Marrëveshja E Soçit, Lindja E Eufratit Dhe Roli I Turqisë Në Idlib

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Shta. 27, 2018, 10:21 p.m.

Turqia, me marrëveshjen e Soçitu bë një partnere në luftën kundër terrorit të Sirisë, njëlloj si Irani dhe Hizbullahu në këndvështrimin ushtarak.

Ndryshimi i përparësisë së Rusisë pas samitit të Teheranit, u bë shkak i rënies së skenarëve të mundshëm të cilët mund të lëkundnin baraspeshën që vazhdon në Siri në dobi mes sirianëve dhe aleatëve.

Deri në samitin e Teheranit përparësia e Sirisë dhe aleatëve të saj ishte marrja nën kontroll e Idlibit dhe asgjësimi i arsyetimit të pranive të fuqive të huaja në Siri pa marrë miratimin e Damaskut.

Deri më 7 shtator para samitit të Teheranit, në Siri dhe në aleatët e saj mbizotëronte vendosmëria mbi operacionin e Idlibit, ndërsa në Turqi, Amerikë dhe në shtetet e Bashkimit Europian acarimi.

Teksa ushtria siriane dhe aleatët e saj ishin duke bërë një pirg ushtarak në rrethinat e Idlibit, (1) partnerët amerikanë dhe perëndimorë i drejtonin kërcënime Sirisë me arsyetimin se do të përdorte armë kimike, (2) ndërsa Turqia e ftonte Amerikën për një ndërhyrje ushtarake me qëllimin e parandalimit të operacionit të Idlibit. (3)

Këto kushte, sillnin bashkë pasiguritë, rreziqet ose mundësitë e mëposhtme për mbarë palët:

1- Që nga 30 shtatori 2015, Sh.B.A.-ja e cila kishte bërë një lloj marrëveshjeje de facto “modus vivendi” me Rusinë dhe e cilakishte kufizuar praninë e saj ushtarake në Lindje të Eufratit, mund të ndërhynte në Perëndim të Eufratitsë bashku me aleatët e saj perëndimorë me synimin e ruajtjes së status quosë së pranishme në Idlib dhe për ta bërë të mundur vazhdimin e luftës.

2- Turqia e cila u kishte dhënë pjesëmarrje të pashoqe aleatëve, duke marrë pjesë në proçesin e Astanasë, si pasojë e rolit në kuadër të krijimit të zonave të ndërprerjes së dyluftimeve, si dhe në ndarjen mes ushtrisë siriane dhe grupeve të armatosura, mund të bëhej sërish me palën e Sh.B.A.-së dhe aleatëve të saj perëndimorë për shkak të Idlibit.

3- Këto zhvillime të mundshme, të cilat do të zgjasin luftën dhe që mund të lëkundninbaraspeshën ushtarake në dobi të Damaskut dhe aleatëve të tij, mund të kishin nxitur Amerikën dhe Francën që të hidhnin hapa më të guximshme që kishin të bënin meLindjen e Eufratit.

E thënë ndryshe, teksa Damasku dhe aleatët e tij doninqë duke marrë Idlibin të nënvizonin tërësinë e trojeve të Sirisë si dhe të krijonin terrenin për largimin e të tëra fuqive të huaja nga Siria; mund të mbeteshin ballë përballë me një një luftë ndërshtetërore në Idlib, ndërsa në Lindje të Eufratit me një shtet satelit“të pavarur” amerikan.

Shkalla në të cilën të gjitha këto skenarë mund të bëheshin realitet, varej shumë nga mbijetesa e proçesit të Astanasë dhe natyrisht të tëra palët u përqendruan në përfundimin që do të dilte në samitin e Teheranit më 7 shtator.

Rusisë e cila hodhi poshtë (4) propoziminpër armëpushim të Turqisë në Idlib në samitin e Teheranit duke thënë: “Përfaqësuesit e grupeve të armatosura nuk janë këtu, ne nuk mund të vendosim në emër të tyre”, të të njëjtin propozim e shndërroi në marrëveshje dhjetë ditë më pasnë Soçi. (5)

Në këtë mënyrë të tërë skenarët e mësipërm nuk mund të realizoheshin më. Sepse Turqia u lidhdhe më ngushtë me proçesin e Astanasë si me lidhjet ushtarake edhe me ato politike.

