Trump president. Nisin ethet e një qeverisjeje të frikshme!

nga Alma Prifti | Publikuar në Nën. 21, 2016, 1:14 a.m.

Zgjedhjet ne SHBA ishin një surprizë e vërtetë për të gjithë. Donald Trump u zgjodh si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara së Amerikës. Pas tri përballjesh publike, ku sipas sontazheve, Hillary Clinton triumfonte, rezultati ishte krejt i kundërt duke i dhënë  Trump një fitore të merituar, por jo më të fuqishme se ajo e Obamës. Fitorja e Trump ka trronditur mbarë opinionin ndërkombëtar publik si edhe targetgrupet e Amerikës Latine. Deklaratat e Trump për një fshesë të fuqishme të emigrantëve të paligjshëm, kanë sjellë reagime të ashpra nga kahu i refugjatëve duke i konsideruar këto deklarata si rraciste dhe persekutive. Presidenti aktual Barac  Obama, ka qetësuar të gjithë emigrantët meksikanë duke u bërë të qartë se,  nuk ka vend për panik tani që në krye të shtetit erdhi një republikan.

Me këtë rast, presidenti Barak Obama përcolli një mesazh optimizmi në një takim me 1 mijë të rinj aktivistë nga Amerika Latine dhe Karaibet në Peru. “Mos paramendoni më të keqen,” – tha ai. Obama deklaroi se presidenca e ardhshme “Trump” nuk do të jetë sikurse të gjithë e imagjinojnë kështu që paniku nuk ka vend.

Ai u prit me entuziazëm nga të rinjtë e mbledhur në Lima të Perusë, ku  i’u përgjigj pyetjeve nga salla. Obama i inkurajoi të rinjtë duke i’u thënë se kanë në dorë të ardhmen e tyre, madje nuk duhet të ushqejnë frikë për presidentin e ardhshëm amerikan. “Fushata nuk është gjithmonë parathënie e mënyrës si qeveris një president”-tha zoti Obama. “Fushata shpesh zhvillohet me synimin për të mobilizuar bazën, por qeverisja bazohet në realitetin konkret dhe zgjidhjen e problemeve”- u shpreh presidenti amerikan para të rinjve të frikësuar dhe tmerruar nga kjo fitore e papritur e Trump. Pavarësisht përpjekjeve të Obamës për qetësi, rezultati dhe pasoja e këtyre zgjedhjeve do të duket pas Janarit, kur Donald Trump do të ulet zyrtarisht në karrigen presidenciale.

Më  pas, në emër të paqes që ai kurr nuk e solli, Obama zhvilloi dje bisedime me presidentin kinez  Xi Jinping, ku u diskutua kërcënimi i ambicjeve bërthamore të Koresë së Veriut. Dy udhëheqësit folën edhe për Marrëveshjen e Parisit për të penguar ngrohjen e planetit, një nga shembujt e bashkëpunimit mes dy fuqive botërore. Aktualisht,  ai ndodhet në Lima për Takimin vjetor për Bashkëpunim  Ekonomik në Azi-Paqësor duke lënë mënjanë modestinë e armëpushimit me Rusinë për luftën në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, presidenti i zgjedhur Donald Trump u takua të shtunën me Mitt Romneyn, një ndër kritikët më të ashpër të zotit Trump gjatë fushatës presidenciale, emri i të cilit po lakohet  tani si kandidat për sekretar shteti, ku në një farë mënyre, atje ku është pështyrë do të lëpihet. Veprim tipik i  politikave shoviniste. Dihet se marrëdhënia mes zotit Trump dhe zotit Romney ka qenë problematike, por Senatori Jeff Sessions, kandidat për postin e prokurorit të përgjithshëm, e ka nxitur zotin Trump ta shikojë Mitt Romneyn si kandidat për post në kabinetin e tij edhe pas deklaratave të ulta të Romney gjatë fushatës zgjedhore sikur të ishin duke folur për çmimet e perimeve. Takimi Trump-Romney mund të shihet si përpjekje nga presidenti i zgjedhur për të kapërcyer fërkimet që u krijuan gjatë fushatës me shumë figura të Partisë Republikane, sepse Amerika respekton banderolën e Demokracisë  liberale, ku mbi të gjitha mbizotëron paqa. Bëhet fjalë për atë paqe të cilën as vet Amerika nuk e ka parë e as shkaktuar kudo ku ajo ka shkelur, përveç gjakut, viktimave dhe terrorit masiv global.

Gjatë fushatës elektorale, në një fjalim në mars zoti Romney e kritikonte Donald Trumpin si mashtrues dhe matrapaz. Zoti Trump nga ana e tij iu përgjigj se Mitt Romney kishte ngecur si “qeni” gjatë konkurrimit të tij në zgjedhjet presidenciale të 2012 dhe ishte njeri i humbur. Marrëdhënia mes tyre filloi të normalizohej pasi Mitt Romney i telefonoi zotit Trump për ta përgëzuar për fitoren në zgjedhje sikur të mos ishte kacafyt kurrë me Trump dhe personalitetin e tij. Pra, lojra politike, show mediatik dhe teatro fallce përballë një populli i cili vuan pasojat e “demokracisë” së lëkundur  të një Amerike të paskrupullt dhe gënjeshtare.

Fitorja e Donald Trump është përfolur edhe nga vet teologët të cilët i besojnë teorisë profeciane të Nostradamus-it. Sipas këtij të fundit, në krye të shtetit më të fuqishëm në Botë, si president i 45 i SHBA-së, do të vijë një njeri i bardhë, i shquar për egërsinë dhe rracizmin e tij nëpër Botë, një burrë shumë i pasur dhe i fuqishëm në rrugën trregtare. Sipas Nostradamus, presidenti i ri do të shkaktoj makthe dhe tmerre të shumta në mbarë Botën, ku do të sjellë pasoja katastrrofike të papara apo imagjinuara gjatë epokave dhe, sipas tij, ky njeri do të quhet Antikrishti i tretë në Botë. Ai që do të sjellë Luftën e Tretë Botërore më të pamëshirshmen që është parë ndonjëherë. Ai do të shkaktoj atë që feja e konsideron Armakedonin, ditët e fundit të njerëzimit. Se sa i saktë është Nostradamus kjo mbetet për t’u parë në kohët në vijim, por tashmë kanë hyrë ethet e një epoke të zjarrtë, nga e cila më shumë pritet të goditet Lindja e Mesme. Kjo fitore do të sjellë armëpushim dhe konsensus luftarak midis Rusisë dhe Amerikës të cilat, për vite me radhë, janë në konflikt  të hapur përsa i përket pushtetit mbi Rripin e Gazës. Koha do të tregojë se si do të shkojë marrëdhënja Rusi-SHBA. Presidenca Trump mbetet një mister me të cilin do të merremi gjatë dhe shumë seriozisht.