Ura e Siratit
(Në Tetovë dhe Karshiakë po ndodhin gjërat…!)
… Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse një ecje, si në një ëndërr ku nuk e di ku e kishe fillimin, dhe nuk je i vetëdishëm se shpejt ai rrugëtim yti mbaroi... Sepse kjo është jeta, e shkurtër dhe e pakuptim…E tillë është jeta si deti me shumë valë të trazuara e stuhi që të rrëmbejnë dhe nuk je i mendimit të plotë se ku ishin ato pllaja e ato shtigje të ecjes tënde. Dhe kaq ! Ndërsa jeta e botës tjetër,është shumë e qatë, sin ë univers ku nuk e di as fillimin dhe as mbarimin…Por, që duhet të ecish me shekujt e pambarimit, dhe duke pas obligimin se një ditë sa 1000 vjet DUHET TA KALOSH URËN E SIRATIT… Pikërisht kjo është Jeta e Vërtetë që NJERIU duhet ta ketë në mëndje. E sa për kalimin e URËS SË SIRATIT, eh, vetëm sikur ta di njeriu… Veç sikur ta dinin… edhe sytë do i kishi kah Perëndia, larg veprave të liga, do ishi me shpirt të drejtë e humanë,dhe të jetoni me dritën e argumenteve hyjnore të logjikës dhe Zotit, me ndjenjat e pastërta njerëzore si qënije që jeni krijuar në këtë botë për të mbjellur mirësi dhe jo të bëheni krah me DJALLIN !)
Këtë shkrim po e nisi për ,,opozitën,, shqiptare dhe ata që janë në pushtet, qoftë me Zaevin, qofshin ata në Shqipëri dhe Kosovë. Por, mbi të gjitha, e nisi për ,,pozitën ,, dhe ,,opozitën,, shqiptare në Çegranin e lindjes sime dhe të shumë vendeve të tjera si ky, ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët… Po e filloj me disa kronika të kohëve të fundit, që kanë protagonist Ali Ametin me ,,tajfën,, e tij, si njerëz ,,pushtetarë,, apo me protagonist myftiniun e BFI Molla Sula, të cilin e njoh personalisht vite e vite nga e kaluara dhe treva e Dervendit me Karshiakë. Bile mos e lë anash as vajtjen e Rramush Haradinajnt në Hagë, dhe bylykbashat tjerë të Kosovës,duke pas parasyshë të bëmat e Xhavit Halitit dhe librat e shkruara mbi veprimtaritë e tij duke filluar nga Zvicra e Gjermania, madje Vesela e Bukosha, Lima e ,,hafiza,, të ,,ngërthyer,, në disa anomali të tjera ku përfshihen edhe ,,jaranitë,, e tyre si Edi Rama në një anë, madje Lulzim Basha, ose edhe Ilir Meta në anën tjetër, duke bërë edhe ,,lojërat,, e tyre prej bixhozi. Kronika e parë është ajo ku paraqitet Ali Ahmeti në ,,kullën,, e tij në Reçicë, shpesh në ,,përurime,, të organizuara nga njerëz ,,kapo,, si Musa Xhaferi, Xhevat Adema, Gruba e ,,ambasadora,, të tipit të shkurtabiqëve, oligarku i tyre i prapavijave të ,,bombave,, dhe përgjimeve në betejë të heshtur urithash ndaj El Çekës / Sheqerim Ahmetit/, ose shpesh me rastin e mbajtjes së emisioneve apo atyre ,,debative,, në disa televizione, të cilat ka mjaft kohë që mbiquahen si ,,CNN-a,, apo ,,BBS,, shqiptare , përkrahas atyre të tjerëve në këto hapësira ballkanike, shoqëruar me komente si ata të ,,patriotit,, të madh narcisoid R.O. se ky apo ai televizion do të jetë nga ata që do të thonë me të vërtetë të vërtetën(!?!)
