Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pesëdhjetëenëntë
Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.
Unë do të lexoj disa fragmente nga veprat e dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunnetit në mënyrë që çështja të dalë në dritë. Ashtu siç dhe ju bëtë të ditur çështja e bazenit të Keutherit është e përbashkët mes Ehli Sunnetit dhe Ehli Shiitëve. Kjo çështje nuk është si çështjet si numri i imamëve, pafajësia e tyre mbi të cilat gjenden ndasi mendimi.
Ndjekës të nderuar ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të pesëdhjetëeshtatë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”. Duam t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Kemal Hajdarit. Zotëri i nderuar a mund të na paraqisni një përmbledhje të programit të kaluar?
I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të Pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre!
Falenderimi dhe lavdërimi i takon Allahut të Madhëruar që në programin e shkuar ne mundëm që të fillonim të hetonim dhe të hulumtonim pjesën më të rëndësishme që përmban Haditi Thekalejn. Ne kemi për qëllim pjesën në të cilin i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka cituar: “Këto dy gjëra nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra derisa të më vijnë mua në krye te bazenit në Ditën e Kijametit”. Citoj në programet e mëparshme se kjo pjesë është përcjellur me zinxhirë të vërtetë dhe prestigjiozë përcjelljeje dhe i kemi shqyrtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Për më tepër ne përmendëm se do të shtjellonim dhe do të trajtonim një për një fjalët dhe renditjet të cilat përbëjnë çdo pjesë si fillim si një nevojë e metodës që kemi zbatuar për kuptimin e pjesëve të hadithit. Ne nuk po e zbatojmë këtë metodë vetëm në pikën e kuptimit të hadithit. Kjo është dhe metoda që kemi zbatuar në veprën tonë me titull: “Lubab fi’t-Tefisiri’l-Kitabi” (Thelbet në Komentimin e Librit) e cila përmban suren Hamd. Ne kemi zbatuar metodën në fjalë dhe në veprën tonë me titull: “Mantiku’l-Fehmi’l-Kur’ani” (Logjika e Kuptimi të Kur’anit) e cila do të shohë së shpejti dritën e botimit nëse do Allahu (k.m.t.). Si fillim ne po hetojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse fjalët të cilat përbëjnë argumentin fetar. Nëse ne nuk hetojmë dhe hulumtojmë fjalët të cilat përbëjnë çdolloj argumenti fetar nuk është e mundur që ne të kuptojmë përmbajten e renditjes në fjaë. Sepse renditja është përbërë nga përmbajtja, fjalët dhe pjesët. Nëse ne nuk shqyrtojmë dhe shtjellojmë me përpikmëri atëherë kjo gjendje si natyrë do të pasqyrojë në mënyrë negative dhe në kuptimin e renditjes së argumentit fetar. Kjo gjendje ashtu siç është e vlefshme në argumentet e Kur’anit - është e vlefshme dhe për argumentet profetike - si çështja të cilën e kemi trajtuar.
Duke qenë se kjo është pikë jonë e nisjes ne kemi filluar hetimin e fjalëve të kësaj pjese të bekuar të Hadithit Thekalejn në mësimin e shkuar dhe kemi shënuar dy fjalë. Edhe të tjerat do t’i hulumtojmë në këtë program me dëshirën e Allahut.
Ne kemi vënë theksin se pasi i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) pas thënieve: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im” nuk e ka nisur këtë pjesë me thënien: “huma len jefterika” (ato të dyja nuk do të ndahen). I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk ka shprehur në mënyrën: “Fe huma len jefterika hatta jerida alejje’l-haudi” (këto të dyja nuk do të ndahen derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit). Por në vend të kësaj ai ka cituar: “Fe innehuma len jefterika hatta jerida alejje’l-haudi” (Nuk ka dyshim se këto të dyja nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra derisa të më vijnë mua në krye tëbazenit). Ne kemi bërë të ditur se nuk ka ndonjë dyshim për sa i përket pikës se fjalëza “inne” shpreh kuptimet e nënvizimit dhe të fuqizimit. Domethënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) për të theksuar këtë të vërtetë e ka zënë fill fjalinë me njërën nga lidhëzat të cilat shprehin nënvizim. Edhepse ai fare mirë mund të mos e përdorte këtë thënie nënvizimi dhe në vend të saj mund të thonte: “fe hum len jefterika jerida alejje’l-haudi” (këto të dyja nuk do të ndahen derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit). Ne kemi vënë theksin mbi këtë çështje në programin e mëparshëm.