Gjendja e re e krijuar në Idlib nga marrëveshja Soçi, duke qenë se ishte e lidhur drejtpërdrejtë si me Lindjen e Eufratit edhe me përgjegjësinë që i solli Turqië në fushëbetejë, e bëri të pamundur bërjen rishtas të Ankarasë me palën amerikane.

Kjo uli trysninë e ngritur nga aleatët amerikanë dhe perëndimorë dhe atyre iu iku nga duart terreni i ndërhyrjes në Perëndim të Eufratit me arsyetimin e Idlibit.

“Gjendja e Re” Në Idlib Përballë “Gjendjes De Facto” Në Lindje të Eufratit

Turqia, më 11 shtator e kishte cilësuar Idlibin si “porti i fundit i sigurt” dhe nga këtu e kishte ftuar Amerikën që të kryente një ndërhyrje për t’u ruajtur nga “Regjimi i Esedit dhe nga sulmi i madh i aleatëve të tij”.

Ndërsa më 17 shtator, Idlibi u shndërrua në një arsyetim të paraqitur Rusisë nga ana e Ankarasë me qëllimin e “prishjes së planit të Amerikës për Lindjen e Eufratit”.

Sipas një lajmi të botuar në shtypin libanez tri ditë pas samitit të Teheranit, Turqia kishte përgatitur kurdët të cilët me “autonominë e tyre” që kishin krijuar ta shndërronin në një qeveri qendrore me udhëzimin e amerikanëve. Lajmi bëri të ditur se ky ishte një “plan amerikan” i cili synonte ndarjen e Sirisë duke përfituar nga operacioni i Idlibit dhe kërkonte që Rusia ta shtynte operacionin. (6)

Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov më 21 shtator e theksoi këtë lajm.

Sepse Lavrov kishte shprehur: “Kërcënimi kryesor për tërësinë e trojeve të Sirisë, po rritet nga Lindja e Eufratit në të cilin Sh.B.A.-ja ka kontroll të drejtpërdrejtë dhe në të cilin janë krijuar de facto struktura autonome të pavarura”. (7)

Në këtë mënyrë u bë më e qartë se përse Rusia, e cila kishte hedhur poshtë armëpushimin në Teheran, kishte ndërprerë operacionin në Soçi dhjetë ditë pas tij dhe përse e kishte theksuar “Kërcënimin e Lindjes së Eufratit” pas marrëveshjes së Soçit.

Turqia Ndërroi Shina

Ajo që duket është se Rusia nuk e kishte problem që Turqia kishte bërë tregti të ndryshme me amerikanët për Idlibin, kishte bërë tregti të ndryshme me ta dhe shqetësimet e Turqisë për Idlibin i kishte shndërruar në një rast me marrëveshjen e Soçit.

Sepse Turqia, ishte e gatshme që të bëhej palë me Amerikën me synimin e ruajtjes së gjendjes së pranishme në Idlib të cilën e kishte cilësuar si “portin e fundit të sigurtë”.

Megjithatë Turqia, me marrëveshjen e Soçit u bë një partnere në luftën kundër terrorit të Sirisë, njëlloj si Irani dhe Hizbullahu në këndvështrimin ushtarak.

Sepse Turqia në Idlib mori përsipër këto detyrime të cilat kërkojnë përdorimin e drejtpërdrejtë të fuqisë ushtarake.

1- Ngritja e një zone tëçarmatosur me një rreze 15-20 kilometrash në rrethinat e Idlibit dhe nxjerrja e grupeve radikale terroriste nga ky rajon deri më 15 tetor.

2- Nxjerrja jashtë zonës së çarmatosure armëve të rënda në duart e grupeve të armatosura deri më 10 tetor.

