Shpirti i Kur’anit gjendet në Mesazhin e Imam Humeinit

  • Prof.Dr. Abdulaziz  Sachedina ligjërues në Katedrën e Studimeve Islame në Universitetin George Mason në Fairfax, Virginia.
nga Abdulaziz Sachedina | Publikuar në Nën. 18, 2015, 1 a.m.

Nëse dikush në univers është duke menduar për dimensionin shpirtëror të ekzistencës njerëzore dhe mesazhin e Kur'anit  për spiritualitetin sot, atëherë ata do të dëgjojnë mesazhin e Imam Humeinit  (r.a.) që tha për Kur'anin e Shenjtë.

Abdulaziz Sachedina   prof. në Katedrën e Studimeve Islame në Universitetin George Mason në Fairfax, Virginia, është tani në Teheran për të marrë pjesë në Kongresin Ndërkombëtar për Kur’anin në Jetën dhe Mendimin e Imam Humeinit (r.a.) Në një intervistë me Agjencinë e Lajmve IQNA, ai na prezentojë pikëpamjet e tij mbi këtë temë. Në vazhdimi është pjesa e parë e intervistës.

 

• Para së gjithash, ju jeni i ftuar në Konferencën Ndërkombëtare mbi Imam Humeinin dhe Kur’anin e Shenjtë, e cila është planifikuar të mbahet në kryeqytetin e Iranit, në Teheran. Cili është qëllimi juaj kryesor për të përcjellur këtë ngjarje?  

 

• Unë jam i ftuar për të paraqitur një kumtesë rreth marrëdhënieve në mes të udhëheqësit të madh të Iranit, ImamHumeinit dhe Kur'anit. Sipas mendimit tim, konferenca është shumë kuptimplote, sepse kjo është koha që ne duhet të kthehemi së bashku tek Imam Humeinit dhe Kur’ani  për të gjetur se çfarë saktësisht është në Kur'an që Imam Humeini është mbështetur për  Revolucionin e tij dhe aspiratën e tij për popullin e Iranit dhe gjithashtu për muslimanët e të gjithë botës. Prandaj, për atë Kur'ani ishte burim frymëzimi për te jashtëzakonisht i rëndësishëm në mënyrë që ai fliste me gjuhën  univerzale dhe për të gjithë popujt e Islamit në mbarë botën. Në fakt, unë mund të shkojë  më tej dhe të themi se në qoftë se ka dikush në univers sot duke menduar për dimensionin shpirtëror të ekzistencës njerëzore dhe mesazhin e Kur'anit për spiritualitetin sot, atëherë ata duhet ta dëgjojnë mesazhin e Imam Humeinit që e ka dhënë rreth Kur’anit të Shenjtë .

 

• Ju thatë se mesazhi universal. Ne jetojmë në shekullin e XXI. Bota Muslimane  është  duke u përballur me shumë sfida, nëse jo kriza. Ju lutem të na sqaroni pakëz  se çfarë do të thotë termi mesazh universal në gjendjen aktuale të Botës Islame?

 

• Çështja kryesore që përballet komunitetin global dhe gjithashtu komuniteti musliman në mbarë botën është për të ruajtur atë që ne e quajmë ndjenjën

dhe thelbin e drejtë dhe të gabuar që ne bëjmë. Ne jemi të angazhuar në zhvillimin ekonomik, përparimin politik, dhe shumë aspekte të ekzistencës sociologjike  të njerëzimit në të gjithë botën. Prandaj, unë mendoj se sot më shumë se në çdo kohë tjetër dimensioni universal i Kur'anit siç shpjegohet dhe hulumtohet nga Imam Humeini vetë e bën të kuptueshëm.

Si një çështje e  vërtetë, ne jemi në kërkim të një ekuilibri. Një ekuilibër përball ekstremeve me të cilat ne po ballafaqohemi. Ne jemi jashtëzakonisht materialistë apo ne jemi jashtëzakonisht të dhunshëm si ISIS-i  dhe shumë komunitete të tjera. Ne jemi në mënyrë të skajshme duke i bërë gjërat, ne kemi nevojë të jemi të  balancuar midis materializmit dhe spiritualizmit, midis kërkesave të individit, familjes, komunitetit, dhe bashkësinë ndërkombëtare. Kështu që ju mund ta imagjinoni se është një njeri që mendon në mënyrë të tillë që ai mund të ndikojë tek individi,  komuniteti, kombi dhe bashkësia ndërkombëtare. Kështu që ju mund të filloni me individin  dhe për të ndërtuar kombin siç bëri Imami.

