Siria përgatit raketat e saj për luftën e ardhshme me Izraelin
Por nëse ai beson se do të humbasë zgjedhjet, ekziston një probabilitet i lartë konflikti. Një konfrontim serioz midis Izraelit, në njërën anë dhe Sirisë e Iranit, në anën tjetër, do të jetë i mjaftueshëm për të shtyrë zgjedhjet. Netanjahu nuk ka më shumë zgjedhje: ai ose do të fitojë zgjedhjet e të shtyjë rastin e korrupsionit kundër tij ose do të shkojë në burg.
Siria dhe aleatët e saj janë duke përgatitur raketa për një luftë të ardhshme me Izraelin në rast se Tel Avivi vendos të godas pozicione të rëndësishme ushtarake që janë nën komandën e ushtrisë siriane.
Burime të mira informacioni thanë se:
“Kjo situatë varet tërësisht nga drejtimi që do të marrin zgjedhjet në Izrael. Nëse kryeministri Benjamin Netanyahu beson se mundësia për të fituar një mandat të dytë është mjaft e fortë, në të ardhmen e afërt, ai nuk do të përfshihet në një konflikt të ri me Sirinë dhe aleatët e tij dhe konflikti i ardhshëm do të shtyhet. Por nëse ai beson se do të humbasë zgjedhjet, ekziston një probabilitet i lartë konflikti. Një konfrontim serioz midis Izraelit, në njërën anë dhe Sirisë e Iranit, në anën tjetër, do të jetë i mjaftueshëm për të shtyrë zgjedhjet. Netanjahu nuk ka më shumë zgjedhje: ai ose do të fitojë zgjedhjet e të shtyjë rastin e korrupsionit kundër tij ose do të shkojë në burg.”
Komanda Europiane e SHBA (EUCOM) kohët e fundit ka vendosur në Izraelin jugor, sistemet e mbrojtjes raketore balistike THAAD, të shoqëruar nga avionë ushtarak dhe 200 personel amerikan. Arsyeja zyrtare për vendosjen e këtij sistemi ultra-modern dhe të sofistikuar u shpall si një stërvitje e përbashkët midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. THAAD do të forcojë më tej sistemet aktuale të mbrojtjes raketore të Izraelit. Në mesin e tyre janë edhe ‘Kubeja e Hekurt’ për rreze të shkurtër, ‘David's Sling’ për raketa taktike dhe ‘The Arrow’ për raketa balistike.
“SHBA nuk i beson sistemit izraelit dhe për këtë arsye është vendosur sistemi THAAD për të ulur raketat që do të nisen nga Siria apo forcat e Sirisë, të cilat u zotuan se do t'iu përgjigjen një lufte që do të nxitej apo të provokohej nga Netanjahu. Si Siria, ashtu edhe Irani, u zotuan se do të hakmerren në rast se Izraeli bombardon pozicione të rëndësishme ushtarake në këto vende. SHBA ka vendosur të marrë pjesë në këtë konflikt, sepse është e bindur se lufta e ardhshme do të jetë shkatërruese për të gjitha palët.”
Vizita e Presidentit Bashar al-Assad në Teheran i tregoi të gjitha palëve pjesëmarrëse në luftën e Sirisë, e veçanërisht BE-së dhe SHBA-së, se nuk dëshiron të largohet asnjëherë nga Irani dhe Siria, për të kënaqur palët e treta të Damaskut, për të regulluar marrëdhëniet me arabët apo Perëndimin, apo për rindërtimin e vendit.
Burimet kishin thënë se vizita e presidentit sirian i bëri më të lehtë presidentit Putin që t'i shpjegojë të ftuarit të tij Netanjahut, se nuk do të mund t’i ndihmoj Izraelit në ofertën e tij për të larguar Iranin nga Siria. Sipas Damaskut, Putin i tha të ftuarit të tij Netanjahut se marrëdhënia midis Sirisë dhe Iranit është shumë e fortë dhe se Rusia nuk është në pozitë për të ndryshuar këtë marrëdhënie strategjike.
Burimi : Medya Şafak