Anëtari australian i ISIS-it i cili para dy muajve tha “Mua mund të më gjykojnë vetëm ligjet e Zotit”: Jam penduar

Publikuar në Shta. 29, 2018, 11:33 p.m.

‘Anëtari më i lartë australian i ISIS-it’, Neil Christopher Prakash, i cili para disa muajve tha se atë mund t’a gjykojnë vetëm ‘ligjet e Zotit’, u shpreh se këtë herë nuk ka luftuar në emër të ISIS-it dhe se ‘është penduar’.

Është vazhduar dje në qytetin Kilis gjykimi i ‘anëtarit më të lartë australian të ISIS-it’, Neil Christopher Prakash, i cili ishte zënë nga forcat e sigurisë duke u përjekur të hyjë në mënyrë të paligjshme në Turqi.

Sipas raportit të Engin Bash nga T24, Prakash i cili me 24 tetor 2016 ishte zënë në fshatin Inanli të qytetit Kilis duke u përpjekur të hyjë në Turqi, ka marrë pjesë në seancë nga Burgu i Gaziantepit përmes sistemit të Audio Video Ingjizimit dhe Video Konferencës (SEGBIS).

Seanca u ndoq edhe nga shumë anëtarë të mediave australiane dhe filloi pasi Kryetari i Gjykatës pranoi miratimin nga zyrtarët e Ambasadës Australiane, pasi Parakesh ishte shtetas australian.

‘ME TAKSI DERI NË REJHANLI, NGA ATY PËR NË SIRI’

Parakash dha për herë të parë në seancë informacione të detajuara rreth situatës. Ai tha se në vitin 2013 kishte ardhur nga Stambolli në Hatay me autobus, nga Hatay deri në Rejhanli me taksi, e nga aty kishte kaluar në Siri dhe atje iu kishte bashkuar organizatës Ahrar al Sham, duke shtuar se më pas, kishte kaluar në radhët e ISIS-it.

‘NUK KAM PËRDORUR PUSHKË, FOTOGRAFITË KANË QENË VETËM PËR PROPAGANDË’

Prakash dha detaje edhe për kalimin e tij nga organizata Ahrar al Sham në ISIS, duke u shprehur kështu: “Kur hyra në ISIS isha një musliman i ri, ndërsa tani jam një musliman i penduar. Ai tha se pas hyrjes në ISIS, kishte qenë në qytetin Rakka të Sirisë dhe në Musul të Irakut, por se ‘nuk kishte luftuar’, ndërsa në lidhje me fotografitë ku ai shihet me pushkë në dorë, Rakash u shpreh se: “Ato nuk i kam përdorur aspak, fotografitë i kam bërë vetëm për qëllim propagande dhe për t’iu bashkuar ISIS-it.”

AVOKATI I TIJ ARGUMENTOI SE ‘AI ËSHTË PENDUAR’

Është raportuar se shumica e atyre të cilat ‘anëtari më i lartë australian i ISIS-it’ i kishte thënë në sallën e gjykatës, ndryshojnë nga deklarata e dhënë xhandarmërisë, ndërsa në lidhje me këtë ai u shpreh se: “Atje kam thënë ashtu për shkak se jam frikësuar.” Avokati i Prakashit, Reshat Davran u shpreh se klienti i tij kishte qenë i arrestuar për një kohë të gjatë dhe se në seancat dhe deklaratat e tij, ai kishte thënë se është penduar, si dhe kërkoi lirimin e tij.

‘PO LUAN NË GJYKATËN TURKE’

Anëtarët e mediave australiane të cilët pas seancës, folën për T24, thanë se Prakash kishte ‘luajtur’ në gjykatën turke. Gazetarët thanë se Prakash ishte personi i cili kishte dhënë udhëzime të drejtpërdrejta në disa sulme terroriste në Australi dhe se ishte zbuluar nga autoritetet australiane, por se në gjykat ai po vepronte kështu me qëllim që të lirohet.

KISHTE THËNË SE ‘MUA MUND TË MË GJYKOJNË VETËM LIGJET E ZOTIT’

Gazetarët rikujtuan se para dy muajve, Rakash kishte thënë në gjykat: “Ju nuk mund të më gjykoni, kush jeni ju? Mua mund të më gjykojnë vetëm ligjet e Zotit”, duke theksuar se ai po sillet kështu për t’u dukur i pafajshëm pas fajit të bërë.



Burimi : Sputnik News