Muslimani i Kenisë, i cili i mbrojti të krishterët, ndrroi jetë

  • Mësuesi musliman që mbrojti të krishterët, Salah Farah, ndrroi jetë
Publikuar në Jan. 24, 2016, 1 a.m.

Një mësues musliman,  i cili i mbrojti udhëtarët e krishterë, kur autobusi i tyre u sulmua nga militantët islamikë, ka vdekur gjatë operacionit kur ishte shtrirë për të trajtuar plagën e tijnga plumbi.

Salah Farah ishte në një autobus që udhëtonte përmes Mandera-s në Kenia, kur autobusi u sulmua militantët e al-Shabab-it në muajin dhjetor, 2015.

Sulmuesit thanë se muslimanët dhe të krishterët të ndahen,  por ai ishte në mesin e udhëtarëve muslimanë i cili nuk pranoj ndarjen.

Një plumb e goditi  mësuesin z. Salah Farah dhe gati pas një muaj, ai vdiq në spital në kryeqytet, në Najrobi.

Në sulmet e mëparshme në atë zonë, al-Shabab ka vrarë  të krishterët dhe ka kursyer muslimanët.

Në atë kohë, z Salah Farah tha për BBC-in sulmuesit i kishte ofruar atij një arratisje.

Ata na thanë, nëse ju jeni një musliman, jemi të sigurt. Kishte disa njerëz të cilët nuk ishin musliman. Ata e fshehën, tha ai.

Megjithatë, ai i përkujton gazetës së përditshme të Kenias The Daily Nation se njerëzve u është thënë për t’u ndarë, por ata refuzuan.

Ne u kemi kërkuar atyre që të vrasin të gjithëve ose të na lënë vetëm.

Duke shpjeguar veprimet e tij, ai i tha Zërit të Amerikës në fillim të këtij muaji se njerëzit duhet të jetojnë së bashku në paqe.

Jemi vëllezër.

Është vetëm feja që është ndryshe, kështu që unë kërkoj nga vëllezërit e mi  muslimanë që të kujdesen për të krishterët në mënyrë që të krishterët gjithashtu të kujdeset për ne  muslimanët  dhe ta ndihmojnë  njëri-tjetrin dhe  të jetojmë së bashku në paqe.      

Pas vdekjes së tij, Inspektori i Përgjithshëm i Policisë, Joseph Boinnet nderoi z. Salah Farah, duke i thënë gazetes Kenya Standard se z.Farah është e një hero i vërtetë.

Vëllai z Farah, Rashidi i tha gazetës Ylli i Kenias se ai shpreson vdekja e vëllait të tij do të sillte harmoninë fetare dhe do të inkurajojë Keniasit të jetojnë si një bashkësi.



Burimi : ABNA