Jordania përfundon kontratat për tokën e dhënë me qira Izraelit

Publikuar në Tet. 24, 2018, 11:56 a.m.

Jordania ka njoftuar qeverinë e Izraelit se ‘ka marrë vendim për të përfunduar kontratat që parashohin dhënien me qira të tokave El Bakura dhe El Gamr’.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë, është njoftuar se qeveria ka vendosur që të përfundoj kontratat që parashohin dhënien me qira të tokave të El Bakura dhe El Gamr në Izrael për 25 vjet. Në këtë deklaratë po ashtu u vu në dukje se kontrata për përfundim i është dorëzuar qeverisë së Izraelit.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, mbreti i Jordanisë Abdullah II kishte njoftuar se ata kanë marrë vendim për të përfunduar kontratat që parashohin dhënien me qira të tokave El Bakura dhe El Gamr.

Jordania I kishte dhënë me qira Izraelit tokat El Bakura dhe El Gamr për 25 vjet në përputhje me pikat 1B dhe 1C të Marrëveshjes së Oslos të nënshkruar në vitin 1994. Edhe pse afati i qirasë përfundon me 25 tetor 2019, kushtet e marrëveshjes parashohin që marrëveshja e qirasë të ripërtërihet automatikisht nëse palët nuk bëjnë një deklaratë të kundërt të paktën një vit para përfundimit të kontratës. Sipas kësaj, Jordania është dashur t’ia njoftoj Izraelit kërkesën për mos ripërtërirjen e kontratës më së voni deri më 25 tetor.

Afrimi i datës së përfundimit të kontratës ka sjellë shumë debate në vend. Portestuesit jordanez të cilët dëshironin përfundimin e qirasë, kishin zhvilluar protesta dhe dhjetra deputetë në parlament kishin nënshkruar deklaratën kundër kontratës.



Burimi : Sputnik News