Gaza, Vietnami psikologjik i Izraelit

nga Özlem Burya | Publikuar në Jan. 10, 2024, 10:37 a.m.

Edhe nëse regjimi izraelit i jep fund luftës në Gaza, atë e pret një luftë më e gjatë dhe më komplekse.

Gjatë ditëve kur po diskutohej nisja e një operacioni tokësor nga Izraeli në Gaza, oficeri amerikan në pension Joe Buccino, i cili më parë shërbente në Lindjen e Mesme, kishte pohuar në artikullin e tij të botuar në revistën Foreign Policy se "Gaza do të ishte Vietnami i Izraelit".[1]

Sigurisht, kjo pikëpamje ishte më shumë një analizë e cila përfshinte konfliktet ushtarake dhe vinte në dukje se ushtria izraelite nuk do të arrinte suksesin që donte në operacionin tokësor në Gaza.

Në artikullin në të cilin u theksua se si gjatë Luftës së Vietnamit, sistemet e tuneleve të Viet Kong-ut e vështirësuan luftën për SHBA-të dhe aleatët e saj, po ashtu u vu në dukje edhe ngjashmëria e sistemit të tunelit në Gaza me atë në Vietnam dhe se Izraeli do të kishte një dështim ushtarak.

Kur shikojmë luftën tokësore që nga 1 nëntori 2023, kur u botua artikulli, duket se ajo që është paraqitur është e vlefshme. Regjimi izraelit e ka të vështirë të fshehë humbjet e tij pavarësisht censurës ushtarake dhe, siç theksohet nga shumë analistë të luftës, ka gecur në Gaza.

Kur diskutohet për ngjashmëritë e Gazës me Vietnamin, përveç pikave ushtarake, në plan të parë vijnë edhe traumat ushtarake. Sepse pas Luftës së Vietnamit, SHBA humbi më shumë nga ushtarët e saj nga 'vetëvrasjet e ushtarëve' sesa që humbi në Vietnam.

Është regjistruar se në periudhën e pasluftës në Amerikë kanë kryer vetëvrasje 150 mijë deri në 200 mijë ushtarë për shkak të këtij çrregullimi psikologjik të njohur si 'Sindroma e Stresit Post-Traumatik'.[2]

Po ashtu, pas luftërave që filloi Amerika pas 11 shtatorit, veçanërisht në Afganistan dhe Irak, u zbulua se numri i ushtarëve që u vetëvranë pas luftës ishte më i madh sesa numri i ushtarëve që vdiqën në zonat e nxehta të konfliktit.

Ndërsa thuhej se numri i ushtarëve të vdekur në luftë gjatë kësaj periudhe ishte rreth 7 mijë, në një raport të përgatitur nga Universiteti Brown u publikua se numri i ushtarëve të vetëvrarë ishte më shumë se 30 mijë.[3]

Çrregullimi i stresit post-traumatik i përjetuar pas luftës tregohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve të ushtarëve.

Çfarë është Çrregullimi i Stresit Post-Traumatik?

ÇSPT është një gjendje e përkeqësimit të shëndetit mendor e cila u vi në dukje nga psikiatërit, veçanërisht pas luftës së Vietnamit.

ÇSPT është një reagim psikologjik ndaj përvojës së ngjarjeve traumatike intensive kërcënuese për jetën. Mund të prekë njerëz të çdo moshe, kulture apo gjinie.

Ndërsa shumë ushtarë përjetojnë simptoma të lidhura me ÇSPT gjatë luftimeve, kjo është etiketuar 'lodhja e betejës'. Në Luftën e Vietnamit, ky fenomen u quajt "reagim ndaj stresit luftarak".

Sipas përkufizimit të tij të përgjithshëm, "Para çrregullimit të stresit post-traumatik, personi ka përjetuar, dëshmuar ose është përballur me një ngjarje të vërtetë ose të kërcënuar me vdekje, lëndim të rëndë ose një kërcënim për integritetin fizik të vetes ose të të tjerëve. Reagimet e personit përfshijnë frikën ekstreme, pafuqinë ose tmerrin.”[4]

Fenomeni i Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik është një proces që zgjat për shumë vite dhe vazhdon të prekë njerëzit.

Në vitin 1983, Kongresi Amerikan e kreu një studim midis ushtarëve që morën pjesë në luftën e Vietnamit. Në kohën kur u krye studimi (nga mesi deri në fund të viteve 1980), u zbulua se në mesin e veteranëve të Vietnamit, rreth 15 përqind e burrave dhe 9 përqind e grave kishin ende ÇSPT. U zbulua se gati 30 për qind e burrave dhe 27 për qind e grave kishin përjetuar ÇSPT në një moment të jetës së tyre pas luftës së Vietnamit.