Kronika të tjera kemi në rradhë paraqitjet e disa personave nga kjo trevë të cilët kinse janë patriota të vërtetë, orvaten se do e thuajnë të vërtetën mbi hallet, preokupimet dhe ,,mbarëvajtjen,, e punëve si ndaj shtetit dhe me shtetin ose ndryshe karshi popullit, i cili heq të zitë e ullirit…gjersa rinia ikin, largohen me rrugëtimet e tyre meridianeve të shteteve Perëndimore për një egzistencë dhe për të mbetur gjallë, që, mes të tjerash, duke përshkruar krizat politike qofshin në Maqedoninë Veriore, Kosovë apo Shqipëri, por edhe krizën morale dhe të hajnive në Çegran, disi duken të katandisur me BDI apo edhe me vetë Ali Ahmetin, të cilët tinëza synojnë se ndoshta e vetmja rrugëzgjidhje është rikthimi i Gruevskit me klanin e Mijallkovit, (zgjidhje që si duket më së shumti e kërkojn vetëm disa ,,politikanë,, dhe ,,patriota,, të Tetovës, Gostivarit, Shkupit e Kumanovës, duke mos lën anash ata të Dervendit, Sarajit e Karshiakës me Molla Sulën, apo edhe ata të Dibrës, Strugës dhe Kërçovës pa Zajazin me disa imama e hoxhallarë të tipit të mizdevirëve të Xhemë Jasharit si hfz Emini i Koritës).
Megjuithatë, me këtë rast, fillimisht u drejtohem popullit të Çegranit, sidomos tani kur janë kthyer në vatrat e tyre të ngrohta shumë gurbetqarë dhe qajnë hallet e tyre, të jetës dhe egzistencës…
***
O ju njerëz!O popull, ju që kini frikë Allahun e Lartësuar dhe meditoni rreth dunjasë dhe ahiretit tuaj, rreth jetës dhe vdekjes suaj, rreth tmerrit dhe ferrit, rreth paqes dhe mirëqënies, për të tashmen dhe të ardhmen tuaj. Meditoni rreth kësaj bote dhe atyre që kanë kaluar prej të mëparshmëve me qinëra vjet e shekuj; atyre të parëve dhe të mëvonshmëve të këtij Ummeti. Tek ata ka mësim të mirë për ata që marrin mësim dhe gjeneratat që vijnë. Mendoni sëpaku për brezat e ri, për fëmijët e fëijëve që do ua kërkojnë rrahmetin dhe amanetin...Kështu thonë edhe rregullat pedagogjike dhe ato komponente të filosofisë islame! Mos e harroni mëndjen labirintheve, dhe mos shkoni andej kah u fryjnë erërat, sepse keni dinjitet dhe UNIN tuaj ! Meditoni rreth atyre që kanë kaluar para jush me qindra e mija vjet dhe mos u trishtoni me hallet e së përditshmes, apo me rrëmujat e rrëmetet që ua sjellin ata të cilëve ua dhatë votat, i zgjodhët për t’ju udhëhequr me shtet e institucione, pa shka se jeni mbet me dekada të ZHGËNJYER! Gjyshërit dhe katragjyshërit e juaj, baballarët punuan. Edhe ju vetë po punoni nëpër meridiane e paralele të kësaj bote, dhe akoma jeni me bindje dhe mendime duke u orvatur në dunja më shumë se sa keni djerë derdhni. Pleqët tanë të vuajtur e të kalamendur me stuhitë e jetës, shumica kanë pas edhe skamje, kishin pasuri dhe fëmijë më shumë se ne, ishin më të fuqishëm se ne, më të guximshëm dhe të fortë si guri... Megjithatë, edhe ata sshkuan, u tretën si shkumë deti, duke ikur sikur të mos kishin ekzistuar fare. Prej tyre mbetën vetëm varre e eshtra, vetëm kujtime të afërta e të largëta, ose vetëm ndonjë fotografi e vjetër e zverdhur si gjeth vjeshte. O njerëz, ( iu drejtohem ë këtë kontekst edhe çegranasve