ÇEGRANI DHE RRËNJËT !

nga Nafi Çegrani | Publikuar në Mars 24, 2019, 12:49 a.m.

... Çegrani, siç kam theksuar  edhe më herët dhe në shkrime të tjera të miat, e sipas regjistrave katastare Osmane  shtrihet nё trevat e Pollogut të  Gostivarit, rrëzë Malit të Thatë ,  nga ana jugore kufizohet me fshatin Forinë, nga lindja me fshatin Koritë dhe nga veriu me fshatrat Vollkovi, Stençe, Tenovë dhe nga  ana perëndimore me lumin Vardar dhe fushat që zgjërohen gjer në autostradën që shkon  Tetovë- Kërçovë dhe fshatrat e Podgorisë së Sharrit. Çegrani  me arat e mbjellura dhe ograjet prek buzët e lumir Vardar i cili ec andej qetë-qetë duke u lakadredhë në fushat e Tetovës dhe duke kaluar Grykat e Dervendit vazhdon kah Shkupi në Detin Egje… Nga ana lindore e Çegranit lartohen kodra shkëmbore të  Malit  të Thatë ku riten drunj mulleze, kreke, ah dhe dushk me  degë të trasha dhe rrënjë të forta. Pas maleve struket fshati Koritë me të gjitha karakteristikat e tij tipike ku jetojnë banorë të vyeshëm me jetën e tyr
 e malsorçe. Diku larg duken majat e Taulit dhe bjeshkët e Linishtes që arrijnë gjer në anët e Poreçit dhe Zdunjës, ku dikur moti andej / në Zdunjë dhe Poreç/  që nga viti 1913  janë vendos  banorë sllav të ardhur nga Shumadia dhe Banati. 
Duhet potencuar se sipas hulumtimeve që kam bërë  deri më tash, dhe sipas asaj që ka shkruar Qemal Uruç nga Gostivari thotë se Çegrani për hetë të parë përmendet në defterët e administratës Osmane që nga  1330, dhe se shumica e mëhallave të vendosura këtu kanë qënë të krishterë e që më pas janë kthyer në myslimanë. Kurse shumë fjalë dhe termine nga sllavishtja  u janë imponuar që nga koha e Car Dushanit më 1350, kur tanimë ky kishte  fut nën kthetrat e pushtimit të tij Bullgarinë dhe Shqipërinë.
Lumi Vardar  dhe disa burime të tjera të cilat burrojnë në rrëzat e fshatit Çegran  dhe Forinë paraqesin potencial të përshtatshëm  vaditje të  fushës pjellore, edhepse vetë fshati më  i madh në trevat e kësaj ane,  ka problem me ujin për pije, sepse nga ana lindore i gjithë fshati është i kapluar nga rudina  e forte gurore dhe me truall të kuqërremtë,  ku vetëm për të hap një pus, duhet afro 20-40 m. thellësi…  Në  Çegran, vlenë të përmendim, se këtu  dallohen dy lloje klimash: klima  malore  e thatë , e cila përfshinë   viset e ulëta  të  Rudinës gjer në shpatet e maleve kah lindja, dhe klima malore  sharopine  në  pjesët e larta malore mbi kodrat e  ,,Razdollkës,, të Malit të Thatë kun ë vazhdimësi përfshinë edhe fshatrat Forinë, Çajle, Balindoll, Turçan, Bellovishte e gjer në Llakavicë. Në përgjithësi kjo klimë karakterizohet me pranverë relativisht të freskët dhe dhe verë të nxehtë  dhe më 
 dimër  borë dhe të ftohtë, që më së shumti stinën e dimrit të gjatë e jetojnë  malësorët e fshati Koritë, ku shtresa  e bores  arrinë prej  80  gjer më 120 cm. sepse  gjithandej është një lartësi malore ku përfshihen edhe fshatrat  Gurguricë dhe Sëdllarevë, fshatra këto që dallohen nga fshatrat e Fushëgropës  së Pollogut edhe për nga veshëmbathja karakteristike dhe me elemente të folklorit shqiptar, të veshur me tesha të leshta qashe dhe opinga, dhe e folmja tipike e gjuhës dallon, që nga theksi i takon më së shumti kohës së Gjon Buzukut !
