin 2015, por gjithsesi, rritja pritet të mbetet nën potencialin e vendit në planin afatmesëm.

Të dhënat e BB për trregun e punës trregohen positive për bilancin e viteve të fundit. Sipas saj, tregu i punës në Shqipëri ka pësuar disa ndryshime të mëdha gjatë dekadës së fundit, duke kontribuar në rritjen e produktivitetit. Punësimi formal jobujqësor në sektorin privat është dyfishuar në periudhën ndërmjet 1999-2013, i nxitur në një masë të madhe nga investimet e huaja. Emigrimi dhe urbanizimi kanë sjellë zhvendosje strukturore nga sektori i bujqësisë drejt industrisë dhe shërbimeve, duke i lejuar ekonomisë të fillojë ofrimin e një sërë shërbimesh, që nga sektori bankar e deri tek telekomunikacioni dhe turizmi, pavarësisht se prodhimi i brendshëm bruto ka rën ndjeshëm fale emigracionit/migracionit të individëve të zonave rurale duke braktisur përfundimisht tokat e prodhueshme për t’u zhvendosur totalisht në zonat urbane.

Optimizmi i BB nuk është arsye për t’u marrë seriozisht. Ne dimë nivelin e lartë të bashkëpunimit politico-ekonomik që mbizotëron midis BB dhe vet pushtetit/qeverisë.

Sic shihet nga tabela, të dhënat e borxhit publik janë më të larta në vitin 2015 në krahasim me vitet e tjera. Shteti ka ndërhyrë ekonomikisht në të dhënat fiskale gjatë vitit 2015. Në 2016-ën, ky angazhim ka rënë ndjeshëm, sepse vëmendja fiskale është përqendruar më tepër në cështjet e brendëshme financiare.

 Ndërkohë  INSTAT nxerr statistika të fuqishme mbi rritjen e ekonomisë në vend. Gjatë  2016-ës , sipas saj,  forca e punës për të rinjtë është rritur deri në 45.9% ndërkohë që në vitet paraardhëse ajo arrinte deri në 29.8%. Sipas INSTAT ajo është rritur më gjysmën e vlerës së saj. Nga kjo statistikë nënkuptojmë se inflacioni ka qen më i ulët gjatë dy viteve të kaluara dhe këtë vit ai është ulur dyfish.

Përsa i përket statistikave ekonomike të prodhimit të brendshëm bruto, INSTAT tregon  statistika të uljes së prodhimit bruto në krahasim me vitet e tjera. Të dhënat si më poshte në tabelën sqaruese.

Përsa i përket marrëdhënjes së Shtetit shqiptar me OBT (Organizata Botërore e Tregtisë), ajo është anëtare qysh nga shtatori i vitit 2000 duke ndjekur rregullat e kësaj organizate. Shqipëria ka përafruar legjislacionin e saj të brendshëm më atë të BE-së në fushën e importit të mallrave, ndihmës shtetërore, prokurimit publik, aviacionit civil, subvencioneve, etj,. në përputhje me angazhimet e saj në këtë organizatë duke i dhën një prioritet, vit pas viti, importit sesa eksportit të mallrave të konsumit. Në krahasim me dy vitet e shkuara, ku borxhi publik arrinte kulmin e tij, këtë vit ky borxh është reduktuar me 70% të vlerës së tij duke i dhën mundësi Ministrisë së Ekonomisë të fuqizojë fuqinë blerëse të mallrave të huaja apo produkteve që ajo i quan me dobi kombëtare sic ishte inporti i mallrave ricikluese, që sipas saj, do t’i sjellin Shqipërisë një ekonomi marramendase (gjithmonë sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës). Madje-madje, Shqipëria po i hap rrugë negociatave me biznese të huaja për të zhvilluar më tepër sektorin privat. Sipas këtyre faktorëve tregues, gjatë dy viteve të fundit, reformat që janë ndërmarë kanë sjellë një prioritet pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit. Punësimi dhe tregu import/eksport ka përfituar më tepër nga këto reforma duke I dhën një goditje të fortë inflacionit galopant që, sipas saj, në vitet 2000-2013, ka arritur shifra alarmante për shkak të keqpërdorimit të fondeve publike apo borxhit publik.