Cirku i reformës në drejtësi si festival palopolitik!

  • None
nga Alma Prifti | Publikuar në Korrik 24, 2016, mesnatë

U mbajt sot seanca plenare mbi miratimin e Reformës në Drejtësi. Ambasadorja e BE dhe Ambasadori i  SHBA ishin të pranishën sot në këtë seancë ku ndoqën me vëmendje cirkun e politikës shqiptare.

Forcat politike arritën, gjasme, pas shumë javësh bisedimesh pa fund, një marrëveshje për Reformën në Drejtësi, që i hap rrugë miratimit të saj nesër në parlament me konsensusin e të gjitha palëve. Arritja e marëveshjes u lehtësua dhe falë ndërmjetësisë së Komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn, i cili gjatë dy ditëve të fundit ka patur biseda telefonike të vazhdueshme me kryeministrin Edi Rama, me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe kryetarin e parlamentit Ilir Meta. Në një mesazh dërguar të treve gjatë ditës së sotme, e që ka çuar dhe në zhbllokimin e situatës, komisioneri Hahn vinte në dukje pikat e konsideruara si “linja të kuqe nga komuniteti ndërkombëtar” të bazuara në propozimin hibrid të Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit Victoria Nuland.

I pari që njoftoi arritjen e marrëveshjes ishte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Eshtë rënë dakort se roli i Misionit Ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimmarrja do të jetë në duart e palës shqiptare dhe kjo do mishërohet në kushtetutë. Nuk do përjashtohet asnjë qytetar nga konkurrimi mbi bazën e hamendësimeve por vetëm i provave”, deklaroi zoti Basha duke shtuar se “PD është e gatshme që nesër të bashkojë votat për draftin kushtetues”. Kreu i opozitës foli për “një betejë që ja vlejti”, pasi tani siç u shpreh ai “drafti mishëron e reflekton  plotësisht rekomandimet e Venecias dhe është i bazuar në propozimin e zonjës Nuland”. Kjo ishte deklarata e Lulzim Bashës për arritjen e  marrëveshjes së shumëpritur, pavarësisht deklaratës bomb të ish-kryeministrit Berisha se asnjë deputet I Partisë Demokratike nuk do të votojë reformën në drejtësi.

Nga ana tjetër, tepër i vetëkënaqur, solidaritet shprehur edhe kryeministri Edi Rama për faktin që sipas tij “PD u bë pjesë e kësaj fitoreje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. E dyta, i gëzuar që përpjekja për t’i shpallur luftë SHBA-ve dhe BE-së rezultoi një fluskë sapuni. Dhe e treta dua të ndaj faktin se ky është drafti i Reformës Kushtetuese dhe në këtë draft nuk lëviz aboslutisht asgjë sa i përket dy çështjeve që mbajtën peng procesin, pranisë dhe përfshirjes së OMN-së në kushtetutë dhe rolit të tij”, deklaroi zoti Rama, sikurse vetëm PD ishte shkas për refuzimin e miratimit të reformës. Një top i cili dukej sikurse në një Cirk me foka. Një përrallë e cila po bën shumë bujë, por frika qendron mos fundi do të jetë një bllof i madh për të gjithë vendin. Dredhja edhe spërdredhja që palo partitë tona po bëjnë me miratimin e reformës i ngjan një loje të mirëfilltë  ku secila parti i frigohet ngecjes së Derrit! Pavarësisht se presioni i SHBA\BE edhe i popullit shqiptar është i madh, palopartitë vazhdojnë akoma pazarllëqet e tyre cepash se kujt i bie ruleta ruse në fushën e zezë! Si cdo vendim tjetër me rëndësi në vendin tonë, kjo reform pritet të jetë një dështim i madh për shqiptarët edhe në rastë se ajo miratohet, sepse kjo zvarritje dhe këto takime cepash nuk kryhen në favor të popullit, por në favor të gjarpërinjve që do të bëjnë gjithcka ti shpëtojnë dënimit nga drejtësia e pastër e monitoruar nga faktorët e jashtëm.

Përpjekja është e madhe, por zhgënjimi do të jetë akoma edhe më i madh kur palopartitë të buzëqeshin vesh më vesh në surrat të një Europe që investoi gjithcka për buzëqeshjen e popullit. Një popull të cilit i ngriu buzëqeshja me apo pa miratimin e kësaj reforme si tallje të durimit të një populli i cili ka 25 vjet nën trysninë e atyre që menduan për vete dhe nuk pyetën edhe nuk pyesin askënd!