Lidhëza “len” ishte fjalëza e dytë mbi të cilën ne qëndruam në programin paraardhës. Unë dua që të qëndroj pakëz në mënyrë gjithëpërfshirëse mbi lidhëzën “len”. Sepse mbi ketë çështje ne kemi marrë mjaft tepër telefonata dhe mesazhe.
Ndjekësit e mi të nderuar kumtoj se nuk ka asnjë dyshim se lidhëza “len” shpreh mohim. Ne në programin e kaluar ne pamë se lidhëza “seufe” përdoret në mënyrën pohore dhe lidhëza “len” në mënyrën mohore.
Atëherë pohoj se kjo lidhëz mohon duke nënvizuar mendimin e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) se Libri dhe Farefisi mund të ndahen, sepse ai ka thënë: “Fe innehuma len jefterika” (Nuk ka dyshim se këto të dyja nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra). Në fund të fundit mbarë dijetarët e morfologjisë janë të njëzëri se lidhëza “len” jep një kuptim mohimi. Shtoj se në këtë çështje nuk ka asnjë ndasi diskutimi dhe mendimi. Pika në të cilën gjendet ndasia e mendimit është se kuptimi i mohimit të cilin e jep fjalëza “len” nuk është vetëm kaq e kufizuar. Kështu që një pjesë e dijëtarëve të morfologjisë kanë arritur në hipotezën se lidhëza “len” është njëlloj si lidhëza “lem” apo “la”. Këto dy fjalëza i shtojnë fjalës vetëm kuptimin e mohimit. E thënë ndryshe në lidhëzën “len” ata diskutojnë se krahas së kuptimit të mohimit lidhëza “len” bart ose nuk bart dhe kuptimin e nënvizimit.
Prezantuesi: Në këtë pikë bëhet fjalë për një ndasi mendimi.
I ftuari: Pika e dytë është çështja që është bërë shkak për ndasinë e mendimit. Pra në duart tona ne kemi dy mendime të cilat kanë të bëjnë me lidhëzën “len”. Çështja e parë mbi të cilën është arritur njëzëshmëria është shprehja e mohimit të lidhëzës “len”. Në këtë çështje ka mosmarrëveshje nëse lidhëza “len” bart apo nuk bart kuptimin e “nefju’l-muekkedit” (mohimit të nënvizuar).
Diskutimi i dytë është në lidhje me lidhëzën “len”, pra nëse se ajo shpreh apo nuk shpreh përjetësinë. Domethënë a shpreh ose nuk shpreh fjalëza “len” “nefju’l-muebbedin” (mohimit të përjetësuar)? Them se në këtë çështje ka ndasi mendimi.
Ndjekësit e mi të nderuar iu rikujtoj se autori i komentimit me titull: “Keshshaf” (Zbulimi) Alame Zemahsheriu ndan mendimin se lidhëza “len” zotëron si kuptimin e mohimit ashtu dhe kuptimin e përjetësisë. Si rrjedhojë ai e ka mbrojtur këtë mendimin dhe në veprat e tjera të tij. Ai ka sjellur argumentime me ajete të ndryshme në këtë çështje. Sipas mendimit të tij urdhri i Allahut të Madhëruar “len terani” (nuk do të mund të më shohësh mua) nuk shpreh vetëm mohimin por shpreh mohimin e përjetshëm. Pra nuk është e mundur që ti më shohësh mua.
Mendimi tjetër është mendimi të cilin e zotërojnë një pjesë e dijetarëve të morfologjisë. Ebu Hisham Ensariu (v.v. 761 m.i.) është njëri nga këta. Ai në veprë e ij me titull: “Mugni” (Pasuruesi) citon kështu: “Në kundërshtim me Zemahsheriun lidhëza “len” nuk jep as kuptimin e nënvizimit dhe as kuptimin e përjetësisë. Ai në veprën e tij me titull: “Keshshaf” (Zbulimi) thotë se kjo lidhëz jep kuptimin e nënvizimit. Në shembujt që ai ka dhënë është i mundur që të jetë i vlefshëm dhe kuptimi i kundërt. Që të dyja pretendimeve të tij u mungojnë provat. Nëse lidhëza “len” do të kishte shprehur përjetësinë atëherë ashtu siç ceket në ajetin: “len ukelime’l-jeume insijja” (tanimë sot nuk do të flas me asnjë njeri) mohimi nuk do të ishte i kufizuar me të sotmen. Edhe fjalëza “ebeda” e cila kalon në ajetin: “ue len jetemenneuhu ebeda” (ata nuk do ta kërkojnë kurrë vdekjen) është përsëritur”. (1) Nëse lidhëza “len” do të ishte në zotërim të kuptimit të mohimit atëherë ky mohim nuk do të kishte kuptim nëse do të ishte i kufizuar me një ditë. Megjithatë në ajetin e nderuar ky është i kufizuar me një ditë.
