Universiteti i Romës mikpritës i arkitekturës iraniane
Një konferencë mbi karakteristikat e arkitekturës iraniane u mbajt në Universitetin Sapienza të Romës.
Konferenca njëditore u mbajt me pjesëmarrjen e ekspertëve iranianë, inxhinierëve dhe arkitektëve italianë.
Metodologjitë dhe karakteristikat e arkitekturës tradicionale dhe moderne iraniane janë shpjeguar për studentët.
Ndërkohë u prezantuan disa nga veprat e arkitekturave iraniane.
Duke ju drejtuar konferencës, zëvendës kryetari i bashkisë së Teheranit për arkitekturën dhe inxhinierinë urbane Abdul Reza Gulpaygani tha se takimi përshkroi arkitekturën iraniano-islamike për përdorim në jetën e iranianëve.
Universiteti Sapienza i Romës, gjithashtu thjesht i quajtur Sapienza ose Universiteti i Romës, është një universitet kërkimor kolexhial i vendosur në Romë të Italisë.
Konferenca u organizua nga Shtëpia e Arkitekturës në Romë dhe Zyra e Atasheve Kulturore të Iranit në Itali.
Burimi : IRNA