3- Arritja e sigurisë në autostradat M4 dhe M5 të cilat kalojnë nëpër thellësitë e trojeve të cilat janë nën kontrollin e grupeve të armatosura dhe hapja e tyre për trafik deri në fund të vitit. (8)

Turqia Merr Përsipër Rolin E Ushtrisë Siriane Në Idlib

Me fjalë të tjera, nëse marrëveshja e Soçit nuk do të arrihej, qëllimet e ushtrisë siriane, aleatëve të saj, afërsisht 3 milionë civilëve dhe me dhjetra militantëve të cilët zotërojnë armë të rënda dhe jetojnë në Idlib nuk do të ishin të ndryshme deri në fund të vitit.

Në fakt, ushtria siriane dhe aleatët e saj më parë i izoluan grupet e armatosura në Haleb, Gutën Lindore, Rastan dhe Telbis, në Dera dhe Kunejtra, më pas indanë dhe bënë marrëveshje me pjesëmarrësite pajtimit kombëtar; ato i evakuuan në Idlib ata të cilët donin të largohen nga rajoni, ndërsa ata të cilët donin që të qëndronin dhe të luftonin i shkatërroi duke i luftuar.

Sigurisht se nëse marrëveshja e Soçit nuk do të arrihej, në qoftë se ushtria siriane dhe aleatët e saj do të kishin bërë një operacionin ushtarak, duke qenë se nuk do të kishte një Idlib tjetër përveç Idlibit, nuk do të kishte një vend tjetër evakuimi përveç Turqisë për grupet e armatosura të cilat nuk pranuan që të arrijnë pajtimin.

Megjithatë, krahas kësaj proçesi i ndjekur në qarqet dhe rajonet e tjera do të funksiononte njëllojdhe në Idlib.

Si rrjedhojë proçesin që do të funksionojë me operacionin ushtarak të ushtrisë siriane dhe aleatëve në Idlib me marrëveshjen e Soçit e morën përsipër Turqia dhe Rusia.

Roli I Turqisë Në Soçi Është Më I Rëndë Se Sa Roli I Astanasë

Ky rol i ri i Turqisë, në këndvështrimin e saj dhe në këndvështrimin e Damaskut dhe aleatëve të tij, është një rol shumë më i rëndë dhe më konkret se sa roli i proçesit të Astanasë.

Turqia, në kuadër të rolit të Astanasë duke i mbajtur grupet e armatosura në zonat e armëpushimit larg ushtrisë siriane e lehtësoi punën e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj në zonat e tjera.

Më parë ajo i ndante  grupet e armatosura të mbështetura plotësisht nga ajo i ndante në “opozitar” dhe “terrorist”, me kreun e përgjithshëm “opozitar” më pas ajo i barti “opozitarët” në Astana dhe në këtë mënyrë ajo thelloi dyluftimet mes grupeve të armatosura.

Këto ishin ndihmat të cilat Turqia ia kishte dhënë ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj pasi u bë pjesë e proçesit të Astanasë; por këto ndihma ishin ndihma të cilat u vunë në jetë me fuqinë politike dhe kanë një barrë jo të rëndë si ekonomike dhe njerëzore.

Ajo mendonte se po merrte shpërblimin e këtyre ndihmave me operacionin Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit.

Por Turqia më marrëveshjen e Soçit po jep fjalën për ndihma të cilat nuk janë të mundura që të vihen në jetë me fuqinë politike dhe kanë një barrë të rëndë ekonomike dhenjerëzore, siç është ngritja e një zone të çarmatosur me një rreze 15 km, mbledhja e armëve nga grupet e armatosura dhe hapja për trafik e austostradave M4 dhe M5.

A Shërben Marëveshja E Soçit, Për Të Ruajtur “Emiratin e Idlibit?”