Për sa ka të bëjë me fjalëzën “len” e cila zë vend në ajetin: “ue len jetemenneuhu ebeda” (ata nuk do ta kërkojnë kurrë vdekjen) sipas mendimit të Zemahsheriut kjo tekefundit shpreh përjetësinë. Sërish dhe fjala “ebeda” e cila vjen pas saj ka bërë që të përsëritet kuptimi i përjetësisë së bartur nga lidhëza “len”. Duke qenë se fjalëza “ebeden” është nënvizuesja e së parës, sipas rregullit të gjuhës arabe nëse gjendja ka mbetur mes themelimit dhe fuqizimit themelimi ka përparësi ndaj fuqizimit. Domethënë lidhëza “len” ashtu siç do të kuptohet dhe nga fjala “ebeden” nuk bart kuptimin e përjetësisë.
Tani mund të na drejtohet pyetja: “Zotëriu im përse e sqaruat këtë çështje?”
Përgjigja: “Ndasia e mendimit në lidhje me lidhëzën “len” nuk ka asnjë ndikim në kuptimin tonë të hadithit”.
Prezantuesi: Thelbi i çështjes është pandashmëria e Kur’anit me Farefisin.
I ftuari: Thelbi i çështjes është shprehja e mohimit. Le të jetë qoftë ashtu siç ka cituar Imam Zemahsheriu se lidhëza “len” argumentuaka nënvizimin e mohimit dhe përjetësinë e mohimit, qoftë ashtu siç ka thënë Imam Ebu Hisham Ensariu se lidhëza “len” nuk e argumentuaka këtë, kjo gjendje nuk ka asnjë ndikim mohues në kuptimin tonë mohimit të hadithit.
Për këtë arsye unë e kam shënuar këtë çështje për miqtë e nderuar. Në mendjet e miqve të nderuar të mos krjohet një përshtypje në formën se lidhëza “len” shpreh përjetësinë. Në fakt kjo çështje është njëra nga çështjet në të cilat Imam Zemahsheriu ka mbetur i vetëm. Me fjalë të tjera atë e ka ndjekur një pjesë e cila mund të cilësohet si jashtëzakonisht e rrallë dijetarësh. Sqaroj se në mesin e dijetarëve të morfologjisë dhe vërtetuesve mendimi i cili është më i njohur është se lidhëza “len” bart kuptmin e “nefju’l-muekkedit” (mohimit të nënvizuar) por ajo nuk bart kuptimin e “nefju’l-mutlakit” (mohimit absolut) dhe “nefju’l-muebbedit” (mohimit të përjetësuar). Pra dijetarët e morfologjisë kanë ecur pikërisht në udhën e mesme. Këta të fundit e kanë ndarë lidhëzën “len” nga lidhëzat e tjera të mohimit dhe kanë përmendur se ajo bart kuptimin e “nefju’l-muekkedit” (mohimit të nënvizuar). Por në anën tjetër ata kanë thënë dh se kjo lidhëz nuk bart kuptimin e “nefju’l-muebbedit” (mohimit të përjetësuar). Meqënëse u bë e prerë se lidhëza “len” zotëron një kuptim nënvizimi atëherë pohoj se në fjali gjenden dy elemente nënvizimi. Këto janë lidhëza “inne”e cila preket në fjalën “innehuma” dhe lidhëza “len” e cila zë vend në togfjalëshin “len jefterika”.
Prezantuesi: Tani le të kalojmë në çështjen se çfarë kanë patur për synim fjalët etjera.