​Këto zbulime, të marra gati një dekadë pas përfundimit të Luftës së Vietnamit, zbuluan se për shumë veteranë të luftës, ÇSPT e tyre ishte bërë kronike, domethënë një gjendje e vazhdueshme dhe afatgjatë.[5]

Historia e vetëvrasjeve të ushtarëve në Izrael

Çdo vit përgatiten shumë raporte që publikojnë numrin e vdekjeve të ushtarëve që shërbejnë në ushtrinë izraelite. Në raportet e përgatitura, vlen të përmendet se këta numra ngrihen menjëherë pas një konflikti ose lufte me palestinezët.

Rritjet e dukshme të rasteve të vetëvrasjeve mes ushtarëve izraelitë kanë paralele me periudhat e luftës.

Në një artikull lajmesh të botuar në vitin 2018, thuhej se, sipas raporteve izraelite, numri i ushtarëve izraelitë të cilët marrin këshilla psikiatrike u rrit me 40 për qind në dekadën e fundit.[6]

Duke iu referuar lajmit të gazetës izraelite Haaretz, në lajm thuhet se janë dhënë 47 mijë seanca mbështetjeje psikologjike për ushtarët izraelitë të cilët kanë kërkuar ndihmë psikologjike për shkak të humbjes së shëndetit mendor në vitin 2017.

Po kështu, në një studim të kryer në vitin 2019, jo vetëm rastet e Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik, por edhe “Stresi Traumatik Sekondar” (STS) janë ekzaminuar te terapistë, bashkëshortë dhe kryesisht fëmijë të individëve të traumatizuar. Me fjalë të tjera, këta ushtarë patën një ndikim negativ psikologjik jo vetëm mbi veten e tyre, por edhe në rrethin e tyre të ngushtë, madje edhe te terapistët e tyre.

Studimi shqyrtoi simptomat e STS në mesin e veteranëve të luftës Izrael-Gaza të vitit 2014 dhe prindërve të tyre, pesë vjet pas luftës.

Grupi i kontrollit përbëhej nga veteranë të njësive ushtarake luftarake, të cilët ishin në detyrë aktive gjatë luftës, por nuk merrnin pjesë aktive në luftë.

Simptomat e Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik u zbuluan se ishin pothuajse dy herë më të larta në grupin e veteranëve luftarakë drejtpërdrejt aktivë krahasuar me grupin e veteranëve të luftës aktive indirekte. Po ashtu, u zbulua se, në familjet e këtyre ushtarëve, nënat në përgjithësi kishin simptoma më të larta STS.[7]

Pas operacionit tokësor të Izraelit kundër Gazës, filluan të ndodhin humbje të mëdha në mesin e ushtarëve izraelitë.

Edhe pse regjimi izraelit ka aktivizuar mekanizmin e censurës ushtarake për të fshehur humbjet e tij, ai nuk mund të zbatojë censurë të rreptë për shkak të burimeve alternative të medias.

Lajmet se ushtarët izraelitë që luftonin në Gaza filluan të përjetojnë probleme psikologjike filluan të botohen kryesisht në mediat e Azisë Perëndimore. Për shkak të mbulimit të gjerë të akuzave në media, edhe mediat perëndimore dhe ato izraelite po ashtu duhej të publikonin lajme lidhur me këtë temë.

Edan Kleiman, president i Organizatës së Veteranëve të Invalidëve të Izraelit, tha në një raport për Bloomberg në dhjetor, se nëse numërohen ushtarët e traumatizuar, numri i të lënduarve do të rritet në rreth 20 mijë.

Kleiman shtoi gjithashtu se kjo ishte hera e parë që Izraeli ishte dëshmitar i një numri kaq të madh të të lënduarve që duheshin rehabilituar, për shkak se autoritetet izraelite nuk e dinin seriozitetin e situatës. [8]

Në lajmin e agjencisë së lajmeve IRNA të dhjetorit 2023, duke iu referuar mediave izraelite, theksohej se lufta kundër Gazës i ekspozoi izraelitët në kriza kolektive psikologjike dhe shqetësime serioze.

​Në lajm u njoftua se më shumë se 2 mijë ushtarakë pjesëmarrës në luftën tokësore kundër Rripit të Gazës u detyruan të shkonin tek psikiatërit për shkak të problemeve të shëndetit mendor.[9]

Më në fund, webfaqja izraelite e lajmeve Walla publikoi një raport që tërhoqi vëmendjen ndaj problemeve në rritje psikologjike të ushtarëve izraelitë.

Të dhënat e marra nga Walla tregojnë se si është ndikuar shëndeti mendor i ushtarëve që nga fillimi i luftës.

Sipas shifrave të raportuara në lajme, të paktën 1600 ushtarë izraelitë kanë përjetuar simptoma të 'goditjes së predhave ushtarake' që nga fillimi i luftës tokësore në Rripin e Gazës.

