Sulmi i Boko Haram në Nigeri: 12 të vdekur, 1.300 të zhvendosur

Publikuar në Tet. 24, 2018, 1:27 a.m.

Është raportuar se 12 persona kanë humbur jetën në sulmin e zhvilluar nga organizata terroriste Boko Haram në verilindje të Nigerisë.

Në një deklaratë për gazetarët, koordinatori i Verilindjes i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave e Nigerisë (NEMA), Bashir Garga ka njoftuar se kjo organizatë ka sulmuar fermerët në fshatin Kalle të provincës Maiduguri.

Garga vuri në dukje se në këtë sulm, kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Garga njoftoi se të plagosurit u dërguan në spital dhe se 300 mijë njerëz u detyruan të largohen nga rajoni për shkak të sulmeve.

Që nga viti 2009, organizata Boko Haram e cila ka qenë aktive në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000, ka shkaktuar më shumë se 20.000 vdekje me sulmet e saj të dhunshme.

Që nga viti 2015, kjo organizatë po zhvillon sulme në vendet Kamerun, Çad dhe Nigeri. Të paktën 2.000 njerëz kanë humbur jetën në sulmet e kësaj organizate në Liqenin e Çadit.

Emërimi i ish zëdhënësit të Boko Haram, Abu Musab al Barnawi, si udhëheqës i ri i organizatës në vitin 2016 çoi në polemikë dhe përçarje midis tij dhe Abubakar Shekau-t i cili ka qenë lider që nga viti 2009.



Burimi : Sputnik News