Nasser Kandil: Ushtritë amerikane dhe të regjimit sionist nuk mund të përballojnë shumë humbje
Për më tepër, siç tregoi Lufta e Ukrainës, luftërat e shekullit të 21-të nuk janë luftëra me avionë dhe tanke siq ishte Lufta e Dytë Botërore dhe luftërat e tjera të shekullit të 20-të që pasuan. Në vend të këtyre, ne jemi dëshmitarë të luftërave në të cilat mjetet ajrore pa pilot, raketat precize dhe këmbësoria tokësore janë vendimtare. Ky është lloji i luftës në të cilën Boshti i Rezistencës është superior dhe specializohet për të zhvilluar, siç shihet në sulmin e Ansarullahut ndaj objekteve të Aramco-s në vitin 2019.
Ekzistojnë shumë faktorë që mbështesin pretendimin tonë se amerikanët dhe izraelitët janë të paaftë për të zhvilluar një luftë tokësore. Më e rëndësishmja prej tyre, siç e pranojnë edhe drejtuesit e tyre, është paaftësia e ushtrisë amerikane për të derdhur gjak, siç dëshmohet nga tërheqja e tyre nga Afganistani dhe shmangia e konfliktit të drejtpërdrejtë atje, pavarësisht rëndësisë strategjike të luftës në Siri për amerikanët. Për këtë arsye, ata zgjodhën të përdorin formacione terroriste në Siri. Në rajon është derdhur më shumë gjak se sa mund t'a përballojnë ushtritë perëndimore dhe regjimi okupator sionist. Duke folur për dështimin e luftës kundër Rezistencës në vitin 2006, Moshe Arens kishte thënë: “Jemi bërë shtet, popull dhe ushtri që dëshiron të arrijë fitore pa derdhur gjak!”.
Së dyti, Uashingtoni beson se një luftë e madhe në rajon do ta linte atë vite prapa në konkurrencën e tij ekonomike me Kinën dhe se preokupimi i tij me luftërat në Irak dhe Afganistan është një nga arsyet më të rëndësishme për përparimin e Kinës në këtë garë. Për më tepër, siç tregoi Lufta e Ukrainës, luftërat e shekullit të 21-të nuk janë luftëra me avionë dhe tanke siq ishte Lufta e Dytë Botërore dhe luftërat e tjera të shekullit të 20-të që pasuan. Në vend të këtyre, ne jemi dëshmitarë të luftërave në të cilat mjetet ajrore pa pilot, raketat precize dhe këmbësoria tokësore janë vendimtare. Ky është lloji i luftës në të cilën Boshti i Rezistencës është superior dhe specializohet për të zhvilluar, siç shihet në sulmin e Ansarullahut ndaj objekteve të Aramco-s në vitin 2019. Po ashtu, edhe nga zyrtarët e lartë amerikanë pranohet se konfliktet aktuale të Detit të Kuq janë betejat e tyre më të mëdha detare që nga Lufta e Dytë Botërore.
Burimi : Al-Binaa