Aleppo po bëhet varrezë gjigande. Okb: “ta shpëtojmë”!
Edhe pas zgjedhjeve të bujshme në SHBA, vazhdojnë sulmet e njëpasnjëshme në Aleppo. Reth kësaj, shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje vendeve me ndikim që të bëjnë çfarë është në dorën e tyre që të mbrojnë civilët në Aleppon lindore dhe të shpëtojnë qytetin, që dikur ishte më i madhi në Sir, të mos shndërrohet në "varrezë gjigante". Stephen O’Brien, tha në mbledhjen emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se mbi 25 mijë njerëz janë zhvendosur nga zona lindore e Aleppos së kontrolluar nga kryengritësit që nga e shtuna, por numrat po ndryshojnë dita-ditës dhe ora orës. Ai citon se:
“Mijëra të tjerë do të ikin nëse luftimet zgjerohen dhe intensifikohen gjatë ditëve të ardhshme".
Ndërkohë që vëmendja e botës është përqendruar në mbi 250 mijë civilë të bllokuar në Aleppon lindore, O’Brien nënvizoi se janë 700 mijë të tjerë nën rrethim nëpër zona të tjera gjithandej Sirisë.
“Ata janë të bllokuar, janë të shtangur - dimri po afrohet dhe derisa ndjekin zhvillimet rrëqethëse në Aleppo, pyesin: a jam unë në radhë?" tha ai.
O’Brien, I shqetësuar, i bën thirrje Këshillit të Sigurimit që të tejkalojë ndarjet rreth Sirisë, të "ndalojë brutalitetin dhe të parandalojë mundësinë që një fat i tillë të godasë sirianët tjerë". Ai tha se tri gjera janë thelbësore: mbrojtja e civilëve, qasja e papenguar dhe e sigurtë për punonjësit humanitarë dhe përfundimi i rrethimit. I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, duke ju drejtuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit nga Gjeneva, tha se gati 40 për qind e zonave që mbaheshin nga grupet e armatosura opozitare, tash janë në duart e forcave qeveritare.
“Të mos gabohemi! Asnjë nga zhvillimet ushtarake për të cilat jemi dëshmitarë, mund të çojë në atë që mund ta quajmë zgjidhje e qëndrueshme dhe e përhershme ushtarake"-u shpreh ai i shqetësuar.
E vendosur për përmirësimin e situatës, De Mistura tha se, vetëm një zgjidhje politike negociuar mund t'i jap fund krizës. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Poëer i bëri thirrje këtij problem>
“Ata mund të marrin zonat e populluara, përfshirë edhe ndonjë thelbësore si Aleppoja lindore duke shkaktuar një masakër të tmerrshme, por lufta nuk do të përfundojë", tha ajo. "Nëse asgjë tjetër, do të kemi më shumë njerëz të gatshëm të rrokin armët kundër regjimit. Ajo që mund të ndalë luftën, është zgjidhja politike".
Ajo tha se administrata e presidentit Barack Obama do të punojë deri në ditën e fundit për të nxitur një paqe të negociuar. Britania dhe Franca thirren takimin emergjent. Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara i kritikoi ata duke thënë se janë të shqetësuar, meqë kryengritësit e mbështetur prej tyre janë duke humbur, por nuk është pikërisht kjo administratë e cila ishte edhe shkaku i kësaj lufte për shkak të mosrrëzimit të armëpushimit me Rusinë për shkak të interesave në Ripin e Gazës?? Ku e kërkon ajo fajtorin??
Dihet se Aleppo ishte një ndër qytetet më të vjetra të banuara në vazhdimësi në botë, ishte zona më e populluar urbane Sirisë dhe kryeqyteti i saj tregtar për shekuj me radhë. Këtu e pesë vjet më parë, popullsia e saj arrinte në rreth 2.5 milionë. Por, që kur është shndërruar në fushëbetejën kryesore në luftën qytetare siriane në mes të vitit 2012, Aleppoja është shkatërruar. I dërguari i OKB-së, de Mistura, pritet të informojë Këshillin e Sigurimit për zhvillimet në Siri më 8 dhjetor dhe tha që do të japë hollësi se cilat janë mundësitë për një proces politik për paqe dhe stabilizim të situatës së krijuar për të ulur disi dëmet e kësaj lufte që vet ata e krijuan.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, rreth 300 civilë, përfshirë 33 fëmijë janë vrarë në Aleppon lindore që kur filluan sulmet e forcave qeveritare më herët gjatë muajit nëntor. Grupi kryesor opozitar sirian, Koalicioni Kombëtar, i bëri thirrje OKB-së që të "ndërmarr hapa të menjëhershëm për të mbrojtur civilët në Aleppo dhe për të ndalur sulmin barbar kundër tyre", pavarësisht se vet OKB-ja është e pafuqishme aty ku forca amerikano-ruse godet pa mëshirë mbi cdo tentativë për armëpushim. Me fitoren e Donald Trump, fuqia goditëse e këtyre dy forcave të mëdha pritet të bëhet më e përgjakshme në momentin që OKB-ja do të përballet me një situatë kritike nga e cila ose nuk do të dijë të reagojë, ose do të dorëhiqet.
Sipas bilancit të luftës, Aleppo-ja është ne qendër të përpjekjeve ushtarake siriane të mbështetura nga sulmet ajrore ruse dhe Aleppoja lindore është në rrethim për më shumë se katër muaj. Ushtria filloi bombardimet e renda mbi qytet dy javë më parë dhe të hënën mori nën kontroll një nga lagjet kryesore dhe tani pritet të zgjerohet drejt jugut.
Departamenti i Shtetit nga Ëashington-i u shprehën të irrituar për situatën kaotike të krijuar në Siri duke bërë përgjegjëse Moskën, pavarësisht se fajtore janë të dyja palët duke marrë parasysh qëllimet e tyre palopolitike në interesa vetjake/klaniste. Përpjekjet e deritashme për të ndërprerë luftimet çuan në armëpushime afatshkurtra por jo në përparim drejt përfundimit të luftës, që filloi në mars të vitit 2011 dhe po vazhdon ende. Kjo luftë pritet të jetë lufta më e përgjakshme edhe më e pamëshirshme që ka njohur ndonjëherë njerëzimi në këto 50 vitet e fundit, përfshirë madje, edhe dy luftërat Botërore.