Temperatura  mesatare gjatë verës është gjer më 26-32 °C dhe  në dimër  prej -9 gjer më -1 °C . Kur ka edhe më së shumti rreshje dëbore që arrinë një shtresë prej 50 cm gjer  më 90 cm.Por, varësisht nga moti, ndonjëherë mund të arrihet edhe gjer më 1 m. siç mbajnë mend pleqët. Kurse shirat bien gjatë stinës së vjeshtës dhe  dimrit  që variojnë  nga 120 mm  kurse në pranverë dhe  verë  arrijnë  prej  380  gjer më 420 mm. 




Historia e origjinës dhe trungu 
Për historinë dhe prejardhjen  të çegranasve, janë zhvilluar diskutime të ndryshme dhe vazhdojnë edhe në ditët e sotme.Por, mendohet se këta banorë dhe mëhalla, gjegjësisht janë vendosur këtu që para dyndjeve të kohërave të Luftërave Ballkanike  ose  sipas disa mendime që kanë, kjo popullatë këtu është vendosur  që nga  shekulli  XI,dhe sidomos pas shkapërderdhjes serbosllave dhe bullgare nëpër vendet malore të Ballkanit  perëndimor, dhe shumë vende e toponime  janë emëruar nga sllavët . Sipas këndvështrimit të historianit bullgar J. Ivanov, deri në fund të shekullit XII, Gostivari i cili ka qënë vetëm pak shtëpi dhe Tetova në Pollogun e Poshtëm përreth janë formuar  disa  fshatra dhe  vendbanimet  të banuara nga një popullatë  sllavo-bullgare, siç kanë qënë Leshka, Rataja, Jegunovca, Çifliku,  Miletina , Radiovca, Tenova, Stençja, Vollkovia, Tumçevishti, Pozharani  etj. por që nga banorët vendas më të hers
 hëm të këtyre vendbanimeve kanë jetuar shqiptarë të krishterë, andaj  edhe  shumica e fiseve janë emra shqip dhe nuk ngjasojnë me emra sllavë. Ose kemi psh. një fis ,,maqedonas,, që quhen Mata, Mate-vski, të cilët  janë  shqiptar  me prejardhje  nga Mati . Por që kemi edhe fise të tjera të krishtere shqiptare të anës së Rekës dhe Zhupës të cilët janë sllavizuar, sidomos gjatë kohës së sistemit komunist jugosllav. Apo edhe ata të anës së Gorës së Prizrenit, nga e kanë fisi GORA prejardhjen në Çegran që nga shekulli i xVII .të cilët erdhën nga andej si malësor dhe në Çegran u shkrinë me popullatën bujqësore  të kësaj ane… 
Unë do të paraqes fshatin tim të lindjes, edhe atë prej sa kam mundur të gjejë të dhëna për TRUNGUN e fisit  tim, fillimisht të shpërngulur nga Çamëria e lashtë dhe janë vendosur në rrëza kodrash të Matit dhe Dibrës, pikërisht aty ku themelojnë fshatin e quajtur Sejdoll, sipas emrit të plakut Sejdë… Madje sërish shpërngulje nga Sejdolli para Luftërave Ballkanike  dhe dukë u vëndosur përfundimishtë në pllajat ku sot gjendet Çegrani me mëse 2100  shtëpi etnikisht të pastër shqiptar, duke gjurmuar  dhe analizuar gojëdhëna , legjenda e fakte rrëfimesh nga më pleqët, edhe atë  që nga viti 1981 të shekullit të kaluar  e gjer  në vitin  2018, duke grumbulluar e shkruar material të ndryshme të kësaj natyre.
…Diku buzë Fushës së Pollogut, bri ograjeve dhe Vardarit lakadredhës, rrëzë Malit të Thatë ku duken disa kodra që zbresin si suka shullerësh gjer poshtë  në  brezin e gjërë të ledinave, gjendet Çegrani, një fshat tanimë mjaft  madh  me  shtëpi të bukura të tipit modern dhe me banorë të  vyeshëm.Fshati ka formën e zgjatur , i ndarë  pothuajse në distancë të barabartë nga dy  anët  e rrugës kryesore që kalon për mes fshatit, duke e ndarë në dy pjesë, në dy krah, e  që kufizojnë  në anën lindore me sukat e Malit të Thatë  dhe fshatin Koritë, në atë  jugore me fshatin Forinë, nja 6 km në verilindje të Gostivarit, kurse nga perëndimi, siç kam theksuar , me arat e mbjellura të fushës gjer në  fshatrat e Sharrit… Në veri kufizohet me pllaja rudine të  fshatrave  Stençe dhe  Vollkovi,  ku jetojnë banorët  sllav  të krishterë. 