Unë e kam njohur Imam Humeinin për një kohë të gjatë. Unë jam 73 vjeç. Duke jetuar në pjesë të ndryshme të botës dhe vende të ndryshme, unë mund të vlerësoj sot çfarë Imam Humeini na mësoi rreth dyzet vjet më parë. Çfarë  ai na mësoi është diçka universale. Ne të gjithë duam të jemi të mirë, të pasur, dhe të suksesshëm. Të gjitha këto gjëra na çojnë për të shqyrtuar një shu mëllojshmëri të gjerë të ideve, ideologjive dhe shkollave të mendimit. Çfarë bëri Imam Humeini ishte për të na dhënë një udhëzim si qenie njerëzore, si thelb i krijimit të Zotit. Është qenia njerëzore ajo që ka rëndësi. Në qoftë se një pjesë e njerëzimit ka dhëmbje, të gjitha qenieve njerëzore duhet të ndiejnë dhëmbjen.

Në një poezi Sa’adiu shkruant: Qeniet njerëzore nga një tërësi janë  - Në esencë dhe shpirt nga një brum janë”. Kjo poezi e Sa'adiut është pjesë e traditës profetike. Çfarë ndodh me qeniet e tjera është gjithashtu  biznes i juaj. Ju nuk mundeni me thënë: . Nuk është punë e imja. Imami  thoshte se pjesa e përgjegjësisë fetare dhe shpirtërore është që të mendojmë për të tjerët, për të menduar për atë që iu ndodh  popujve të ndryshëm në vende të ndryshme.

Sipas Imam Humeinit, në qoftë se ju bëheni  indiferent, ju do të bëheni i pa sjellshëm. Kjo do të thotë që ju nuk jeni i kujdesshëm se çfarë është përgjegjësia juaj, çfarë është morali juaj. Në botën në të cilën ne jemi shumë afër tani në sajë të mjeteve të avancuara të komunikimit, askush nuk ka më  privatësi. Ne jemi të gjithë në hapësirat publike dhe nuk duhet të jemi  indiferent ndaj njëri-tjetrit. Kjo është ajo që na mësonte Imam Humeini.

Kur’ani për Imam Humeinin ishte burim frymëzimi,  mjafton të mendoni  në lidhje me ajetin 70 të sures Isra:   

“Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.”  
Allahu i  ka vlerësuar, nderuar  të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi, përkatësisë etnike, etj Adami është emri gjenerik në Kur’an për qenie njerëzore. Ky  është shpirti i Kur’anit që ne e gjejmë në mesazhin e Imam Humeinit.

 

Shënim:

Abdulaziz Sachedina është profesor  në Katedrën e Studimeve Islame në Universitetin George Mason në Fairfax, Virginia. Ai ka shërbye si profesor për 33 vjet, duke filluar në vitin 1975. Ai çdo vit zhvillon kurse për Islamin Klasik, Islamin  në Kohën Moderne, Islami, Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut, Bioetika Islame dhe Teologjia Muslimane. Ai ka lindur në Tanzani, por është me prejardhje nga India. Ai ka doktoruar në  Universitetin e  Torontos. Ka diplomuar edhe  nga Universiteti Musliman Aligarh në Indi dhe Universitetit Ferduwsi i Mashad-it  në Iran. Ai ishte një nga studentët e Dr. Ali Sheriatit në Iran.

Prof.Dr.   Abdulaziz Sachedina flet gjuhën hindu, urdu, frengjisht, persisht, arabisht, guxharati, anglisht, gjermanisht dhe turqisht.

 

 

 

 

     Ai është ligjërues në Universitetin e Virxhinias, në Shtetet e Bashkuar.

 Ka shkruar shumë libra, disa prej të cilave janë:

 

The Just Ruler in Shi'ite Islam:

The Comprehensive Authority of the Jurist in Imamite Jurisprudence,

The Islamic Roots of Democratic Pluralism, 

The Islamic World: Past and Present etj. 



Burimi : IQNA News

Abdulaziz Sachedina

Abdulaziz Sachedina është profesor  në Katedrën e Studimeve Islame në Universitetin George Mason në Fairfax, ...