Video skandali i dhunës në kopësht ngre në këmbë shoqërinë civile. Ministria hedh-përdredh fajin!

  • None
nga Alma Prifti | Publikuar në Qershor 24, 2016, mesnatë

Publikimi i një videoskandali nga emisioni investigative “STOP”, trronditi mbarë opinionin public dhe në vecanti publikun online. Edukatorja monstër e cila dhunon egërsisht një fëmijë 3-vjecar, është arrestuar menjëherë nga policia pas skandalit. Në polici ajo deklaroi se videoja ishte prerë dhe ajo e kishte përqafuar fëmijën pasi e kishte rrahur, sikurse ky rrëfim të justifikonte dhunën macabre që ajo ushtroi mbi 3-vjecarin, të cilit i la pasoja të rënda fizike dhe psikologjike.

Veprimtarët e shoqërisë civile kërkojnë forcimin e masave parandaluese, duke kontrolluar ekipet e mësuesve në këto institucione. Dhunimi i një fëmije trevjecar në një kopsht privat nga administraorja e tij ka tronditur opinionin qytetare dhe mediat vendase, të cilat po kërkojnë më shumë masa mbrojtëse në institucionet parashkollore. Tv Klan dhe programi i tij Stop transmetuan pamjet e një kamere të fshehtë se si administratorja e kopshtit Anjeza Shahini dhunonte një fëmijë vetëm 3 vjeç në mes të grupit me fëmijë dhe mësuese të tjera të cilat, për shkak të frikës se humbnin punën, nuk kanë denoncuar aktin në fjalë. Ajo thanë në polici se ky nuk është rasti i vetëm që administratorja e tyre ushtron dhunë ndaj fëmijëve. 2 edukatoret po gjykohen gjithashtu penalisht për moskallëzim që shpie në bashkëpunim në krim.

Veprimtarët e shoqërisë civile pohojnë se pamjet e transmetuara nga media janë të papranueshme dhe se duhen shtuar masat parandaluese.Skandali i dhunës ndaj këtij vogëlushi shtohet më tej edhe nga fakti që kopshti privat në  Sauk, një fshat në periferi të Tiranës është i palicensuar për të ushtruar këtë veprimtari. Administratorja ushtroi dhunë ndaj fëmijës, duke shkaktuar pasoja të dëmshme fizike dhe psikologjike në shëndetin e fëmijëve. Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaroi se e dënonte ashpër dhunën e ushtruar ndaj një fëmije të pambrojtur, por njëkohësisht ajo ja la komplet peshën e fajita prindërve që, sipas saj, nuk zgjedhin kopshtet e duhura për fëmijët e tyre. Ndërkohë, Ministria e Arsimit apo Kontrolli i Tatim Taksave,  cirren lartë e poshtë se “po bëjnë shtet”,

Ky rast i paprecedent dhe i urryer duhet të trajtohet me seriozitet maksmial nga të gjitha autoritetet shtetërore, nga shoqëria shqiptare, thuhet në deklaratë:

Pas dënoncimit të videoskandalit, rezultoi se “Kopshti Diren” nuk ishte licencuar nga MAS-i dhe vepron në kushtet e informalitetit dhe krimit ekonomik.

Nga inspektimet e fundit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit janë gjobitur dhe mbyllur 20 kopshte private. Ministria e Arsimit dhe Sportit tha se do të rinisë një inspektim kombëtar të të gjitha kopshteve private pikërisht pasi ndodhi ky akt i tëmerrshëm edhe barbar.

Altin Hazizaj drejton qendrën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe Linjën Allo 116, ku mblidhen cdo ditë dhjetëra denoncime dhune nga vetë fëmijët. Ai është i shqetësuar se edhe pas denoncimeve të dhunës administrata shtetërore nuk ka institucione të mirëfillta për parandalimin e dhunës dhe eleminimin e pasojave të saj. Komiteti Shqiptar i Helsinki deklaroi po ashtu se kjo gjendje shqetësuese dhe e përsëritur nuk mund të tolerohet dhe se duhen zbatuar ligjet bashkëkohore në fuqi deri në dënim të shkallës më të rëndë mbi 3 vjet që është maksimalja për këtë katëgori krimesh deri në dënim me funksion të detyruar në komunitet.