Trazira në rrugët e Kashmirit
Pas vdekjes së dy kryengritësve si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët indian, janë organizuar protesta me ç’rast 6 persona janë janë lënduar nga ndërhyrja e policisë.
Populli vendas ka organizuar protesta për shkak të vdekjes së dy kryengritësve në përleshjet me forcat e sigurisë së Kashmirit, qytet ky i cili gjendet nën pushtimin indian.
Policia kishte njoftuar se 2 persona kishin humbur jetën dhe 4 ushtarë e 2 polic ishin lënduar në mes të forcave të sigurisë dhe kryengritësve në një lagje në qytetin Srinagar.
Populli vendas u shpreh se ushtarët indian kanë djegur shtëpinë në të cilën kryengritësit gjendeshin gjatë konfliktit.
Populli vendas zhvilloi protesta kundër qeverisë së Indisë.
Duke pretenduar se protestuesit kanë hedhur gurë ndaj forcave të sigurisë, policia ndërhyri ndaj protestuesve me gaz lotsjellës dhe me armë të cilat qeveria e New Delhit i kishte ndaluar.
Të paktën 6 persona u plagosën si pasojë e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve.
Ndërsa Britania u tërhoq nga India në vitin 1947, e la të lirë Kashmirin nga bashkimi me Indinë ose Pakistanin. Edhe pse populli i Kashmirit, 90 për qind prej të cilëve janë musliman, kanë qenë në favor të bashkimit me Pakistanin në vitin 1947, princi i kohës ka vendosur të bashkohet me Indinë. Populli musliman i Kashmirit doli kundër këtij vendimi. Pakistani dhe India dërguan trupa në rajon, ku edhe palët luftuan për here të pare në vitin 1947. Të dy vendet luftuan përsëri për të njejtën arsye në mes të viteve 1965 – 1999.
45 për qind e Kashmirit kontrollohet nga India dhe 35 për qind nga Pakistani. Ndërsa 20 për qind të rajonit dominon Kina. Rajonet e pushtuara, India i kishte lidhur me veten nën emrin “Jammu Kashmir”. Jammu Kashmir është aktualisht i vetmi shtet në Indi ku popullsia muslimane paraqet shumicën. Ndërsa Pakistani i ka dhënë Kashmirit statusin e dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.
Me vendimin e marrë që nga viti 1948, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara parasheh çmilitarizimin e Kashmirit dhe përcaktimin e së ardhmes me votën e popullit. Ndërsa India nuk e favorizon votën e popullit, Pakistani kërkon që vendimet e Këshillit të Sigurimit të zbatohen.
Burimi : Rast Haber