Lumturimi i 38 martirëve të kishës së Shkodrës. Papa Francesku injoron komunizmin!

nga Alma Prifti | Publikuar në Nën. 8, 2016, 1:43 a.m.

Regjimi ateisto-Komunist, i cili ekzekutoi me tortura barbare 38 martirët e besimit katolik, morri përgjigjen e merituar në Shkodër me lumturimin e tyre si edhe në mes të Vatikanit nga vet Papa Francesku! Regjimi autoritar kundra Fesë edhe Zotit, i besoi fuqishëm Fesë ateiste e cila ozupoi vendin tonë për rreth 45 vite me doktrinën e Marksist-Leninizmit. Ata vranë edhe torturuan 38 Martirët me pretendimin se kundërshtonin vullnetin e Partisë e cila ishte Shtet edhe Zot për njerëzit e asaj kohe. Duhej të besoje cfarë besonte Shteti, ndryshe masakroheshe dhe torturoheshe në faza ekstreme sikurse ndodhi me 38 Martirët e lumturuar pas vdekjes.

Më pas, Martirët e lumturuar të shtunën në Shkodër kanë zënë vend në predikimin e Papa Françeskut gjatë meshës së të dielës, ku Ati i Shenjtë i citoi si një rast vetëfjilimi sublim në emër të besimit të tyre të palëkundur edhe besnik deri në fund.

“Këta njerëz, – tha kreu i Kishës Katolike, – pranuan torturat e vdekjen, por nga Zoti nuk hoqën dorë”.

Pas Vatikanit edhe Shkodra lumturoi 38 martirë: dy peshkopë, priftërinj të shumtë, një seminariste e disa laikë, viktima të persekutimit të egër të regjimit ateist, që e dominoi gjatë atë vend shekullin e kaluar. Ata preferuan të vuanin burgun, torturat, e deri edhe vdekjen, vetëm që t’i mbeteshin besnikë Krishtit dhe Kishës.

“Shembulli i tyre na ndihmoftë të gjejmë te Zoti, forcën që ruan në momentet e vështirësisë e që frymëzon qëndrime mirësie, faljeje dhe paqeje”, citoi sërisht Papa Françesku në fjalimin e tij kushtuar martirëve.

Regjimi komunist ishte mësuar të drejtonte jetën edhe frymën e njerëzve. Ajo ishte mësuar të vendoste për fatin e të tjerëve. Ajo kishte në dorë deklaratën e jetës dhe të vdekjes së gjithësecilit prej nesh. Torturat ndaj martirëve I ngjasuan torturave të ballistëve të cilët u konsideruan si trradhëtar të vendit përkrah “pushtuesve” gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Cdokush që mendonte dhe vepronte ndryshe nga Partia do të torturohej deri në internim apo ekzekutim. Kjo situatë të sjell ndërmend filmin “Rrethi I kujtesës” ku tregohet se si një grua u torturua në mënyrë intensive nga regjimi komunist vetëm se ajo mendonte ndryshe. Sa e sa viktima pati ai regjim emrat e të cilëve ende nuk dihen apo mbahen të fshehta. Disa martirë, disa të tjerë ballistë, disa artist apo qoftë edhe familje të thjeshta me ide të kundërta antikomuniste. Tashmë erdhi dita që këta Heronj të doktrinës komuniste të nderohen pas vdekjes nga doktrina e demokracisë liberale me apo pa pëlqimin e Rilindjes së heshtur të bunkerëve Bunk’Art!

Me merita të plota, në emër të Kishës edhe Zotit, ceremonia e lumturimit të 38 martirëve të pushkatuar nga regjimi komunist, për shkak të besimit të tyre, u zhvillua të shtunën në Shkodër, në Katedralen e “Shën Shtjefnit”. Ceremonia u drejtua nga Kardinali Angelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve. “Beatifikimi” u realizua me urdhër të vet Papa Françeskut dhe pas kërkesës së autoriteteve të Kishës Katolike në Shqipëri ku morrën pjesë anëtar të Kishës Katolike si edhe funksionar apo personalitete të larta të shtetit.

Heroizmi i tyre për të mbrojtur me gjak cfarë dëshironin edhe besonin  përcolli,  tek ne, shërbesën historike të kthyer në dëshminë e faktit, sesi sakrifica dhe vlerat e këtyre njerëzve kapërcyen dekada të tëra pas vdekjes së tyre, për t’i sjellë në fund vlerësimin e lartë që meritojnë pas vdekjes sit ë vetmit heronj të vërtetë fetar fill pas Jezusit i cili pranoi vetëflijimin përpara ideologjizmave të sëmura të një mbreti dhe regjimi autoritar vetëpëlqyes me urdhëresa ateiste.

Në ceremony, morën pjesë gjithashtu besimtarë të shumtë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe diaspora shqipfolëse të cilët nderuan edhe u përkulën përpara urdhëresës së martirëve mëshirëplotë përpara Zotit duke marrë leksionin e vyer se ja vlen të vdesësh për Perëndinë!