Putin: Jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhje për të firmosur një marrëveshje paqeje me Japoninë

Publikuar në Shta. 12, 2018, 2:09 a.m.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin bëri me dije se janë të gatshëm të gjejnë zgjidhje për marrëveshjen e paqes që nuk është firmosur që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore me Japoninë.

Vladimir Putin u takua me Kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe, që kishte ardhur në qytetin Vladivostok të Rusisëme rastin e Forumit të Ekonomisë së Lindjes.

Putin, i cili ka folur në konferencen për shtyp të organizuar pas takimit ka thënë se “Në takim prekëm temën e problemit të marrëveshjes për paqe. Sic dihet kjo mosmarrëveshje diskutohet prej 10 vitesh dhe do të ishte naive tëmendohet se kjo do të zgjidhej brenda një ore. Megjithatë,  Moska është e gatshme të kërkojë zgjidhje që do të kënaqë edhe Rusinë ddhe Japoninë dhe do ta jetë e pranueshme për popujt e tëdyja shteteve.

‘JEMI TË KËNAQUR ME RIVENDOSJEN E PAJTIMIT PËR TEMËN E PROJEKTEVE NË 5 FUSHA’

Në këtë kontekst, Putin i cili ka përmëndur se janë arritur disa suksese në cështjen e bërjes së aktiviteteve të përbashkëta ekonomike në  ishujt Kuril Verior ka shtuar se “jemi të kënaqur me rivendosjen e pajtimit mbi rrugëzgjidhjen në lidhje me realizimin e projekteve në 5 fusha të aprovuara në rritjen e produkteve të ujit, energjinë e erës, kopshtarinë, organizimin e turneve të paketave dhe asgjësimin e mbeturinave.

ABE: DO TË BËJMË ÇDO PËRPJEKJE PËR TË FIRMOSUR MARRËVESHJEN ME PUTIN’

Edhe kryeministri i Japonisë, Abe është shprehur se do të bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme bashkë me Putinin për të firmosur marrëveshjen e paqes.

Abe ka bërë me dije se,“Qasjet tona të reja e ndryshojnë në vija të përgjithshmebashkëpunimin Japonezo-Rus.Po vihetnë jetë çdo gjë që mund të bëhet  pa  dëmtuar statutet ligjore të asnjërës prej palëve. Me këtë eksperiencë që kemi fituar po përparojmë në rrugën e drejtë për të arritur pikën tonë objektive me Putininqë ështëfirmosja e marrëveshjes së paqes. Për të zgjidhur këtëproblemdo të bëjmëçdo përpjekje të mundëshmeme Putin.”

PUTIN: 3. U ARRIT MARRËVESHJA NË LIDHJE ME TEMËN E VIZITËS SË MISIONIT RUSO-JAPONEZ

Ndërkohë, sipas Putinit është arritur marrëveshja me Tokion në lidhje me çështjen dërgimit të misionit të tretë të punës drejt ishujve të Kurilit Jugor.

Putin i cili ka vazhduar duke u shprehur se “Vendosëm që do të dërgohen në ishujt e Kurilit Jugor deri në fund të këtij viti misioni i punës japonez si pjesë e misionit të tretë japonezo-rus. Pas kësaj, do të bëhen takimet e turit të katërt në lidhje me aktivitetet ekonomike të përbashkta dhe do të përftohen përfundimet e vizitës së misionit” nënvizoi se kanë thjeshtësuar procedurën në lidhje me vizitimin e kurilëve të jugurtë varrezave që u përkasin paraardhësve që gjenedeshin në ishujt e vendasve japonezë të vjetër.

ABE: VIZITA DO TË REALIZOHET NË FILLIM TË TETORIT

Ndërsa Abe ka theksuar se është arritur marrëveshja në lidhje me çështjen e realizimit të vizitës së misionit të punës në fillim të tetorit.

Japonia i ka vënë Rusisë kushtin për firmosjen e marrëveshjes së paqes që t’i rikthejë atyre Ishujt Kuril, kontrollin e të cilave Rusia e kishte marrë në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Marrëveshja e paqes nuk është firmosur në përfundim të Luftës së Dytë Botërore mes dy shteteve për shkak të pretendimit të së drejtës së Japonisë.



Burimi : Sputnik News