„Nata e Palestinës“ si cështje primare e interesit publik!
Cështja me kontekst delikat mbi Palestinën, mblodhi fetar, dashamirës të palestinës dhe dijetar nga Shqipëria edhe Kosova. Konferenca shkencore kishte në thelb cështjen e Palestinës, kryesisht rripin e Gazës përball Izraelit edhe Fuqive të Mëdha.
Konferenca u përbë nga dy Panele ku Paneli i Parë spikati me cështje nën interesin publik përsa i përket kësaj cështjeje me interes Ndërkombëtar. Të „goditur“ moralisht nga kënga e famshme kushtur Palestinës „We will not go down“ (Ne nuk do të dorëzohemi\demoralizohemi), njohu themelet kjo Konferencë.
Në Panelin e Parë e hapi fjalën kryesuese oragnizatori i kësaj Konference Dr.Olsi Jazexhi. Ky i fundit shpalosi interesimin për të diskutuar mbi cështjen e Palestinës për ta bërë atë me interes publik dhe të diskutojmë sesi rendi Global i diskriminon palestinezët duke qen se Palestina ka edhe ngjyrim të Krishterë përvec atij Mysliman.
U vu në dukje fjala e Ambasadorit të Palestinës z.Muhammed Jusufi i cili foli mbi eksperiencën e tij personale edhe familjare mbi ngjarjet palestineze. Ai theksoi rëndësinë e Medias si fuqi Globale mbi cështjet e luftës, madje drejtoi gishtin mbi Mediat si përgjegjëse kryesore të nxitjes së Luftërave në Botë. Ambasadori shpalosi vështirësitë që has populli palestinez duke qen i izoluar edhe pa akses për të deportuar nga qyteti në qytet pa lejen ushtarake duke na treguar një monedhë të panjohur të popullit palestinez, tashmë i ndarë në popuj e fise sipas interesave izraelite. Ambasadori kritikoi ashpër Fuqitë e Mëdha për dështimin e marrëveshjeve për ti dhën fund konflikteve ku, më në zë ishte Marrëveshja e Oslos më 1993 në Berlin. Kjo marrëveshje zgjati deri më 2008-ën, por përsëri pa rezultat. “
„Pavarësisht se Amerika edhe Europa shkojnë pas gjakëderdhjes, për këtë fajin e ka Palestina” – theksoi Ambasadori me zë ironizues. Ambasadori e mbylli fjalimin e tij me një mesazh për popullin shqiptar:
“ Shqipëria duhet të merret më shumë me Palestinën, jo sepse do, por sepse duhet”!
Fjalimit të Ambasadorit i paspriu Dr. Muhamed Kajolli i cili shpalosi Kumtesën e tij me titull “Dy kultura në një hapësirë”. Kajolli renditi pak Histori duke folur mbi prejardhjen e emrit “Palestinë”. Sipas kërkimeve të tij historike, fjala “Palestinë” vjen nga një fis i quajtur “Pales” me prapashtesë –ine- të cilët, në shek XIX p.r.s, migruan nga Kreta ose Peloponezi për në tokën e Kemanëve. Sipas profesorit, kemi të bëjmë me dy vëllezër, palestinez dhe hebrenj, të cilët u bashkuan në një familje që u përca më pas nga Izraelitët (fis barbar) duke zaptuar shumicën e tokës palestineze me ndihmën e SHBA-ve.
Cështjen e SHBA-ve e shpalosi më tej, në Kumtesën e tij, autori i disa librave nga Prizreni prof. Faik Myftari me titull “Përplasja SHBA-Rusi në Siri, në prapavijë cështja Palestineze”. Profesori kujtoi “Pranverën palestineze” si ngjarja që ndau Lindjen e Mesme në disa shtete të cilat sot ndikohen ushtarakisht nga Izraeli me në krye Bashar Al-Asad edhe Amerika e cila për interesat e saj minerale mbështet Izraelin në interesa pushtuese. Si urë kalimi flijohet Siria e cila ndodhet në kufi me Izraelin edhe palestinën dhe shërben si kërrcënim për aleancën Izrael-SHBA ku kjo e fundit përplaset politikisht me Rusinë e cila, nga ana tjetër mbështet ushtarakisht Sirinë në aleancë me Europën, sërisht për interesa të përbashkëta minerale (nafta). Sipas profesorit, Rusia ka interest e veta sikurse SHBA e cila i shpalos në përpjekje duke përcarë “boshtin e së keqes” ose e njohur ndryshe si “Gjysmëhëna Shiite”. Duke krijuar këtë përcarje, Rusia e ka më të lehtë manovrimin në territorin Shiit, por sigurisht pengesë qëndron gjithmonë SHBA e cila përdor ushtarakisht Izraelin.
Kapakun, kësaj Konference, ja vendosi egjyptiani i parë me rezidencë shqiptare z. Ramadan Abu Abdu, i cili kishte shumë njohuri mbi cështjen palestineze. Në Kumtesën e tij përmbyllëse, ai shpalosi arsyet se përse Palestina është bërë tabel me interes pushtues për Fuqitë e Mëdha. Ai theksoi se Palestina është zemra e Lindjes së Mesme dhe arsyet se përse ajo pushtohet janë tri. Për shkak të pozicionit të Lakmueshëm Gjeografik, për shkak të aspektit Historik ku numëron deri tani ekzistencën e 11 qyteteve të lashta me dëshmi fetare. Aspektin Fetar duke pasur parasysh se Palestina është zotëruesja e disa feve brenda vetes në bashkëjetesë të përbashkët sikurse Shqipëria.
Paneli i Dytë shpalosi disa poezi kushtuar Palestinës edhe popullit palestinez. Atyre mijëra fëmijëve të vrarë e masakruar për interesa pushtuese.
Konteksi final i kësaj Konference ishte mesazhi i një bashkëpunimi fetar nëpër Botë e cila do të sillte harmoninë në bashkëjetesë paqësore fetare, në të kundërtën do të kemi të bëjmë me një Luftë të Tretë Botërore, ndoshta edhe më e përgjakshmja që mund të ketë parë ndonjëherë njerëzimi!