I ftuari: Ne kemi bërë të qartë se në këtë pjesë të hadithit gjenden dhe fjalëza të tjera. Tani për tani duke lënë mënjanë pandashmërinë Libër-Farefis apo Libër-Sunnet le të hulumtojmë vetëm fjalën “iftirak” (ndarje).
Ndjekësit e mi të nderuar dua t’iu them se nuk dua që të zhytem në hollësitë gjuhësore të çështjes dhe nuk dua që ta zgjas atë. Nëse njëra dy gjëra ose njëri dy njerëz qëndron pranë tjetrit përdoren thëniet “mutelathikan” (dy gjëra që janë ngjitur me njëra-tjetrën) ose “mutelaziman” (dy gjëra që nuk ndahen nga njëra-tjetra). Apo thuhet se njëra është pranë tjetrës. Nëse njëra do të shkojë në një anë dhe tjetra në një anë tjetër thuhet “iftereka” (u ndanë). Kur ti do të lajmërosh për një shok i cili është së bashku me ty i cili qëndroi bashkë me ty dhe më pas shkoi thua “ifterekna” (u ndamë).
Nëse do ta themi këtë me një thënie më të qartë kjo fjalë, pra fjalëza “iftereka” (u nda) do që të citojë se Kur’ani dhe Farefisi janë pranë njëri-tjetrit. Domethënë do të thotë se nuk është se njëri do të shkojë në një anë dhe tjetri do të shkojë në në anë tjetër. Ose thuhet se njëri është pranë tjetrit. Pra kudo që të shkojë Kur’ani dhe pranë Kur’anit ai që është barasvefshëm me të do të jetë së bashku me të.
Prezantuesi: Ndërsa cila është kjo gjëja e cila do të jetë pranë tij Sunneti apo Farefisi është një çështje më vete.
I ftuari: Me dëshirën e Allahut kjo çështje do të vijë në të ardhmen. Ne tani për tani duam që të shpalosim dhe të vërtetojmë thelbin e ngjarjes, pra pandashmërinë Kur’an-Farefis / Sunnet e cila është fuqizuar me dy elemente nënvizimi (lidhëzat inne dhe len). Në këtë fushë sqarimet e dijetarëve janë të qarta.
Burimi i parë është vepra me titull: “Mufredat fi’l-Garibi’l-Kur’ani” (Indeksi i tëÇuditshmeve në Kur’an) e Ragib Isfahanit (v.v. 522 m.i.). Ai në lëndën F-R-K kumton si më poshtë: “Fjala “fark” përdoret në kuptimin e çarjes. “Ue idh ferkna bikumu’l-bahra” (Dhe ne e çamë më dysh detin për ju). Ndërsa fjala “firak” merr kuptimin copë e ndarë. Sërish dhe fjala “firak” e cila përdoret për ndarjen e shoqërisë ka këtë kuptim. “Çdo grup gëzohet me atë që ka në dorë”. Këtu bëhet fjalë për të njëjtin kuptim dhe për atë bashkësi e cila është e ndarë nga njerëzit dhe së cilës i thuhet “firka” (ndarje).
“Feraktu bejne’sh-shejejni” (Unë ndava mesin e dy gjërave)...(2)
Në ajtin e parë që kalon në fragmentin e lartpërmendur merr kuptimin e ndarjes së të dy anëve të detit nga njëra-tjetra. Ndërsa për sa i përket fjalës “firka” kjo fjalëz nuk përdoret për të tëra bashkësitë. Që një bashkësie të mund t’i thuhet “firka” ajo duhet të jetë e ndarë nga bashkësitë e tjera.
Prezantuesi: Një pengesë e caktuar…
I ftuari: Goditje në shenjë. Qoftë ajo e caktuar qoftë e pacaktuar në fund ka një pengesë. Pra njëra drejtohet djathtas dhe tjetra drejtohet majtas.
Prezantuesi: Pra njëri drejtohet në një mendim dhe tjetri drejtohet në një tjetër mendim në çështjet e padukshme…
I ftuari: Natyrisht kjo është për gjërat shpirtërore. Allahu ua shpërbleftë. Kjo ndarje qoftë një ndarje e dukshme për syrin qoftë një ndarje e konceptueshme për largpamësinë është e njëjtë. (3) E thënë ndryshe ndonjëherë Kur’ani Fisnik gjendet pranë teje dhe ti nuk e ndan atë si nga ana shpirtërore dhe nga ana trupore. Madje e mëson përmendësh atë. Por ti me mendimin tënd, me stilin tënd të besimit dhe me rrugën që ke hyrë mund të jesh me “fersah fersah” (me kilometra) larg Kur’anit. Tani e kuptojmë se thënia “len jefterika” nuk ka për synim një ndarje shpirtërore. Sa lexues të Kur’anit ka që si pasojë e të qenit imoralë, dhunues, mëkatarë etj. e mallkojnë Kur’anin.
