Në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, është zhvilluar një shfaqje për nder të sheik Ibrahim Zekzakit

Publikuar në Tet. 16, 2018, 11:41 p.m.

Në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, është zhvilluar një shfaqje për nder të sheik Ibrahim Zekzakit.

Në këtë shfaqje u tha se qeveria e Nigerisë nuk e ka liruar sheik Ibrahim Zekzakin, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë si dhe iu bë thirrje  kësaj qeverie që t’a lirojë sheik Zekzakin.

Shfaqja u zhvillua para Ministrisë së Drejtësisë në Abuja.

Zëdhënësi i Lëvizjes Islamike të Nigerisë, Abdullahi Muhammed, mbajti një fjalim në shfaqje.

Në deklaratën e tij, zëdhënësi i Lëvizjes Islamike të Nigerisë, Abdullahi Muhammed kërkoi nga Ministri i Drejtësisë që t’i bindet vendimit të Gjykatës së Lartë dhe t’a liroj sheik Ibrahim Zekzakin.

Zëdhënësi Abdullahi Muhammed tha se qeveria u kishte thënë atyre se po mbronin Sheik Zekzakin dhe shtoi se deklaratat e qeverisë ishin krejtësisht të rreme.

Në vitin 2016, Gjykata e Lartë Nigeriane vendosi për lirimin e pakushtëzuar të sheik Ibrahim Zekzakit.

Protesta të rregullta janë zhvilluar për shkak se qeveria e Nigerisë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, e kishte mbajtur sheik Zekzakin të burgosur duke përdorur arsye të pabaza.

Që nga viti 2016 e deri më sot, në shumë qytete të vendit, e veçanërisht në Abuja, po zhvillohen protesta për lirimin e sheik Zekzakit.

Në raportin e publikuar nga organizata Amnesty International me qendër në Londër, u njoftua se qeveria e Nigerisë ka bërë arrestime në mënyrë të paligjshme dhe se shumë nga personat e arrestuar janë zhdukur.

Amnesty International kishte kërkuar lirimin e të arrestuarve në mënyrë të paligjshme si dhe qartësimin e gjendjes së të arresuarve për të cilët nuk kishte ndonjë lajm.



Burimi : Tasnim News Agency