***  
Çështja e gjenezës dhe  prejarrdhjes së fisit, formimit të patronimeve (mbiemrave dhe emrave) familjarë  ose të mëhallave në Çegran, janë në kontinuitet me kohën dhe  shekujt… Dhe, të shkruash për Etnogjenezën e  këtij vendbanimi me histori të lashtë dhe të bujshme , ose të shkruaj për trungun dhe rrënjën e Fisit tim MUJE, nuk është e lehtë, pasi duhet të “gërmosh” thellë në rrënjët autoktone edhe nga pikpamjet antropologjike, historike dhe etnologjike iliro- shqiptare të origjinës mbi dymijëvjeçare të  krahinës famëmadhe të Çamërisë  që Perëndia e ka vendosur si një brez të gjërë me pllaja e ara të buta ku rriten ullinj e luledielli,  e prej nga i kanë fijet dhe rrënjët trungu i fisit tim, të shpërnguluar nga andej  duke ikur nga terori dhe dhuna që u bëhej shqiptarëve në këto treva nga hordhitë gjakatare ruso-greke. Egzodet ishin të mëdha, shumë fise dhe ordi shqiptare morrën arratinë, disa edhe andej 
 detit duke gjet strehim në shtigjet e Gadishullit Apenin, në Sicili… Duke u kalamendur në ikje me trasta në krah, dhe me djepa fëmijësh nënat duke i mbajtur nën sjetull, pas stuhishë e rrëmetesh të viteve 1446  dhe prej shekujsh, ikën edhe fisi im, me rrënjë çame, duke u vendosur   kështu në anët e Matit dhe Lurës… Aty jetuan afro tre shekuj, dhe më pas, nga dindjet dhe egzode të tjera që u bën ndaj shqiptarëve të krahinave nga terori dhe djegjet kriminale sllave, ikin edhe nga një hakmarrje gjaku, duke u  vendosur   në  rrënzat e Malit të Thatë buzë Vardarit lakadredhës  ku tej shtrihet Fusha e Pollogut , pamëdyshje, tokë pjellore…e Shqipërisë Etnike me një Komb dhe një flamur! Dhe, në fundin e kësaj hyrjeje mund të them: se, brezat e ardhshëm si misionarë të fisit, duhet të angazhohen edhe më tej me punën e tyre rreth gjenealogjisë së rrënjës, trungut dhe  brezave që vijnë të fisit që i takojnë. Kjo, padyshim, ë
 shtë punë e hyjnishme që e do edhe Perëndia !
***
Sipas rrëfimeve dhe gojëdhënave të pleqve të cilat janë bart dhe përcjellë  gjer në kohët më të reja, thuhet se stërgjyshi apo i pari  i fisit  Muje u vendos  në këto pllaja buzë Vardarit dhe burimeve  me ujë curril të ftohtë që burronin furrishëm nga buzët shkëmbore të rudinave të cilat putheshin me pellgun e ograjeve të buta. Aty nisën dhe ndërtuan nga një shtëpi prej guri dhe këtu  më vonë  kur  nisën të vijnë edhe mëhallatë tjera, ato burrime i qaujtën ,,Uji i katundit,, ! Dhe, kështu nisi aty të rrotullohet edhe Guri i mullirit bashkë me RROTËN  E MADHE E JETËS  DHE HISTORISË! Origjina, dihet , gjithënjë,  sipas gojëdhënave, dhe se kanë qënë  me rrënjë dhe prejardhje nga fisi Proj nga  Çamëria  të shpërngulur në  pllajat e  anëve të Matit  dhe Lurës , dhe se, më pas, duke ikur për   për  shkak të një  hakmarrjeje dhe nga zollumet sllave, nga andej janë vendos  në brigjet e Vardarit ku sot g
