Imam Rizai (a.s.) themelues i dialogut mes Islamit-Krishterimit
Qendra Kulturore Iraniane në Bejrut, Liban, ka në plan të mbajë një konferencë me titull Imam Rizai (a.s.) Themelues i Dialogut mes Islamit dhe Krishterimit.
Muhammed Mehdi Shariatmadar, atasheu kulturor i Iranit në Liban, tha për Agjencin e Lajmeve IQNANews se ngjarja është planifikuar për t'u mbajtur gjatë festimeve dhjetë-ditore (shënimin e përvjetorëve të lindjes të Imam Riait (a.s.) dhe Hazreti Masumeh (a.s.) në fillim të këtij muaji, por u shty për shkak të orarit të ngjeshur.
Ai tha se konferenca do të përfshijë programe të ndryshme të tilla si fjalime nga figura të shquara nga dijetatëve muslimanë dhe figura të shquara nga dijetarët e krishterët.
Muhammed Mehdi Shariatmadar vuri në dukje se para Imam Rizait (a.s.) Imamët e tjerë kanë pasur dialogje me jomuslimanët, duke përfshirë hebrenjtë, por imami i tetë, Imam Rizai ishte i pari që ka pasur diskutime me të krishterët.
Arsyeja për këtë është sepse imamët e tjerë jetonin në Gadishullin Arabik ku pak të krishterë kanë jetuar, por Imam Rizai (a.s.) ka jetuar në një vend ku ai kishte mundësi që të ketë ndërveprime me dijetarët e krishterë, shpjegoi ai.
Ai shtoi se disa nga dijetarët e krishterë që ndoqën dialogjet më vonë e përqafuan Islamin.
Muhammed Mehdi Shariatmadar vazhdoi duke thënë se Libani do të organizoi konferencën pasi ky shtet arab ka një popullsi të konsiderueshme të krishtere që i duan imamët e pastër (a.s.) dhe për shkak se dialogu Islami-Krishterimi është i zakonshëm në Liban.
Burimi : IQNA News