Oficer sionist u gjuajt me pushkë "Seyyad" të prodhimit iranian
Thuhet se kjo armë antifortifikuese e kalibrit 12.7 mm e quajtur "Ghula" e përdorur në likuidimin e oficerit sionist është një version vendas i pushkës së famshme iraniane AM-50 "Seyyad", e prodhuar në Rripin e Gazës përmes transferimit të teknologjisë.
Në distriktin Shujaiyya në veri të Gazës, të cilin sionistët kanë pretenduar se e kanë pushtuar dhe pastruar plotësisht prej muajsh, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Qassam, publikuan pamjet të cilat tregojnë momentin kur ata qëlluan një oficer tanku me zjarr snajper.
Në këtë video të publikuar nga njësia e mediave të Hamasit, gjuajtja e oficerit në tankun Merkava bëri që pretendimet e sionistëve të vihen sërish në pikëpyetje.
Thuhet se kjo armë antifortifikuese e kalibrit 12.7 mm e quajtur "Ghula" e përdorur në likuidimin e oficerit sionist është një version vendas i pushkës së famshme iraniane AM-50 "Seyyad", e prodhuar në Rripin e Gazës përmes transferimit të teknologjisë.
Në një lajm tjetër të ngjashëm që kemi publikuar në faqen tonë në vitin 2018, thuhej si më poshtë:
Izraeli: Pushka snajper e Hamasit që vrau ushtarin tonë është prodhuar në Iran
"Jeleku standard prej qeramike i veshur nga rreshteri Aviv Levi nuk arriti të ndalonte plumbin e armës së avancuar kur ai u qëllua në kufi të premten."
Faqja e internetit Times of Israel vazhdoi:
“Siç raportoi Hadashot TV të dielën, si rezultat i hetimeve fillestare nga ushtria izraelite, u konstatua se rreshteri Aviv Levi, i cili u vra nga një snajper palestinez në kufirin e Gazës të premten (20 korrik), u vra nga një plumb blindues i shkrepur nga një pushkë e prodhimit iranian.
Thuhet se arma e përdorur në sulm ishte një imitim i pushkës Steyr me origjinë austriake.
Sipas lajmit, ushtria izraelite e dinte se Hamasi kishte këto armë që do të depërtonin në jelekët qeramikë të përdorur nga shumica e ushtarëve të tij. Megjithatë, duke qenë se ka pak gjasa që kjo pushkë të përdoret, jelekët më të rëndë që janë efektiv kundër këtij lloji plumbash përdoren vetëm në situata shumë të veçanta."