 jendet Çegrani… Dy vëllezërit :  Pleqët e parë  që ishin Xheladin Gjin Muja  dhe Mujdinini-  Muja, kishin nga  tre djem,  prej të cilëve  nga një djalë , sipas Ligjit të Portës,  vajtën  nizam të Turkut ose në betejat e Jemenit, prej nga nuk u kthyen më. Fshati ku ata nisën jetën e re, duke lënë pas shekuj dhe  vatrat e tyre të stërlashta të Çamërisë , u  vendosën në pllajat kodrinore dhe me gryka malesh të thella të Matit, në  Sejdoll, siç kam përmendur edhe më herët, e që emrin e merr ky vendbanim sipas emrit të njërit prej djemve që quhej Sejdin, shkurtimisht e thirrnin Sejdë. Por, me  vdekjen  e plakut , Xheladinit, i cili  varroset  rrënzë një kodre  me truall të kuqërremtë dhe gjysëm shkëmbor,  aty ku bashkohen dy prroska  të gjata që bien nga malet në afërsi të Sejdollit, ende egzistojnë gojdhënat në këtë fshat të Matit. Gjersa, tanimë,  Mujdini, vllau i Xhelës, duke qenë njashtu në moshë tÃ
 « thyer , detyrat , obligimet dhe udhëheqjen në familje, ia dorëzon  djalit  të  tij më të madh  në  fis me emrin AHMET, kurse  fisi thirreshin Tafollarë, sipas emrit të Tafës, vëlla pas Ahmetit. Me kalimin e viteve si uji , pas kalimit të afro një shekullitë  u shpërngulen dhe u  vendosën  në vendbanimin Çegran. Ahmetit, në ndërkohë i  kishin lindur  tre djem: Rexha,  Mujdini, ( që sipas emrit të babait, fisi e thirrnin: DINA), dhe i treti Mustafa- TAFA, i cili  e ka trashiguar  emrin nga  xhaxhai që vdes ende i ri  gjatë një udhëtimi për në Siri. Tanimë, në Çegran, nga  Barku Tafa i ri,  lindin,  Zendeli, Saliu  dhe Ismani. Nga  Zendeli lindin Muhamedi, Mehmedi, Luta  dhe Çelebiu. Këtij të fundit i lindet i vetmi  djal në vatër dhe fisi e kanë thirrë Azir Qorri!.Nga Ismani lindet Iljazi dhe dega që e mbajnë këtë mbiemër Kurse sipas  Abaz hoxhës,  mëhalla njihen, tanimë  si  Hoxhollare, por që janë nga trun
 gu  dhe fisi Muje) . 
***
Fisi dhe fara  janë grup njerëzish në shoqëri  me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit . Në etnografi fisi është grup njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta, që jetojnë si një bashkësi me një prijës në krye. Pra,  njerëz të një gjaku apo fare, që janë fis i mirë që kanë rrënjë, oxhak. Këtu kemi fis apo farefis nga ana e gruas dhe nga ana e burrit, por ku gjatë kalimit të kohës janë bërë shkrirja e dy fjalëve tradicionale (farë+fis) farefis  njiheshin njerëzit që kishin prejardhje nga një stërgjysh i përbashkët.
Rendi farefisnor i mëhallave në fshatin tim të lindjes:
Në konstatimet e periudhës së fundit osmane, njësia më e madhe politike qe fisi. Gjysmën e parë të shekullit XIX konstatohet  se shqiptarët janë të ndarë në klane, që quhen fis te Gegët dhe farë te Toskët. Në teori, çdo fis përkonte identetin e vet fisnor duke mësuar trashëgiminë nga një burrë historik ose mitik, siç bëjmë ne këtu me këtë rast duke iu qasur në këto faqe rreth  RRËNJËS   dhe  TRUNGUT , të prejardhjes së  fisit Muje në Çegran, por edhe të disa mëhallave apo fiseve të tjera të cilët jetojnë si një bashkësi oxhaku më vete me pasurinë që kanë dhe kryeplakun e tyre në krye.