Sipas organeve të shtypit të qeverisë “Turqia e zgjidhi krizën e Idlibit, me përpjekje këmbëngulëse diplomatike”. Marrëveshja e Soçit u arrit pavarësisht Damaskut dhe Teheranit dhe në këtë formë “Në Siri me mbështetjen e Rusisë u ngrit “zona e sigurisë” së cilës NATO dhe Sh.B.A.-ja nuk iu kishin afruar për 6 vite”. (9)

Megjithatë Irani e kishte bërë të ditur shumë kohë më parë se nuk do të merrte pjesë në operacionin e Idlibit. (10) Duke qenë se ai e kishte parë këtë si “Një hap të rëndësishëm për pastrimin e Sirisë nga mbetjet terroriste” ishte i kënaqur nga marrëveshja e Soçit. (11)

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë duke vënë në dukje se marrëveshja e Soçit ishte arritur si përfundim i këshillimeve mes Moskës dhe Damaskut shprehu se ishte i kënaqur nga marrëveshja. (12)

Ndërsa në anën tjetër Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov duke bërë fjalë në deklaratën e 21 shtatorit si “një hap i mesëm” për marrëveshjen e Soçit, tregoi se Moska nuk do që ta bëjë një gjendje të qëndrueshme gjendjen e pranishme në Idlib.

Lavrov i cili shprehu: “Sigurisht se ky është një hap i mesëm, sepse po ngrihet vetëm një zonë e çarmatosur”, bëri fjalë për krijimin e një status quoje me marrëveshjen e Soçit, jo për një përpjekje për ruajtjen e status quosë së pranishme, por për marrjen e një mase parandaluese sigurie.

Ai tërhoqi vëmendjen “ndaj sulmeve të bëra ndaj llogoreve të ushtrisë siriane dhe ndaj bazës ruse në Humejm” dhe shtoi “marrëveshja e Idlibit para së gjithash ka për qëllim asgjësimin e kërcënimit të terrorit”.

Kreu I Dublimit

Turqia për të krijuar një zonë të çarmatosur teksa ishte duke dërguar njësi ushtarake të reja në Idlib, Hejetu’t-Tahriri i cili është në udhëheqjen e Nusrës zuri fill që të bënte pirgje dhe stërvitje ushtarake në vendet e lartpërmendura. (13)

Turqia e cila së bashku me Arabinë Saudite në 2015 i kishte dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme Ushtrisë Feth e cila ishte nën udhëheqjen e Nusrës për të shtënë në dorë Idlibin tani së bashku me Damaskun po bëhet gati për të luftuar Hejetu’t-Tahririn i cili është nën udhëheqjen e Nusrës.

Kur ne themi se “Turqia, me marrëveshjen e Soçit u bë një partnere në luftën kundër terrorit të Sirisë, njëlloj si Irani dhe Hizbullahu në këndvështrimin ushtarak” ne shënjojmë këtë të vërtetë.

Duke menduar se Turqia e cila kishte luajtur një rol kyç 7 vite më parë, e cila kishte hedhur në zjarr fqinjin e saj më të afërt ende nuk ka mundur që të pranojë se ishte përdorur vetëm si një dubluese.

Për këtë arsye ajo nuk është në gjendje që as të konceptojë dhe as të pranojë se duke nisur që nga viti 2016 është përdorur si një dubluese nga ana e Rusisë në drejtim të përfitimeve të Damaskut.

Për këtë arsye ajo e fton Amerikën të cilën e ka akuzuar se do që të copëtojë Sirinë për të bërë një ndërhyrje ndaj “Damaskut dhe aleatëve të tij”; ndërsa ajo e fton dhe Rusinë e cila është aleatja më e madhe e Damaskut për të prishur planin e Amerikës e cila mundohet që të copëtojë Sirinë.