Sipas të dhënave, është raportuar se 76 për qind e ushtarëve janë kthyer në luftime pas trajtimit fillestar nga ushtarët në terren ose oficerët e shëndetit mendor, si dhe 250 prej tyre janë liruar nga shërbimi.

Në lajme u njoftua se rreth një mijë nga këta ushtarë nuk u shëruan dhe kishin nevojë për rehabilitim të mëtutjeshëm. [10]

Mediat izraelite raportojnë se kanë frikë se ushtarët të cilët vazhdojnë të vuajnë nga simptomat do të vuajnë më vonë nga çrregullimi i thellë i stresit post-traumatik.

Po ashtu, departamenti i rehabilitimit i ushtrisë izraelite njoftoi se planifikon të nisë një program të mbështetur nga psikiatri për të ndihmuar ushtarët e lënduar për shkak të luftës në Gaza.

Më në fund, media iraniane citoi burime nga media izraelite në lidhje me këtë çështje dhe deklaroi se në listën e rehabilitimit psikologjik kishte 2800 personel ushtarak; Ajo deklaroi se 3 për qind e tyre ishin në një situatë të rrezikshme dhe 18 për qind po përjetonin çrregullim të stresit post-traumatik.[11]

Makthi i Izraelit

Vihet re se jo vetëm ushtarët izraelitë, por veçanërisht edhe kolonët izraelitë nga zonat e evakuuara po përjetojnë probleme psikologjike.

Së fundi, në platformën e rrjeteve sociale të quajtur X, është raportuar se ka pasur një problem alkoolizmi dhe zënka të shpeshta në hotelet në Tel Aviv ku kanë qëndruar kolonët nga zonat e konfliktit. Gjithashtu thuhet se shkalla e vetëvrasjeve në mesin e kolonëve është në rritje.[12]

Mediat izraelite theksojnë gjithashtu se tek izraelitët ka një rritje intensive të kërkesës për trajtim psikologjik.

"Shërbimi Emocional i Ndihmës së Parë" të Izraelit ERAN njoftoi se ka pasur një rritje të kërkesës për trajtim psikologjik dhe ÇSPT midis izraelitëve dhe ka arritur në 100 mijë kërkesa.[13]

Një pikë tjetër e rëndësishme aq sa fakti se Çrregullimi i Stresit Post-Traumatik rrit përqindjet e vetëvrasjeve, është se këta persona gjithashtu kanë një shkallë të lartë të dëmtimit të njerëzve të tjerë.

Dihet se në shumë vende të botës, veçanërisht në Amerikë, ushtarët që kthehen nga lufta kryejnë vrasje masive dhe dëmtojnë rrethin e tyre të afërt.

Po ashtu, në një lajm të fundit në faqen e internetit Press TV, thuhej se më 27 dhjetor 2023, një ushtar izraelit i sapo kthyer nga Gaza përjetoi një 'terror nate', domethënë një 'makth' dhe qëlloi me pushkë, duke plagosur shokët e tij ushtarë në të njëjtën dhomë. [14]

Një sondazh i kryer nga kompania ndërkombëtare e sondazheve Gallup më 23 dhjetor zbuloi faktin se shëndeti mendor i izraelitëve është përkeqësuar seriozisht pas përmbytjes në Al-Aksa.

Sipas një sondazhi të Gallup, pas operacionit të 7 tetorit, shëndeti emocional i izraelitëve është më i keq se kurrë: 'Një shumicë rekord e lartë e izraelitëve thonë se kanë përjetuar ankth (67 përqind), stres (62 përqind) dhe mërzi (51 përqind) për pjesën më të madhe të ditës së kaluar. Më shumë se një e treta (36%) gjithashtu raportojnë se kanë përjetuar shumë zemërim.'[15]

Fillimi i fundit

Çrregullimet psikiatrike që vijnë nga luftërat, veçanërisht Çrregullimi i Stresit Post-Traumatik, përbëjnë gjithashtu një barrë serioze financiare për shtetet. Shembulli më i madh i kësaj mund të shihet në Amerikë.

Kongresi amerikan duhet të ndajë buxhete shumë të mëdha për trajtimin psikologjik të ushtarëve të cilët kthehen nga lufta.

Raporti 'Projekti i kostove të luftës' i përgatitur nga Universiteti Brown mbi këtë temë përfshinte kostot e larta të trajtimeve afatgjata për të parandaluar vetëvrasjet e ushtarëve të pasluftës.[16]

Duke marrë parasysh lajmet në mediat izraelite, duket ekonomikisht e pamundur që Izraeli të fillojë trajtime që përfshijnë kosto kaq të larta. Po kështu, psikiatërit izraelitë kritikojnë qeverinë se nuk i kushton shumë vëmendje çështjes. Thuhet se studimet e kryera janë të mangëta, ndërsa mbështetja psikologjike që u ofrohet ushtarëve është e pamjaftueshme.

