SHBA-NATO kanë mbështetur revoltën e El Kaidës që në fillimet e Marsit të vitit 2011 (Pjesa e Parë)

nga Stephen Gowans | Publikuar në Nën. 12, 2016, 1:34 a.m.

Megjithatë, më 17 mars, u realizua një kryengritje e dhunshme në Daraa. Ka tregime kontradiktore se kush apo çfarë e shkaktoi atë. Time ka raportuar se "rebelimi në Daraa u provokua nga arrestimin e një grupi të vogël të të rinjve të cilët kishin vizatuar në një mur grafitte anti-regjimit." [7] Nga The Independent, Robert Fisk paraqiti një version pak më të ndryshëm.

Me sa duket, të majtës amerikane i duhet të kuptojë se Washingtoni nuk po përpiqet në asnjë mënyrë që të përmbysë pushtetin e neo-liberalëve. Nëse Presidenti sirian Bashar al-Assad do të kishte qenë i përkushtuar ndaj dhe i varur nga konsensusi i Washingtonit - ashtu siç duket se beson kritiku i tij Eric Draitser - qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të ishte duke bërë thirrje që prej vitit 2003 në mënyrë që Assadi të japë dorëheqjen. Dhe nga ana tjetër nuk do të ishte duke mbikëqyrur luftën guerille islamike kundër qeverisë së tij; por do të qëndronte pranë tij për ta mbrojtur.

Në disa rrethe të caktuara shoqërore qarkullojnë fjalë të këtilla, që janë përmendur nga Eric Draitser në një artikull kritikues të kohëve të fundit, sipas të cilave "kryengritjet në Siri kanë filluar si një kundërpërgjigje ndaj politikave neoliberale dhe brutalitetit të qeverisë siriane," dhe është krijuar një përshtypje sikur "elementët revolucionarë të kryengritësve janë lënë mënjanë dhe larguar nga vëmendja nga ana e rebelëve në Siri të cilët janë disa grupime xhihadistës të financuar nga sauditët dhe nga Katari." Nga sa mund të kuptojmë, kjo teori duket në vend që të mbështetet mbi prova konkrete, bazohet thjesht dhe vetëm në argumente të lindura nga disa pretendime.

Nëse do të bëjmë një përmbledhje të raporteve të shtypit në javët menjëherë para dhe pas ngjarjeve të mesit të marsit 2011, shpërthimit të trazirave në Daraa, të cilat në përgjithësi njihen si fillimi i kryengritëse - do të shohim se provat nuk na tregojnë asnjë indikues se demostratat në Siri ishin anti-neo-liberaliste, apo se kishin temperament me vlera revolucionare të ndryshme. Madje, për kundrazi gazetarët që në atë kohë përfaqësomin revistën Times dhe gazetën New York Times i referoheshin qeverisë së Essadit si një qeveri që gëzon mbështetje të gjerë popullore dhe se edhe kritikët e kishin pranuar Assad ishte i dashur nga popullari dhe së fundmi se interesi i sirianëve për t'u ekspozuar protesta ishte shumë i ulët. Në të njëjtën kohë, këta gazetarë dhe raportues i përshkruanin trazirat si një seri  trazirash që përfshinin vetëm qindra, dhe jo mijëra apo dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga një axhendë në masë të madhe selefiste dhe që ekspozonin një karakter të dhunshëm.

Kohë më pas, Revista Time ka raportuar se dy grupimet xhihadiste, që më vonë do të luanin role udhëheqëse në kryengritjen, Xhabhat al-Nusra dhe Ahrar al-Sham ishin tashmë aktive që në prag të trazirave, ende pa filluar ato, nga ana tjetër vetëm tre muaj më parë, udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane pati qënë shprehur se "ata kishin shpresa për një revoltë civile në Siri." Vëllazëria Myslimane, të cilët kishin shpallur dekada më parë se ndodheshin në një gjendje gjakmarrjeje me Partinë Ba'athiste që mban pushtetitn në Siri, duke kundërshtuar kështu në mënyrë të dhunshme laicizmin e kësaj partie ishte përfshirë që nga viti 1960 në një luftë jetë a vdekje kundër laicistëve nacionalistë arabë, dhe gjithashtu që nga fundi i vitit 1940 është angazhuar në beteja rrugësh me simpantizantët e Ba'athistëve. (Në një nga këto beteja të tillë, Hafez al-Assad, babai i presidentit aktual të Sirisë, i cili edhe vetë shërbyer si president nga viti 1970 deri në vitin 2000, u godit me thikë nga një kundërshtar i tij nga Vëllazëria Myslimane.) Udhëheqësit e Vëllazërisë, duke filluar nga viti 2007, janë takuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të shpeshtë me departamentin e shtetit amerikan dhe Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA-së. një tjetër instituticion me të cilin kanë pasur marrëdhënie ëshrë edhe me Iniciativa për Partneritet me Lindjen e Mesme, e financuar nga qeveria amerikane, e cila në mënyrë mëse të hapur mbante rolin e financimit të organizatave përtej oqeanit, një detyrë të cilën CIA e kishte bërë prej shumë kohësh, por në mënyrë të fshehtë.

