Fushata E Bombardimeve Drejtuar Zgjedhjes Së Netanjahut Mund T’u Hapë Udhë Luftës: Siria Dhe Hizbullahu E Kanë Gishtin Në Këmbëz

nga Elijah J. Magnier | Publikuar në Jan. 31, 2019, 1:23 a.m.

Rusia është e vetëdijshme për vendosmërinë e Boshtit të Qëndresës për të kthyer përgjigje dhe për rrezikun të cilin kjo mund të sjellë për të tëra palët në Levant. Rusët e informuan Gardën Revolucionare Islame (IRGC) për të larguar komandën dhe bazat e tyre të kontrollit në më pak se një orë përpara se ata të sulmoheshin nga ana e Izraelit. Komanda ushtarake ruse e pyeti IRGC-në për vendndodhjen e bazave të reja të komandës dhe kontrollit dhe asaj iu dha përgjigjja se bazat e tyre: “Që nga sot e tutje bazat e tyre do të shpërndaheshin në të tëra drejtimet e gjeografisë siriane dhe se do të gjendeshin së bashku me ushtrinë siriane në çdo kazermë të saj”.

Izraeli ka kryer një sërë sulmesh Sirinë shumë herë gjatë shtatë viteve të fundit të luftës të detyruar në Siri. Ai ka thyer tabutë duke tejkaluar vijat e kuqe me qëllim që të provokonte Boshtin e Qëndresës brenda Sirisë por është përmbajtur nga zemërimi i Hizbullahut në Liban. Megjithatë sulmet më të fundit izraelite e kanë shtyrë Sirinë dhe aleatët e saj përtej kufijve të lejuar. Për këtë arsye presidenti Esed po e përgatitet veten për një luftë kundër Izraelit në mesin e luftrave në të cilat ndodhet- duke ditur se një luftë e tillë mund të zgjasë disa javë-. Por presidenti i Sirisë nuk do të jetë vetëm: Esedi dhe Sejjid Hasan Nasrullahu sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, do të lëvizin së bashku kur të merret vendimi përballë çdo lloj sulmi izraelit i cili do të zhvillohet në të ardhmen.

Kohët e fundit, Izraeli bombardoi ushtrinë siriane dhe shkatërroi zyrat dhe bazat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) në Siri pa shkaktuar asnjë viktimë njerëzore. Në të njëjtën kohë, kryeministri Benjamin Netanjahu, duke e vënë veten në të njëjtën shkallë me gjeneralin Kasim Sulejmanin komandantin e forcave të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) në Kuds e kërcënoi këtë të fundit në mediat sociale. Në të vërtetë Netanjahu ra drejt e në kurthin e ngritur nga gjenerali iranian për presidentin Donald Trump.

Sulejmani i kërkoi presidentit Hasan Ruhani “që të mos i japë përgjigje këtij hajduti (Trumpit) i cili nuk është në shkallën e tij” dhe “që t’u japë leje vetes (Sulejmanit) që t’u përgjigjet propogandës së Trumpit kundër Iranit”. Kështu Sulejmani, një oficer i rëndomtë në forcat e sigurisë iraniane, vihet në një vend në të cilin po i kthen përgjigje një kryeministri të pacipë i cili mendon se ushtria e tij është më të mira në Lindjen e Mesme dhe ndër më të fuqishmet në botë. Por stili i Sulejmanit është i ndryshëm nga ai i Netanjahut. Ai nuk ka një llogari në tëitter; ai e kalon kohën e tij në fushën e betejës dhe në takimet me krerët e grupit, oficerët dhe herë herë me kryetarë dhe me kryeministra. Sulejmani është një njeri i duruar por mund të pritet që herët a vonë t’u kthejë përgjigje provokimeve.

Burimet të cilat marrin të dhëna të mira bëjnë të ditur se Irani nuk ka dëshirë që të ulet dhe të qëndrojë duarlidhur kundrejt sulmeve të përsëritura izraelite kundër Sirisë dhe pozicioneve të IRGC-së. Boshti i Qëndresës është i vetëdijshëm se njësitet amerikane janë të tërhequr nga Siria verilindore dhe janë vendosur në një vend tjetër dhe se Netanjahu është duke u përpjekur që ta tërheqë atë në një përballje, në kushtet para takimit të Varshavës kundër Iranit të zhvilluar nga ana e Trumpit. Ky është një çast i vështirë për reagimin e Iranit, por kjo nuk do të thotë se aleatët e tij nuk mund të kthejnë përgjigje.