Duke marrë parasysh kushtet aktuale të luftës në Gaza, regjimi izraelit nuk do të humbasë vetëm ushtarët e tij. Në të njëjtën kohë, vitet e ardhshme do të jenë plot me 'granata dore të pashpërthyera'.

Ngjashmëritë në mes të Gazës dhe Vietnamit, për të cilat analistët ushtarakë tërhoqën vëmendjen në fillim të luftës, do të plotësohen jo vetëm në fushën e betejës, por edhe pas luftës, kur ushtarët izraelitë do të përjetojnë fatin e ushtarëve amerikanë.

Edhe nëse regjimi izraelit i jep fund luftës në Gaza, atë e pret një luftë më e gjatë dhe më komplekse . Vetëvrasjet e ushtarëve, çmenduria sociale, zemërimi, konfliktet individuale, rritja e vdekshmërisë, rritja e përdorimit të substancave dhe krizat ekonomike përbëjnë një pjesë shumë të vogël të tyre.

[1] Foreing Policy, 1 Nëntor 2023 https://foreignpolicy.com/2023/11/01/gaza-hamas-israel-idf-tunnel-warfare-vietnam-viet-cong/

[2] Frosty Wooldridge, 2011, https://rense.com/general93/suic.htm

[3] RT, 22 Qeshor 2021, https://www.rt.com/usa/527233-us-military-suicides-study/?ysclid=lqxsvvsbwi399967093

[4] Shoqata Turke EMDR, https://www.emdr-tr.org/travma-sonrasi-stres-bozuklugu/

[5] Matthew Tull, https://tr.reoveme.com/vietnam-savasi-sonrasi-travma-sonrasi-stres-bozuklugu-tssb/

[6] Daiy Sabah, Gusht 2018, https://www.dailysabah.com/mideast/2018/08/21/more-israeli-soldiers-suffer-from-mental-problems-report-says

[7] https://psychiatryai.com/post-traumatic-stress-in-war-veterans-and-secondary-traumatic-stress-among-parents-of-war-veterans-five-years-after-the-2014-israel-gaza-military-conflict/

[8] Al Mayadeen, Dhjetor 2023, https://english.almayadeen.net/news/health/disabled-israeli-soldiers-to-reach-20k-if-mental-disorders-i

[9] IRNA News, Dhjetor 2023, https://www.irna.ir/news/85327405/%D9%85%D9%86%D8%A7%D8%A8%D8%B9-%D8%B5%D9%87%DB%8C%D9%88%D9%86%DB%8C%D8%B3%D8%AA-%D8%AC%D9%86%DA%AF-%D8%BA%D8%B2%D9%87-%DB%B6%DB%B0-%D8%AF%D8%B1%D8%B5%D8%AF-%D8%A7%D8%B2-%D9%86%D8%B8%D8%A7%D9%85%DB%8C%D8%A7%D9%86-%D8%B5%D9%87%DB%8C%D9%88%D9%86%DB%8C%D8%B3%D8%AA-%D8%B1%D8%A7-%D8%B1%D9%88%D8%A7%D9%86%DB%8C

[10] Walla News, 2 Janar 2024, https://news.walla.co.il/item/3632721

[11] Mehr News, 29 Dhjetor 2023, https://www.mehrnews.com/news/5977476/%D8%AC%D9%86%DA%AF-%D8%BA%D8%B2%D9%87-%D9%88-%D8%B3%D8%A7%DB%8C%D9%87-%D8%B3%D9%86%DA%AF%DB%8C%D9%86-%D8%AE%D9%88%D8%AF%DA%A9%D8%B4%DB%8C-%D8%A8%D8%B1-%D8%B3%D8%B1-%D9%86%D8%B8%D8%A7%D9%85%DB%8C%D8%A7%D9%86-%D8%B5%D9%87%DB%8C%D9%88%D9%86%DB%8C%D8%B3%D8%AA

[12] X Platformu, 31 Dhjetor 2023 https://twitter.com/trhxianl/status/1741479506110501333

[13] Al Mayadeen, Janar 2024, https://english.almayadeen.net/news/health/-israel--experiencing-mental-health-crisis--reports

[14] Press Tv, Janar 2024, https://www.presstv.ir/Detail/2024/01/01/717419/Mental-disorder-Israeli-soldiers-Al-Aqsa-Storm

[15] Al Mayadeen, Dhjetor 2023, https://english.almayadeen.net/news/politics/israelis--mental-health-worse-than-ever-since-october-7--gal

[16] Universiteti Brown, 21 Qeshor 2021, https://watson.brown.edu/costsofwar/files/cow/imce/papers/2021/Suitt_Suicides_Costs%20of%20War_June%2021%202021.pdf



Burimi : Yakın Doğu Haber