Nëse këtu përmendim si shembull kur Joahn Georg von Hani, i cili udhëtoi nëpër  shumë  rajone shqiptare, në verën e vitit 1863, konstatoi se  fiset shqiptare gjetiu kanë jetuar të përzier. Bie fjala, nëse këtu bëjmë një analizë rreth kryetarëve të fiseve në Çegran, do të kuptojmë se ata kanë jetuar   dhe akoma po jetojnë si bashki me nga një prijs të tyre në krye. Psh. krytar i fisit Muje, nga barku i Rexhës ka qënë haxhi Sulë Muja,  nga barku i Dinës kemi disa kryetarë bashkishë, si Aziz Bykykbashi i njohur në këto anë për trimëri të rrallë dhe si ushtarak i lartë i Mehmet Derallës nga Gradeci. Mandej , haxhi Demku, Veli Rufati, Sadini i Shazës. Kurse nga barku i Emshiut kemi haxhi Ismaili, haxhi Selimin, Milaim Pelivanin në Stamboll.Nga barku Tafa kemi Abaz Hoxhën, Memet Zendelin, haxhi Sadin Saliu, Neshati i Hoxhallareve  etj etj. Por kemi edhe si Kryetar  fisi të njohur tek mëhalla Ballise, dikur, ka qenë Memet Elmaz Aga, 
 i njohur në tërë vendin për  bujarinë e tij. Më vonë atë e ka zëvendësuar i biri i tij , Elmazi, i cili ishte pjesmarrës edhe në LNÇ, e që përjetoi tragjedinë e Dubrovnikut. Kurse në degën tjetër të fisit, apo barkun e Liçes ishte  Qemali, e që si trashigimtar la djalin Kadriun. Gjithashtu vijnë edhe kryetarë të tjerë fisesh dhe oxhaqesh në mëhallat e Çegranit, që mbahen mend si Beqir Loku, Baki Loku, haxhi Shabani i Pereve, Vehap Qehaja, i cili si trashigimtar la të birin  haxhi Gazi Vehapin, haxhi Rushani, haxhi Raufi, haxhi Shuka, haxhi Lazami, haxhi Xifa, haxhi Gafuri, haxhi Rexhepi, haxhi Merseli, Teki haxhi Neimi, Abduraman Rexhepi, Halimi i Lusheve, Kaloshi i  Fales, Nexhbiu Fales, Neziri Fejzës, Ramadani Islamit, Shemë Biçaku,  Lazi Hasipit, Bajrami i Xhelës, Lasku i Qose, Jamini i Hasipit, Jamini i Nurdinit, Sefedini i Durmishit, Ipa i Durmishit, Kasami i haxhi Lazit,  Sadin Poli, Izeti i Like, Shaqiri i Mekës, Sadini Shazës, Zeqir
 i Litës, Qashif  Berzati,  haxhi Selimi, Milaim Perlivani, haxhi Velë Rufati, haxhi Hisniu, Azizi Muje, haxhi Meka, Rrahim Kollari, Garip Lleshi, Sadini i Hoxhollareve, hafuz Langu Rufati, Shefki Çinku, Amet Emshiu, Xhemail Emshiu  etj., ky i fundit ishte edhe jesir në komandën  ushtarake gjermane, si edhe një numër i madh çegranas të tjerë, e  disa nuk u kthyen gjallë nga  burgjet, apo disa nga Fronti i Sremit ku heroikisht në fushën e Banatit ranë si Jahi Hasani …  e disa u kthyen të plagosur  nga  Brigada e VII shqiptare  që u përleshën me fashistët gjerman në fushën e Banatit…  
*** 
Sot nga emrat e  tre djemëve  dhe barkave të tyre ( ose trashigimtarëve në vazhdimësi) të llagëpit Muje janë shumuar  dhe kanë lindur  vëllazëri e breza  të  moçëm e të rinj , të cilat shkurtimisht po i paraqesim si më poshtë : Nga  trungu i moçëm i dy vëllezërve Xheladinit dhe Mujdinit, (qëllimisht për t’u kumtuar në thelb), po ceki edhe  njëherë  se nga  babai  AHMETI  lindin tre djem:Rexha, Dina dhe Tafa.