Ashtu siç është shënuar dhe në një artikull të mëparshëm, i cili kishte të bënte me përcaktimin e vendimit për të vendosur rregulla të reja angazhimi kundër sulmeve të vazhdueshme izraelite të qeverisë qendrore në Damask, Siria po planifikon hakmarrje kundër çdo lloj sulmi të ardhshëm izraelit. Ky vendim i Sirisë erdhi menjëherë pas njoftimit të Trumpit se kishte për qëllim që të tërhiqej nga Siria. Ky fjalim i dha rast Sirisë dhe aleatëve të saj, që të gjenin rast për t’u ulur dhe për të menduar mbi çështjen se cila do të jetë mënyra më e mirë për t’u përgjigjur.

Tel Avivi është në dijeni të kufizimit të Iranit në këtë çast kritik dhe kupton se Boshti i Qëndresës do të parapqëlqente të shihte më tepër një tërheqje të SHBA-ve se sa të hakmerret kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit. Megjithatë sulmet më të fundit të Izraelit e kanë shtyrë Sirinë dhe aleatët e saj përtej kufijve të toleruar. Netanjahu mori përsipër përgjegjësinë e tij për bombardimet e shumta të drejtuara ndaj Sirisë, -një shkelje e paparë në protokollin e heshtjes së Izraelit-. Ai e përdori ushtrinë e tij si një mjet reklamimi për zgjedhjet e tij të ardhshme.

Kryeministri izraelit mbase nuk e kupton se Sulejmani nuk do t’u kthejë përgjigje provokimit të tij në Siri, -duke qenë se objektivat iranianë nuk u bombarduan në trojet iraniane-. Damasku, i cili është një aleat i ngushtë dhe strategjik sirian, i ktheu përgjigje sulmit duke hedhur predha kundër Izraelit, -i cili ka kryer me dhjetra bombardime në një mënyrë të pakontrolluar-, duke iu shmangur kështu një përshkallëzimi më të madh. Megjithatë ambasadori sirian në OKB Beshar el-Xhaferi paralajmëroi se aeroporti i Tel Avivit mund të bombardohet nëse Izraeli përsërit kreyerjen e sulmeve në Siri. Por ajo gjë që el-Xhaferi nuk bëri të ditur ishte e vërteta se presidenti Esed po e përgatitet veten për një luftë kundër Izraelit në mesin e luftrave në të cilat ndodhet- duke ditur se një luftë e tillë mund të zgjasë disa javë-.

Në të vërtetë, një përleshje e gjatë mes Sirisë dhe Izraelit do t’u jepte fund gjasave të Netanjahut për t’u rizgjedhur. Deri më sot nuk është zgjedhur asnjë kryeministër izraelit i cili e ka lënë të zbuluar vendin e tij dhe e ka vënë jetën e qytetarëve të tij në rrezik.

Por si do të ndodhë hakmerrja e Sirisë, nëse gjendja është ashtu siç pretendon Izraeli, pra se të tërë arsenalin ushtarak dhe me mijra predha siriane dhe iraniane janë bombarduar dhe shkatërruar? Por si mund ta mbështesë Hizbullahu Sirinë, nëse gjendja është ashtu siç pretendon Izraeli, pra nëse të tërë vargjet e automjeteve të cilat kalojnë nga Siria në Liban janë dëmtuar? Por si do të jetë e mundur që të mbështetet Libani me mjete logjistike, nëse SHBA-ja ka pushtuar kalimin et-Tenf midis Sirisë dhe Irakut, gjoja duke pretenduar se do të ndrëpresë rrjedhën e armëve nga Teherani në Bejrut?

Në vitin 2006, Izraeli pagoi çmimin e lartë kur besonte se ai kishte dëmtuar arsenalin dhe predhat e Hizbullahut dhe kur mori të dhënën e fshehtë se mbështetja siriane është e dobët, si rrjedhojë shërbimi i fshehtë amerikan dhe izraelit dështoi, nëpërmjet kryerjes së masakrës së kryer në Merkauave në Uadi el-Huxhejr dhe me bombardimin e anijes Saar 5.