Për këtë arsye ndonëse ajo do të luajë rolin e ushtrisë siriane, komandantëve të Iranit dhe ushtarëve të Hizbullahut në Idlib, ajo ende bën fjalë si armiq për Damaskun, Teheranin dhe Hizbullahun.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- BBC, 29 gusht 2018, “Përforcimi ushtarak nga Siria, Rusia dhe Turqia në rrethinat e Idlibit https://www.bbc.com/turkce/haberler-dunya-45341103

2- DW, 22 gusht 2018, “ABD’den İdlib’e kimyasal silah uyarısı” (Paralajmërimi nga Sh.B.A.-ja për armët kimike në Idlib), https://www.dw.com/tr/abdden-idlibde-kimyasal-silah-uyarısı/a-45181325

3- Hürriyet, 11 shtator 2018, “Erdoğan ABD basınına yazdı: Köprüden önce son çıkış” (Erdoğani shkroi në shtypin e Sh.B.A.-së: “Dalja e fundit para urës”), http://www.hurriyet.com.tr/gundem/erdogan-abd-basinina-yazdi-kopruden-once-son-cikis-40952320

4- BBC Türkçe, 7 shtator 2018, “Erdoğan’ın ‘İdlib’de ateşkes’ önerisine Putin’den ret” (Hedhja poshtë nga Putini e këshillës së “armëpushimit në Idlib” nga Erdoğani), https://www.bbc.com/turkce/haberler-dunya-45450938

5- NTV, 17 shtator 2018, “Erdoğan ve Putin’den İdlib’de silahsız bölge kararı” (Vendimi i nga Erdoğani dhe Putini për një zonë të çarmatosur në Idlib), https://www.ntv.com.tr/turkiye/erdogan-ve-putinden-idlibde-silahsiz-bolge-karari,1Kx3F39nkUOd-kTQwf9g8g

6- YDH, 10 shtator 2018, “Suriye Kürtleri nereye?” (Ku po shkojnë kurdët e Sirisë?), http://www.ydh.com.tr/HD15686_suriye-kurtleri-nereye-.html

7- Sputnik, 21 shtator 2018, “Lavrov: Rusya ve Türkiye, İdlib’de kurulacak silahsızlandırılmış bölgenin sınırları üzerinde mutabakat sağladı, (Lavrov: Rusia dhe Turqia arritën një pajtim mbi kufijtë e zonës së çarmatosur që do të ngrihet në Idlib), https://tr.sputniknews.com/rusya/201809211035309879-lavrov-rusya-ve-turkiye-idlibde-kurulacak-silahsizlandirilmis-bolgenin-sinirlari-uzerinde-mutabakat-sagladi/

8- Diken, 19 shtator 2018, “İdlib: 10 maddelik mutabakatın tam metni ortaya çıktı”, (Idlib: U bë i ditur teksti i plotë i pajtimit me 10 pika), http://www.diken.com.tr/idlib-10-maddelik-mutabakatin-tam-metni-ortaya-cikti/

9- Yeni Şafak, 19 shtator, “Türkiye Soçi’de ezber bozdu” (Turqia tregoi veten në Soçi), https://www.yenisafak.com/gundem/turkiye-socide-ezber-bozdu-3396544

10- Karar, 17 Eylül 2018, “İran: İdlib operasyonunda yokuz” (Irani: Ne nuk do të marrim pjesë në operacionin e Idlibit), http://www.karar.com/dunya-haberleri/iran-idlib-operasyonunda-yokuz-970963#

11- BBC, 18 shtator 2018, “İran, İdlib mutabakatından memnun: “Suriye’yi terörist artıklarından temizlemek için önemli bir adım” (Irani i kënaqur nga operacioni i Idlibit: “Një hap i rëndësishëm për pastrimin e mbeturinave terroriste në Siri), https://www.bbc.com/turkce/haberler-dunya-45546299

12- Sana, 18 shtator 2018, سورية ترحب بالاتفاق حول إدلب الذي أعلن عنه في سوتشي وتؤكد أنه كان حصيلة مشاورات مكثفة بينها وبين روسيا, https://www.sana.sy/?p=816578

13-El Hajat, 21 shtator 2018, «النصرة» تتحدى دعوات إلى حلّها بتعزيزات على خط التماس وإعدامات, http://www.alhayat.com/article/4603859/سياسة/العرب/النصرة-تتحدى-دعوات-إلى-حلها-بتعزيزات-على-خط-التماس-وإعدامات



Burimi : Yakın Doğu Haber