Dijetarët kryesor muslimanë sunni dënojnë tragjedinë në Mina

  • None
Publikuar në Shta. 30, 2015, mesnatë

Një numër i Ulemave Sunni në krahinën veriperëndimore të Azar bajxhanit të Iranit thanëe se pakujdesia nga ana e autoriteteve Saudite ka lënë  pasoja të rënda mbi haxhinjt gjatë Haxhit.

Ulemaja Sunnite gjithashtu shprehu keqardhje për incidentin fatal në Mina dhe ofroi ngushëllimet për muslimanët e botës.

Sipas Organizatës së Haxhit, numri i të vdekurve  i haxhijve iranianë  arriti në 169.

Ndërkohë, numri i haxhinjve të plagosur dhe të zhdukur Iranianë është 46 dhe 298 respektivisht.

Haxhinjt ishin në rrugën për xhamarāt për të kryer ritualet e Haxhit atje. Gjuajtja me gurë, e shejtanit, është pjesë e Haxhit  vjetor Islamik në qytetin e shenjtë të Mekës.

Shumë ekspertë botërorë, zyrtarë politikë dhe fetarë besojnë se keqmenagjimi ishte shkaku i vërtetë për të incidenteve të ndryshme në  Haxh gjatë këtij viti, duke përfshirë rënien e një vinçi të madh, një fatkeqësi zjarri në një hotel, një zjarr i cili u përhap në kampin e haxhinjve egjiptian në Mina, në shkretëtirë, dhe mbi të gjitha, rrëmuja në Mina.

Ndërkohë, nënkryetari i parë, Eshak Xhehangiri ka mbajtur qeverinë Saudite përgjegjës për rrëmujën që shkaktojë tragjedinë të enjten gjatë udhëtimit të haxhnjve në Mekë. Më shumë se 2.000 haxhinj kanë humbur jetën me qindra të tjerë ende mungojnë.

Incidenti  fatal në Mina ishte një çështje shumë e rëndësishme për ne e cila  zbuloi keqmenagjimin e Arabisë Saudite, tha ai.

Eshak Xhehangiri shprehu shqetësimin në dy incidentet fatale të rrëzimit të vinçi dhe ikja nga rrëmuja gjatë ritualeve aktuale të Haxhit dhe tha:

Qeveria e Iranit beson se qeveria Saudite do të mbajë përgjegjësi dhe do të hetojë shkaqet e tragjedisë.

Më 24 shtator, Udhëheqës i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas vdekjes së disa qindra haxhinjve, duke përfshirë edhe iranianët, në qytetin e shenjtë të Mekës.

Qeveria Saudite është e detyruar të pranojë përgjegjësinë e saj të rëndë në këtë incident të hidhur dhe për të përmbushur detyrimet e veta në pajtim me sundimin e drejtësisë dhe të saktësisë. Keqmenagjimin dhe masat joadekuate  që ishin prapa kësaj tragjedie nuk duhet të mospërfillen, tha udhëheqësi, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei



Burimi : IRNA