Tel Avivi u përfshi nga një besim i gabuar se mund të vihej lehtësisht në jetë ëndrra e “lindjes së Mesme të re” të bërë të ditur nga ana e Condoleezza Rice sekretares amerikane të shtetit. Askush në Izrael nuk priste se Hizbullahu mund të qëndronte me predhat e tij anti-tank të kontrolluara Kornet dhe me predhat e tij anti-anije të prodhuara në Kinë.

Sot Boshti i Qëndresës pra Siria dhe Hizbullahu në Levant, nuk kanë përftuar vetëm një përvojë të madhe të luftës, por në të njëjtën kohë janë në zotërim të predhave bashkëkohore anti-anije (Yakhont) si dhe të një game të gjërë surprizash të tjera vdekjeprurëse si predhat e përpikta të cilat janë të afta për të goditur çdo lloj objektivi kudo në Izrael.

Për më tepër, Hizbullahu ka disa baza- në të cilat gjenden predhat e tij strategjike- në kufirin libanezo-sirian. Ky i fundit nuk do të ngurrojë t’i përdorë me bujari kundër Izraelit, në rast se Izraeli do të sulmojë aleaten e tij Sirinë. Megjithatë nuk pritet se Hizbullahu të kufizojë mbështetjen e tij vetëm me armë. Sejjidd Hasan Nasrullahu nuk është vetëm një orator mjeshtër dhe një psikolog i aftë i luftës, por gjithashtu është dhe një komandant i përpiktë dhe planifikues ushtarak. Ai ishte i pranishëm në sallën e operacioneve ushtarake në luftën e vitit 2006 kundër Izraelit në të cilën morën pjesë njerëzit e tij dhe në çdo luftë të kryer kundër Izraelit që nga jo kohë deri në ditët e sotme. Në ditët tona planifikimi dhe komandimi logjistik-teknik-ushtarak mes Hizbullahut dhe Sirisë është në gjendje të njëjësuar. Nasrullahu e di shumë mirë se si të luftojë me Izraelin, sa fuqi zjarri duhet të përdoret dhe kur. Esedi dhe Sejjid Hasan Nasrullahu sekretari i pëgjithshëm i Hizbullahut do të lëvizin bashkë kur të merret vendimi për të luftuar kundër çdo lloj sulmi izraelit i cili do të kryhet në ardhmen.

Rusia është e vetëdijshme për vendosmërinë e Boshtit të Qëndresës për të kthyer përgjigje dhe për rrezikun të cilin kjo mund të sjellë për të tëra palët në Levant. Rusët e informuan Gardën Revolucionare Islame (IRGC) për të larguar komandën dhe bazat e tyre të kontrollit në më pak se një orë përpara se ata të sulmoheshin nga ana e Izraelit. Komanda ushtarake ruse e pyeti IRGC-në për vendndodhjen e bazave të reja të komandës dhe kontrollit dhe asaj iu dha përgjigjja se bazat e tyre: “Që nga sot e tutje bazat e tyre do të shpërndaheshin në të tëra drejtimet e gjeografisë siriane dhe se do të gjendeshin së bashku me ushtrinë siriane në çdo kazermë të saj”.

Kjo përgjigje e nxiti Rusinë që të kërkonte në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të hapur nga Izraeli që të ndalonte bombardimin e Sirisë. Rusia nuk do ishte e kënaqur që të gjente veten të ngecur në mes të një shkëmbimi predhash midis Sirisë dhe Izraelit të cilat do të fluturonin mbi kokën e saj në Levant.

Kryeneçësia e Netanjahut i dha shtysë atij që të rrënonte politikën -me çudinë e komandës ushtarake- për kundërshtimin e marrjes përipër të përgjegjësisë së Izraelit për sulmet e tij. Kryeministri ua përcolli organizatës ushtarake thashethemet e zgjedhjeve; sepse ai parapëlqen që të bëhet një yll i mediave sociale në vend që të ndjekë shembullin e matur të paraardhësve të tij.

Nëse Netanjahu do që të rizgjidhet, atëherë ai ka nevojë që t’i qëndrojë larg luftës së Sirisë, në përfundimin e së cilës nuk është e qartë se kush do të mbesë gjallë. Si rrjedhojë strategjia më e mirë do të ishte të ruajtja e heshtjesh dhe pritja e sondazheve.



Burimi : Medya Şafak