të mi), atyre që janë dhe jetojnë në hallin e tyre, në rrugën e drejtë të Zotit dhe të kauzës kombëtare, mos e lakoni drejtimin tuaj dhe shikimin tuaj të pastër, mos vardisi mbas atyre që rrahin gjoks se janë ,,patriota,, e në fakt nuk janë kurgjë pos ca avanturierë e hilexhi, ca pallavragji dhe mashtrues , parazitë dhe të pamoealshëm që janë imponuar në rradhët e politikave, vetëm e vetëm për interes dhe karierizë, duke jetuar në kurriz të popullit. MOS U BESONI GJYHNAQARVE! Ata janë me psikologji nga më të çuditshmet, që lehtë shesin edhe interesat e popullit dhe ato kombëtare... Me to, mos ua përmendi emrat, se janë shumë, një listë e tërë pallavraxhinjësh, të cilët kanë kaluar edhe nëpër sita e shosha të Shërbimeve të fshehta dhe të spiunazhit me platforma antishqiptare dhe shablone moskovike apo të ideologjisë kominterniste. Edhe ju doni që të përshkoni të njëjtën rrugë, si ata? Jo, ju nuk jeni natyrë e tyre, ju keni edukatën e trungut dhe rrënjës fisnike që i takoni. Unë ju them kështu, sepse nuk dua që ju, që me djersën tuaj mbani familje dhe edukoni fëmijët në rrugën e drejtë si ka thënë Perëndia. Dhe për shumë arsyera të tjera NUK DUA që të shkoni vrrap pas atyre që janë të dashuruar me veten si NARCISTI, dhe mos pandeni se mund ndryshe, pos të përfundoni ashtu siç përfunduan ata, të përqafuar me krimin, me dhunën dhe të keqën, të korumtuar dhe plotë dyshime si të pamoralshëm. Ju duhet të mendoni dhe ta vrisni mendjen me harfat e logjikës, shpirtit human, guximit ,të vërtetës hyjnore dhe drejtësisë njerëzore.
Prandaj, gjersa po I shkruaj këto rreshta edhe jam duke menduar se të gjithë ata që shkolën mbi gjakun e trimave, mbi hakun e fukarasë dhe jetimit, me aq shpirt të papastër dhe ndërgjegje të rënduar, SI DO TA KALOJNË URËN E SIRATIT ? Kjo vlenë edhe për çegranasit e mi, dhe për të gjithë patriotat e rrejshëm, ata karierista e matrapaza që gënjejnë popullin, duhet të mendohen mire se si do i kenë hallet kur të kalojnë Urën e Siratit mbi Zjarr, mbi ferr, sidomos kur edhe besimin ndoshta në brendinë e shpirtit të tyre e kanë të dobët. Por, aty dilemma nuk ka, në prag të Urës të gjithë do të ndalohen, do të shikojnë andej e këndej përballë harrqeve e grilave, ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit, ku do të mundohen t’i kthejnë hakun dhe të marrin hallallëk ndaj njëri-tjetyrit për padrejtësitë që i kanë bërë në këtë dynja… Por, edhe këtë do ta kenë vështirë, sepse nuk dihet a i fal Ai i Madhërishmi dhe i gjithëfuqishmi po le të jetë ndaç njeri Partie, i politikave , ndaç myftini e hoxhë me sërrëk, hulema apo iamam…
Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Allahu do të afrojë një besimtar pranë Tij , kur të vije Dita e kijametit, do ta mbulojë me Perden e Tij, dhe do ta pyesë atë: ‘A e di këtë gjynah e atë gjynah që ke bërë?’ Do t’i thotë: “Po, o Zoti im!” Aty prezent do jetë edhe DEXHALLI dhe i dashuri i Allahut do të vazhdojë ta pyesë atë, ,,patriotin,, ose ,,njeriun e mirë,, atij hipokritit, derisa ai t’i dëshmojë të gjitha gjynahet e bëra në dynja !