Në një periudhë kohore, që i përket mesit të viteve 1950, Washingtoni kishte komplotuar për të shpërbërë ndikimin nacionalist arab nga Siria, kur Kermit Roosevelt, i cili planifikoi përmbysjen nga pushteti të kryeministrit të Iranit, Muhammed Mossaddik për shkak se ai  shtetëzoi industrinë e naftës në vendin të tij në bashkëpunim me inteligjencën britanike planifikuan që të nxisnin Vëllezërinë Myslimane për të përmbysur një triumvirat të liderëve arabë nacionalistë dhe komunistë në Damask, të cilët Ëashingtoni dhe Londra i perceptonin si të rrezikshme për interesat ekonomike perëndimore në Lindjen e Mesme.

Gjatë viteve 1980, Washingtoni i ka dërguar armë muxhahedinëve të Vëllazërisë për të realizuar një luftë guerile urbane kundër Hafez al-Assad, i cili nga ekstremistët në Ëashington ishte etiketuar su një " arab komunist". Djali i tij, Bashar, ka vazhduar angazhimin e tij me bashkimin e nacionalistëve arabë (e kombit arab) për pavarësinë dhe socializmin (socializmin arab). Këto qëllime të tij ishin udhëheqëse për shtetin sirian - njësoj siç kishin qënë udhëheqëse edhe për qeverinë e Muamar Gadafit. Këto shtete janë marrë në shënjestër nga Washingtoni për të njëjtën arsye: Angazhimet e tyre në lidhje më nacionalizmin arab bienin në thelb ndesh me agjendën imperialiste amerikane të SHBA- së siudhëheqje globale.

Refuzimi i Bashar al-Assad për të hequr dorë nga ideologjia nacionaliste arabe e tronditi Ëashingtonin, për të cilin lindën probleme në lidhje me socializmin e Essadit, pjesën e tretë të trinitetit të vlerave të Ba'athistëve. Planet për të rrëzuar Assadin nga pushteti janë bazuar pjesërisht në refuzimin e tij për të përqafuar neo-liberalizmin e Ëashingtonit, kishin filluar  tashmë të përgatiteshin në Ëashington që më vitin  2003, për të mos thënë edhe më herët. Nëse Assad do të kishte qënë përkrahës su neo-liberalizmin, sic pretendojnë Draitser dhe kundërshtarë të tjerë të tij, Siria do të kishte arritur në një formë a në një tjetër që t'i shpëtonte nga sytë njoftimin e Wall Streetit dhe Washingtonit, i cili e ka shprehur haptazi shqetësimin në lidhje me "socializmin" e Sirisë dhe politikat vendosmërisht anti-neoliberale ekonomike të vendit.

Po nxitet një konflik vdekjeprurës nga ShBA-ja

Në fund të janarit të vitit 2011, në Facebook u krijua një faqe nën emrin Revolucioni Sirian 2011. Kjo faqe njoftoi se më 4 dhe 5 shkurt do të organizohej "Dita e Agresionit". [1] Sipas The Time këto protesta "dështuan". Dita e Agresionit u shndërrua në ditën e indiferencës. Për më tepër, lidhja që kjo ngjarje kishte me Sirinë ishte totalisht e pakonsiderueshme. Shumica e sloganeve që përsëriteshin nga disa protestues e pakët të cilët morën pjesë ishin rreth Libisë, duke kërkuar që Muamar Gadafi, qeveria e të cilit ishte nën rrethimin e rebelëve islamikë të largohej nga pushteti. Më pas, u bënë pranifikime të tjera për datat 4 dhe 5 mars, megjithatë, edhe atëherë mbështetja ishte shumë e kufizuar. [2]