1.Nga Rexha plaku i Muje, linden  Merseli, Emshiu dhe Rexha  i dytë.Këti të fundit  ia vënë  emër në kujtim të babait, i cili si kryeplak i fshatit vritet pa hiri me rastin e ndarjes së vendit mes vëllezëive  të familjes Shahin Gorës dhe fisit Qose). Nga Emshiu lindet Mera. Nga Merseli lindet Bajrami I. Kurse nga Rexha i ri, ka lind: Sulë Muja  dhe Xhela. Ky i fundit ka qënë i martuar me Zirën , e që mëhalla  e quanin Nëna e Madhe e Mujeve, ose e thërrisnin edhe Xhixha Asgjelë.  Herët mbetet pa burr ngase  Xhela shkon si nizam I Turkut dhe nuk u kthye më. Ai ka lënë pas  vetëm një djal  me emrin Qerim  (i cili vdes i ri duke lavruar në arat e quajtura ,,Martanik). Kurse nga  vajzat  kishte:Ferizaten, Meribanen dhe Shajen. Halla Bane  në kujtim të vllaut i cili  vdes i ri, ia vë emrin djalit të vet  Qerim. Për të mos iu fik oxhaku i  Nënës së Madhe, kur martohet Shaja, i premton   nënës së vetë se kur të lind  djalë  do 
  ia jep  asaj ,,bir më shtëpi,,!  Dhe, këtu ndodhi: lindi djal dhe emrin  ia vë Baftijar. Baftijari, pra u rrit te dajollarët nën ombrellën e Sulë Mujës. Pas shumë vitesh  Baftijarit i lindet djali me emrin Sabri. Kursae nga vajzat ZIRA (që ia ka vë emrin e gjyshes, asaj Zirës me nam, asaj  NËNËS SË MADHE që edhe sot  ia përmendim emrin).
Kështu edhe vazhdon jeta dhe lindja e brezave  dhe vëllazëria që lindin të Sulë Mujës, sot janë shtuar aq shumë sa që janë krijuar mëhallatë tëra, që mund t’i shikoni sipas  skicës së ,,Trungut,, 1.  dhe barqeve të fisit.
2.DINA  lind djem: Mosën (ose Musën), Mustafën dhe Azizin. Ky i fundit ka qënë oficer me gradë në ushtrinë e Mehmet Pashë Derallës dhe i kanë thënë: Aziz bylykbashi!
Nga Musa lindet vetëm një mashkull në vatër me emrin Lita,  i cili martohet mjaft i ri dhe nga kjo martesë bën tre djem: Vehapin, Abdylin dhe Rasimin. Edhe nga këta shtohet fisi dhe mëhallae Mujeve i degës tjetër. Kurse nga  vllau tjetër Mustafa, lindet vetëm një djal dhe i njohur në fis si Haxhi Demku, i cili ka lënë nam. Nga ky lindin katër djem: Rizai, Ibrahimi, Mustafa dhe Meka. Edhe këtyre brez pas brezi u lindin nipëri e mbesa.Kurse nga Aziz Bylykbashi, si degë e tretë dhe pasardhësa direkt  të DINËS, lindin dy djem: Avziu dhe Rufati. Nga ky i fundit lindin me martesën e parë: Aziz Babushi, Vela, Nrxhbiu  ( i cili nuk kthehet nga Lufta dhe i vetmi pasardhës i tij mbetet vetëm djali Mensuri). Kurse nga martesa e dytë xha Fufati le edhe një djal me emrin Hisni… Edhe bijtë e tyre shumohen një mëhallë e madhe dhe e gjërë.
3. Nga Barku Tafa,  si krah i tretë nga oxhaku i Ahmetit plak, lindin  djem: Zendeli, Saliu dhe Ismani. Nga  Zendeli lindin   Luta , Mehmedi, Muhamedi dhe Çelebiu. Nga Ismani lindet Ilazi, dhe brezat vazhdojnë, të cilët për shkaqe objektive dhe subjektive nuk arritëm dot t’i përfshijmë në skicat e bëra të Trungut  tërësisht ! Kurse nga Çelebiu lindet  Nurdini me pasardhës Qemalin  i cili shkon muhaxhir në Anadoll, madje lind Aziri, të cilin e kanë njohur treba e Pollogut dhe më gjërë si  Azir  Qorri, i cili njashtu ka lënë nam. Kurse nga  barku i Saliut  lindet  Abaz Hoxha i cili me profesion ishte hoxhë. Kjo mahallë, në shenj të plakut të tyre Abaz hoxhës e marrin emrin: ,,Hoxhallare,,! Por, siç kam theksuar edhe më lartë,me oxhak dhe rrënjë  janë  nga trungu dhe  fisi  Muje. 
 ( vijon)