Kurse Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd qoftë kur ai bën padrejtësi, qoftë kur atij i bëjnë padrejtësi.” Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Mirë e ndihmojmë atë, kur atij i bëjnë padrejtësi, por si ta ndihmojmë, kur ai edhe më tej, pa u ndalur fare bën padrejtësi?!” Njeriu i mirë, i drejtë, trim e human, i devotshëm ndaj së vërtetës, duke e penguar keqbërësin që të mos u bëjë padrejtësi të tjerëve do ta ndihmoni edhe veten nga i keqi dhe të këqiat e tij.
…E mbaj mend, gjersa isha në burgun famkeq të Zenicës, bashkë me mua në atë kazamate tmerri ishin edhe hoxha Hasan Çengiqi, Omer Behmani, Xhemaludin Husiq etj të cilët ishin të dënuar bashkë me Ali Izetbegoviqin, për lidhjet e tyre me Homeinin dhe Teheranin, Hasani më thoshte:,, Ako çovjek ne zna , a zheli da uçi, duzhan si dag a nauçish…Ako nezna i ne zheli da uçi, a se pravi da zna, njega pusti ga jer 40 hajduka nemogu dag a dovede na pravi put !,, ( Shqip: ,, Nëse një njeri apo person nuk did he do që të meson, je i detyruar që t’i japish mësim. Por, nëse një person nuk did he nuk do të meson, a tregohet se di, atë lere se 40 hajdukë nuk e bien dot në rrugë të drejtë,,)!
Interesante është në rrjedhat e këtij shkrimi, duke aluduar në personalitetin e rrejshëm dhe hipokrit të disa ,,politikanëve,, tek ne qofshin në Maqedoninë e Veriut, ose në Kosovë dhe Shqipëri, si shembull pos jell këtu thënien e mënçur të Ebu Hurejra r.a. i cili në një hadis kuranor tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kush i ka bërë padrejtësi dikujt në lidhje me nderin e tij ose ndonjë gjë tjetër, atëherë le t’i kërkojë të falur atij qysh sot, sa është gjallë, e jot ë prese kur të del në rradhë para Ditës së Llogarisë, aty në prag të URËS SË SIRATIT ! Ose:
“Kush i merr sado pak një copë tokë dikujt padrejtësisht, ai do të gremiset në shtatë Tokat Ditën e Kiametit.”
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njeriu më i urryer tek Allahu është ai që është më grindaveci nga kundërshtarët, bën munafik dhe gjynahe të tjera, duke u mundua të njollos të tjerë dhe të lëvdon vehten si tipat e M. B. apo M. F. që edhe në surrat janë të beçëm, i njohim ne në Çegran, janë gjynahqarë të madhenj dhe nuk i do as Zoti, po edhe as familja e tyre.” –tregon me një seriozitet në fytyrë hoxha Qani Baftijari i Çegranit.