Korrespondenti i the Time, Rania Abouzeid është i mendimit se dështimi i organizatorëve të protestës për të arritur një mbështetje të rëndësishme lidhet me faktin se shumica e sirianëve nuk ishin kundër qeverisë së tyre. Assad kishte një reputacion të mirë, veçanërisht në mesin e dy të tretat e popullsisë nën 30 vjeç, dhe politikat e qeverisë së tij mbështeteshin gjerësisht. Abouzeid ka raportuar se: "Edhe kritikët e pranojnë se Assad është popullor dhe konsiderohet i afërt me një pjesë shumë të madhe të të rinjve të vendit, si emocionalisht, ideologjikisht po ashtu, natyrisht, edhe në mënyrë kronologjike,", më pas ai ka vijuar duke shtuar se "Ndryshe nga udhëheqësit pro-amerikanë të rrëzuar në Tunizi dhe Egjipt, politika e jashtme armiqësore që Assadi ndjek ndaj Izraelit, mbështetje e prerë që u jep palestinezët dhe grupet militante Hamas dhe Hizbullauth janë në përputhje me ndjesitë e popullit sirian." Thënë më ndryshe, Assadi kishte legjitimitet. Korrespondenti i Time shtoi se " Në shkurt, Assadi duke vendosur që të përdorë makinës e tij për të shkuar në xhaminë Umaiiad për të marrë pjesë në lutjen në diën  që shënon ditëlindjen e profetit Muhammed, dhe duke hyrë nëpër turmën e mbushur me njerëz në tregun Souq Al-Hamidiyah me një profil të ulët sigurie ka arritur që të afrohet personalisht më shumë me popullin e tij." [3]

Përshkrimi sipas kësaj përqasjeje i presidentit të shtetit sirian  - si një udhëheqës  i dashur për popullin sirian, ideologjikisht në të njëjtën linjë me popullor e tij - bien ndesh me diskursin që do të shfaqej menjëherë pas shpërthimit të protestave të dhunshme në qytetin sirian të Daraa më pak se dy javë pas këtij artikulli, diskurs i mbështetur nga të majtët amerikanë, duke përfshirë këtu edhe Draitser. Megjithatë, në prag të ngjarjeve të Dara'as, bëheshin komente reth heshtjes së Sirisë - si të ishin një shenjë për ngjarjen që do të ndodhte më pas.

Abouzeid raportonte se "Askush nuk pret kryengritje masive në Siri,"  dhe, "pavarësisht nga shfaqje të herpashershme të shqetësimeve të ndryshme, shumë pak njerëz kishin dëshirë të merrnin pjesë." [4] Një e re sirian u shpreh për Time se: "Qeveria u ofron të rinjëv shumë ndihma dhe lehtësira. Qeveria na ofron libra falas, shkolla ​​falas dhe universitete falas". (kjo gjë nuk i përngjason fare panoramës neo-liberale që ofron Draitser.) Më pas ajo vazhdoi duke thënë se: "Pse duhet të ketë një revolucion? Shansi që të ndodhë një gjë e këtillë është një përqind." [5] The Neë York Times ka publikuar pikërisht këtë mendim. Siria, njoftoi gazeta "dukej imune ndaj valës së kryengritjeve gjithëpërfshirëse të botën arabe." [6] Siria nuk ishte përfshirë në këtë kaos.

Megjithatë, më 17 mars, u realizua një kryengritje e dhunshme në Daraa. Ka tregime kontradiktore se kush apo çfarë e shkaktoi atë. Time ka raportuar se "rebelimi në Daraa u provokua nga arrestimin e një grupi të vogël të të rinjve të cilët kishin vizatuar në një mur grafitte anti-regjimit." [7] Nga The Independent, Robert Fisk paraqiti një version pak më të ndryshëm. Ai është shprehur se "zyrtarët e inteligjencës sekrete të qeverisë rrahën dhe vranë disa djem që kishin zhgarravitur disa grafite anti-qeveritare në muret e qytetit." [8] Nndërsa sipas një tjetër burimi faktori që ndeszi fitilin për fillimin e kryengritjes në Daraa atë ditë ishte përdorimi i tepruar i forcës dhe reagimi ekstremist i forcave të sigurisë siriane ndaj demonstratave kundër arrestimit të djemve të rinjë. " Ishin disa të rinj që kishin zhgarravitur disa grafite në mur, dhe ata u burgosën, dhe kur prindërit e tyre donin të merrnin fëmijët e tyre, forcat e sigurisë me të vërtetë reaguan në një formë shumë të dhushme." [9] Nga nan tjetër, sipas raportimit që vjen nga qeveria siriane mohohet kategorikisht që të ketë ndodhur ndonjë gjë e këtillë. Pesë vjet pas ngjarjes, Assad u shpreh për një intervistues se "Diçka e këtillë nuk ka ndodhë. Ajo ishte vetëm propagandë. Kemi dëgjuar rreth këtyre pretendimeve, megjithatë ne kurrë nuk i kemi parë ata fëmijë në burg atë kohë. Pra, kjo ishte vetëm një sajesë e pambështetur në fakte." [10]

