Pas sulmeve nga ujqërit në Itali: ‘Përdorni qentë Sivas Kangal’

Publikuar në Shta. 23, 2018, 1:01 a.m.

Pas sulmeve të fundit  të ujqërve ndaj kopeve të deleve në rajonin Toskana të Italisë dhe për shkak se masat e ndërmarra për ndalimin e këtyre sulmeve ishin të pamjaftueshme, është bërë thirrje për përdorimin e qenve të llojit Sivas Kangal.

Sipas raportit të Ovgy Pinar nga BCC turqisht, është bërë thirrje që pas sulmeve të fundit të ujqërve në rajonin Toskana të Italisë, të përdoren qentë e llojit Sivas Kangal me origjin nga qyteti Sivas i Turqisë.

Për shkak të sulmit të fundit të ujqëve në një fermë pranë qytetit të Sienës, me ç’rast ngordhën 70 dele, anëtari i Asamblesë Rajonale të Toskanës, Roberto Salvini ka përsëritur propozimin e tij për përdorimin e qenëve Kangal.

‘DUHET TË MERRET PARASYSH PROPOZIMI YNË PËR PËRDORIMI I QENËVE KANGAL’

Salvini, i cili është anëtar i këshillit të qarkut nga partia Lega Nord, u shpreh kështu: “Metoda e vendosjes së telave kundër ujqërve nuk funksionoi.  Edhe qentë që janë marrë për kontrollin dhe mbrojtjen e tufave të deleve, ikin menjëherë sapo të shohin kafshët e egëra. Ne propozuam blerjen e qenve Savas Kangal në mënyrë që të parandalojmë këto ngjarje të përsëritura, mirëto ky propozim i yni nuk u morë në konsideratë.”

Në një deklaratë të bërë në muajin korrik, Salvini pati thënë se ka bërë një hulumtim në lidhje me përhapjen e ujqërve në Toskana dhe se si rezultat i këtij hulumtimi, masa më e mirë ishte përdorimi i qenve Sivas Kangal.

Ai pati thënë kështu: “Qentë Kangal janë të aftë të mbrojnë tufat nga grabitqarët. Kjo racë e qenve me origjinë nga Turqia, ka një forcë të madhe fizike dhe mund të mposhtë ujqërit me peshë mbi 80 kg.”

NË ITALI NUK LEJOHET MBYTJA E UJQËVE

Në Itali, ujqërit nuk lejohen të vriten për shkak se janë në mbrojtje. Për shkak të rritjes së numrit të ujqërve dhe dëmtimit të kopeve të deleve gjatë viteve të fundit, disa rajone kishin parashikuar një plan për mbytjen e tyre, por ky plan ishte penguar nga Ministria e Mjedisit. Vitin e kaluar ishte planifikuar të vriten 5 për qind e ujqëve në vend, por edhe ky plan ishte lënë pas dore për shkak të reagimit të mbrojtësve të të drejtave të kafshëve.

Në vitin 1960, popullsia e ujqëve në Itali ishte zvogëluar deri në 100, prandaj në vitin 1971, ata ishin marrë nën mbrojtje dhe ishte ndaluar gjuetia e tyre. Falë këtyre masave, numri i ujqëve në vend, sot ka arritur deri në 1600.



Burimi : Sputnik News