***
E vërteta është se kohët e fundit është rritur shumë numri i atyre njerëzve që, merren me dallavere e punë të këqia, qofshin edhe nga rradhët e ndonjë partie, edhe nga rradhët e xhematit kur nuk e duan hoxhën, është mjerim! Nuk I do populli, mbeten keqbërësa në kurriz të popullit, ose bëjnë ahengje e mbushin xhepat me paratë e popullit, mbeten pa fund mashtrimet, arrogance, kapadaillëku dhe të kapur me korrupsionin dhe krimin, që e ka futur ekonominë e vendit në një rrugë tejet të rrezikshme jo vetëm për progresin, por edhe për lirinë dhe demokracinë, e mbarojnë fjalën e tyre duke thënë “po s’kemi opozitë”. Eh, kështu, besa nuk shkohet në Europë. Nuk na do BE dhe… duket sikur, paradoksalisht, sa më shumë përkeqësohet mendimi i njerëzve për besimin e plotë dhe të drejtë me Ramën në krye, ose këtyre në Maqedoni me Ali Ahmetin, i cili mban në krah njerëz të dyshimtë në aspektin e moralit, drejtësisë dhe njerzillëkut. Apo qoftë kjo të lidhet me ato të BFI me Molla Sulën në krye…Ose, të zitë e ullirit që heq populli në Kosovë me në krye Vesela e masela, Xhavit Halita, Bukosha e makosha aq më shumë shtohet edhe nënshtrimi i njerëzve përpara kësaj me shkuarjen e Rramushit në Hagë. Dhe emri, që përmendet si përgjegjësi i kësaj pafuqie, është ai i Lulzim Bashës. Dhe ja ku na del në skenë, më në fund, për NDRYSHIME RRËNJËSORE në MV, ose në Shqipëri, nevoja për rikthimin e të ,,fuqishmit,, Sali Berishës.
Po,por…Nëse mendojm ndryshe, vallë, është vërtet kthimi i Berishës një zgjidhje? Ose vërtetë në Çegran me padurim presin ditën KUR DO VIJE DEXHALLI… Gjykoj, se të mendosh kështu, është një gabim shumëplanësh që fillon nga vlerësimi gabim i krizës në MV, fillimisht te BDI me në krye Ali Ahmetin, apo cilin opsion të mbajë Aleanca për Shqiptarët me në krye Selën, apo sikur me të gjitha këto nuance të vije në ujdi Partia e Memet Veselit, si zgjidhje, për shkak të liderëve të tjerë partishë të pafuqishëm, të cilët ka kohë që e kanë humbur rrugën edhe në oborrin e tyre…!. Sepse, pa mohuar rolin që ka energjia dhe karizma e një individi në jetën politike të një vendi dhe pa mohuar kritikat e shumta që këshilltari I Zaevit M.B. i meriton, ta reduktosh gjithë fatin e luftës politike në ndeshjen midis liderëve shqiptarë është jo realiste. Problemi i pafuqisë së PDSH-së e cila vepron në heshtje, dhe sikur sot, dukshëm shihet, se nuk është mungesa e një lideri të fortë autoritar siç është Menduh Thaçi, apo nga ana tjetër e Vesel Memeti ( pa narcisoidin R. O.) dhe Kasami, që mund të bashkojnë opozitën e përçarë shqiptare kundër një lideri të fortë autoritar siç është A. Ahmeti në krye të BDI-së.
Madje, do të thosha se është e gabuar të mendosh edhe se lideri autoritar i tipit ,,allashqiptarçe,, , që dikush kërkon të imitojë, gëzon simpatinë e shumicës së shqiptarëve. Edhe kjo nuk dihet dhe nuk ka gjasa se mund të jetë e sigurtë, kur populli ende po reagon, bëhen protesta etj.Aq më tepër kur shqiptarët po e shohin këtë autoritarizëm të shfaqet në formën më perverse.
që vepron e sillet ndryshe: duke denoncuar e duke u kthyer kurrizin oligarkëve dhe duke e kthyer fytyrën nga njerëzit që po vuajnë prej tyre.