Pavarësisht faktit se ka pasur mosmarrëveshje në lidhje me atë që e shkaktoi këtë kryengritje, ka pasur shumë më pak mosmarrëveshje për faktin se kryengritja ishte e dhunshme. The Neë York Times raportoi se "Protestuesit i kanë vënë zjarrin ndërtesave të pushtetit qendror dhe ndërtesës që partisë bathiste (...) dhe janë përleshur me policinë e shtetit (...) .Më pas ka shtuar se në protestuesit dogjën selitë e partive, gjykatën kryesore të qytetit dhe një degë të kompanisë telefonike SyriaTel." [11] Time shtoi se protestuesit i vunë zjarrin edhe zyrës së guvernatorit, si dhe të një dege të një kompanie të dytë telefonike. [12] Agjencia e lajmeve të qeverisë siriane, SANA ka postuar fotografitë e automjeteve të djegur në faqen e saj zyrtare në internet. [13] Pa kurrfarë dyshimi, kjo nuk ishte një protestë paqësore, siç do të përshkruhet më vonë nga mediat. Kjo kryengritje nuk ishte as një kryengritje masive. Time raportoi se demonstruesit ishin thjesht disa qindra, jo mijëra apo dhjetëra mijëra. [14]

Assad reagoi menjëherë ndaj kryengritjes në Daraa, duke shpallur "një sërë reformash, duke përfshirë një rritje të pagave për punonjësit publikë, liri më të madhe për mediat dhe partitë politike, dhe një rishqyrtim të gjendjes së jashtëzakonshme," [15] Gjendja e Jashtëzakonshme ishte sjellë në vëmendje për shkak të gjendjes në luftë zyrtare me Izraelin për këtë aryse liritë politike dhe civile ishin kufizuar vetëm për një periudhë të caktuar kohe. Në fund të prillit, qeveria shfuqizoi fillimisht "ligjin 48-vjeçar të gjendjes së jashtzakonshme të vendit" dhe më pas mbylli "Gjykatën e Sigurimit të Lartë të Shtetit." [16]

Pse vendosi qeveria të bënte këto lëshime? Sepse këto ishin kërkesat që parashtruan protestuesit e Daraa. Protestuesit "u mblodhën brnda dhe përrreth xhamisë Omari në Daraa, duke brohoritur kërkesat e tyre: lirimin e të gjithë të burgosurve politikë ... heqjen e ligjit 48 vjeçar të Sirisë në gjendje të jashtzakonshme; më shumë liri; dhe dhënien fund të korrupsionit të përhapur." [17] Këto kërkesa ishin në përputhje me thirrjen, artikuluar në fillim të shkurtit në faqen e Facebookut Revolucioni Sirian 2011 "për t'i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme në Siri dhe korrupsionit." [18] Një kërkesë për të lirimin e të gjithë të burgosurve politikë është bërë edhe në një letër të nënshkruar nga klerikët e postuar në Facebook. Kërkesat e këtyre klerikëve përfshirë heqjen e " e ligjit të gjendjes së jashtzakonshme, duke i liruar të gjithë të burgosurit politikë, ndalimin e nxitjeve nga forcat e sigurisë dhe luftën kundër korrupsionit." [19] Lirimi i të  arrestuave politikë do të thoshte lirimi i "xhihadistëve", apo, thënë ndryshe, me termin që përdoret mbarë në botën perëndimore "terroristëve". Departamenti i Shtetit i ShBA-së kishte pranuar se Selefizmi politik përbënte opozitën kryesore në Siri [20]; ka të ngjarë që pjesa kryesore e burgosurve të opozitarëve janë xhihadistët. Kërkesa e klerikëve që Damasku të lironte të gjithë të burgosurit politikë është e barabartë me kërkesëne  Shtetit Islamik kërkuar që Washingtoni, Paris dhe Londra të lirojnë të gjithë antarët e ndaluar të ISIS-it në SHBA, Francë dhe burgjet britanike për akuza terrorizmi. Kjo nuk ishte një kërkesë për punë dhe për demokraci më të gjërë, por ishte një kërkesë për lirimin nga burgu të aktivistëve terroristë me qëllim krijimin një shteti islamik në Siri. Në mënyrë të ngjashme, edhe thirrja për të hequr ligjin e gjendjes së jashtzakonshme duket se nuk ka të bëjë shumë me nxitjen e demokracisë, por ka të bëjë më shumë me zgjerimin e hapësirës për xhihadistët dhe bashkëpunëtorët e tyre për të organizuar luftën kundër shtetit laik.

Shënime

1) Aryn Baker, “Syria is not Egypt, but might it one day be Tunisia?,” Time, 4 Prill 2011.

(Siria nuk është Egjipti, por një ditë mund të jetë Tunizia)

2) Rania Abouzeid, “The Syrian style of repression: Thugs and lectures,” Time, 27 Shkurt 2011.

(Mënyra siriane e represionit: Vështirësitë dhe Mësimet e Nxjerra)

3) Rania Abouzeid, “Sitting pretty in Syria: Why few go backing Bashar,” Time, 6 Mars 2011

(Qëndrimi i ëmbël në Siri: Pse pak i dalin kundër Basharit)

4) Rania Abouzeid, “The youth of Syria: the rebels are on pause,” Time, 6 Mars 2011.

(Të rinjtë sirianë: rebelët kanë ndaluar)

5) Rania Abouzeid, i njwjti lajm.

6) “Officers fire on crowd as Syrian protests grow,” The New York Times, 20 Mars 2011.

(Oficerët qëllojnë mbi turma, ndërsa rritet numri i protestuesve sirianë)

7) Nicholas Blanford, “Can the Syrian regime divide and conquer its opposition?,” Time, 9 Prill 2011.

(A mundet qeveria siriane ta përçajë dhe ta marrë nën kontroll opozitën?)

8) Robert Fisk, “Welcome to Dera'a, Syria's graveyard of terrorists,” The Independent, 6 Korrik 2016.

(Mirë se vini në Dera'a varrezën e terroristëve në Siri)

9) Nga Presidenti Essad për ARD TV: Terroristët e prishën marrëveshjen e armëpushimit që në orën e parë, Ushtria Siriane nuk kërkoi shpagimin e kësaj, SANA, 1 Mars 2016.

10) I njëjti lajm.

11) “Officers fire on crowd as Syrian protests grow,” The New York Times, 20 Mars 2011.

(Oficerët qëllojnë mbi turma, ndërsa rritet numri i protestuesve sirianë)

12) Rania Abouzeid, “Arab Spring: Is a revolution starting up in Syria?” Time, 20 Mars 2011;

(Pranvera Arabe: A po fillon në Siri një revolucion?)

Rania Abouzeid, “Syria's revolt: How graffiti stirred an uprising,” Time, 22 Mars 2011.

(Revolta siriane: Si grafitët tregojnë një ngritje)

13) “Officers fire on crowd as Syrian protests grow,” The New York Times, 20 Mars 2011.

(Oficerët qëllojnë mbi turma, ndërsa rritet numri i protestuesve sirianë)

14) Rania Abouzeid, “Arab Spring: Is a revolution starting up in Syria?,” Time, 20 Mars 2011.

(Pranvera Arabe: A po fillon në Siri një revolucion?)

15) “Thousands march to protest Syria killings”, The New York Times, 24 Mars 2011.

(Mijëra veta marshojnë për të protestuar vrasjet në Siri)

16) Rania Abouzeid, “Assad and reform: Damned if he does, doomed if he doesn't,” Time, 22 Prill 2011.

(Essadi dhe reformat: I ligë nëse i bën, i mallkuar nëse nuk i bën)

17) “Officers fire on crowd as Syrian protests grow,” The New York Times, 20 Mars 2011.

(Oficerët qëllojnë mbi turma, ndërsa rritet numri i protestuesve sirianë)

18) Aryn Baker, “Syria is not Egypt, but might it one day be Tunisia?,” Time, 4 Shkurt 2011.

(Siria nuk është Egjipti, por një ditë mund të jetë Tunizia)

19) Nicholas Blanford, “Can the Syrian regime divide and conquer its opposition?” Time, 9 Prill 2011.

(A mundet qeveria siriane ta përçajë dhe ta marrë nën kontroll opozitën?)

20) Alfred B. Prados dhe Jeremy M. Sharp, “Syria: Political Conditions and Relations with the United States After the Iraq War, Shwrbimi i Kwrkimit tw Kongresit, 28 Shkurt 2005.

(Siria: Kushtet dhe Marrëdhëniet politike me Shtett e Bashkuara pas luftës në I



Burimi : Global Research/ Medya Şafak