Disave u pëlqen ta idealizojnë praktikën e sistemit të permanencës së LK jugosllave, si dikur, bile edhe duke vë gjërat në analet e fshehta, si dikur të UDB-së, e si pasardhësin ideologjik të udhëheqësve të majtë ose të djathë, të kenë një ,,Tito,, !Por kjo është marrëzi. Fjalimet e dhe muhabetet në trotuare rrugësh, në kafene e çajtore, bie fjala sin ë Çegran, tipa të M.B. M.F. E.E. etj ( që dikur në kohën komuniste mbanin vende të privilegjuar pune, vepronin si donin vetë dhe me urdhëra nga ,,lartë,, ua rrëzonin muret e oborreve gati gjithë Çegranit. E populli heshte, edhe nga frika edhe nga ndonjë droje tjetër), ata sot ofrojnë prova të qarta se pikat ku mbështetet e kanë origjinën tek fashizëm/ leninizmi fanatik. E shpesh herë, frikërat dhe urrejtja e një populli të tërë (ose të një fshati me 2000 shtëpi) ndaj njeriut hipokrit flasin shumë më tepër se sa planet dhe premtimet e tij njëherë e një kohë si këshilltar i Vllado Buçkovskit, madje tani, në Kabinetin e Zaevit, si person lojal i tij, këshilltar për çështjen shqiptare dhe marrëdhëniet etnike në Maqedoninë Veriore.
Atëherë, cila është shtysa e këtij klani, i cili sot mbahet si adhurim i frikshëm? Tema qendrore e të gjithë fjalimeve të tij është frika nga rrethimi – rreziku që paraqesin ato forca progressive e demokratike shqiptare, të cilat duan ta mbajnë lartë intereset popullin shqiptar jo vetëm në MV por edhe gjetiu në rajon. Por, pa mëdyshje se egziston edhe frika prej forcës së nëntokës apo edhe të çështjes të brendshme, si shtet (jo) juridik. Ata përpiqen vazhdimisht që ne shqiptarëve të na vënë pas qoshes, për arsye se ne kemi një pozicion të pavarur, sepse ne e ruajmë dhe sepse ne i quajmë gjërat ashtu si janë dhe nuk bëhemi hipokritë(!) Unë me vite e vite kërkoj zbardhjen e së vërtetës ligjire dhe gjyqësore, duke kërkuar zbardhjen e çështjes dhe pafajsisë sime, sepse jam i dënuar me rast të montuar dhe akuza të shpifura, të trilluara. Argumenti kryesor është se unë nuk jam actor ndonjë ,,krimi,, eventual. Por edhe është e qartë se çdo gjë dhe në mënyrë perfide, me dëshmitar të rrejshëm dhe process të inskenuar i ka KURDIS UDBA jugosllave që me nisjen e demonstratave në Kosovë më 1981).Por, nuk dua të flas për betejat e mia në përballje me nëntokën kriminale udbashiane, por flas për brengën dhe hallin e popullit tim që i takoj, e i cili gjendet në valët e uraganeve dhe stuhive që frryjnë:
Ka shumë forca progressive në botë që kanë frikë nga forca t e erëta antipopullore dhe jo njerëzore. Kështu që, MUA BIE FJALA, edhepse në të drejtë të Zotit, në hakun tim, pa i bërë keq ndokujt. Për këtë Zotin e kam dëshmitar, me vite e dekada janë përpjekur dhe akoma po përpiqen të më heshtin, ose mos ua nxjerr maskat keqbërsve edhe kur kanë spiunuar fqiun , të afërmin dhe mikun e tyre, kanë ec si lavire për intereset e SDB-së jugosllave, e që unë i di me emër dhe mbiemër. Ata janë rreziku i pamëshirshëm i popullit të vuajtur shqiptar, bile edhe në aspektin kombëtar…Janë karieristë dhe hipokritë me mëndje të ndryshkur psikopatie ! Është mjerim kur shikon tipat e tillë sot ecin përmes qytetit, apo edhe këta të Çegranit për mes fshatit duke u zgërdhi me hallet dhe skamjen e masës, shpesh u prinë edhe ,,politikani patriot,, ose në raste të ndryshme edhe ndonjë hoxhë, si tipi injorant dhe shfrytëzues B.E.
…Dhe, në Tetovë si në Saraj, Strugë e Kumanovë, po ndodhin gjërat: rrezik për shpirtin dhe qënien shqiptare…!
(vijon)