Atëherë ndjekësit e mi të nderuar pohoj se ndarja mund të jetë si trupore ashtu dhe shpirtërore. Me fjalë të tjera mund të ketë dhe ndarje, shmangie dhe shkëputje në lidhje me çështjet me besimin, moralin, jetëshkimin. Me dëshirën e Allahut (l.m.t.) do të mundohemi që ta hulumtojmë në mënyrë të qartë këtë të vërtetë. Kur njërës nga bashkëshorteve të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) iu ngrit pyetja që kishte të bënte me moralin e tij ajo u përgjigj kështu: “Morali i tij ishte Kur’ani”. Pra Kur’ani me mbarë përsosmëritë e tij, moralin e tij dhe qenien e tij ishte konkretizuar në prersonalitetin e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Kjo do të thotë se nuk ishte e mundur që ai të ndahej nga Kur’ani. E thënë ndryshe që të dy nuk mund të ndaheshin nga njëri-tjetri as në moral, as në jetëshkrim, as në besim, as në kuptim, as në udhëzim dhe as në prijësi.
Për këtë arsye Ragib Isfahani pas përmendjes së këtyre thënieve sjell këtë ajet: “Ue juridune en jufarriku bejnallahi ue rusulihi” (Dhe ata që duan të ndajnë në mes midis Allahut dhe të dërguarve të Tij). (Sure Nisa, Ajeti: 150); domethënë ata të cilët duan që të shpalosin se i besojnë Allahut por i mohojnë të dërguarit e Tij. (4)
Nëse do të lëvizim nga fragmenti i sipërcituar ata njerëz për cilët bëhet fjalë në fakt nuk duhet të ndajnë në mes midis të Allahut dhe të dërguarve të Tij. Atëherë sqaroj se kuptimi i foljes “ferrake” nënkupton besimin në një pjesë dhe mosbesimin në të tjerat.
Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje nuancave jetike të cilat Ragbi Isfahani i ka bërë me shenjë në veprën e tij me titull: “Mufredat” (Indeksi).
Kuptimi i njëjtë i lëndës “F-R-K” me atë të mërsipërmin është i pranishëm dhe në veprën me titull: “Tehdhibu’l-Lugati” (Afrimi i Fjalorit) e Ebu Mensur Ezheriut. Ky i fundit kumton kështu: “Fjala “fark” nënkupton ndarjen e dy gjërave nga njëra-tjetra”. (5)
Por ndarja e këtyre gjërave nga njëra-tjetra nuk sjell ndonjë domosdoshmëri si të qenit shpirtërore ose lëndore. Këto gjëra mund të jenë si lëndore ashtu dhe shpirtërore-që kanë të bëjnë me besimin. Ky është burimi i dytë...
Ne kemi bërë me shenjë vetëm disa sqarime nga dijetarët e gjuhës në lidhje me çështjen, por dhe sqarimet e dijetarëve të tjerë mbi çështjen janë shumë të tepërta.
Burimi i tretë është vepra me titull: “Nihaje fi’l-Garibi’l-Hadithi” (Fundi i Hadithit tëÇuditshëm) e Imam Ibn Ethir Xhedheriut. Ai shprehet si më poshtë: “Kuptimi i fjalëzave “teferruk” dhe “iftirak” është i njëjtë. Rishtas dhe kuptimi i fjalëzës “teferraktu” që ceket në hadithin e Ibn Mesudit ka të njëjtin kuptim. Ai thotë kështu: “Unë në Mina fala dy rekatë namaz duke qenë pas të nderuarit të dërguar, Ebu Bekrit dhe Umerit. “Thumme teferrakat bikumu’t-turuka” (Më pas secili nga ju u shmangët në rrugë të ndara). Domethënë secili nga ju duke patur një mendim dhe duke u prirur ndaj një fjalë u larguar nga sunneti”. (6)
Sipas këtij sqarimi të Ibn Ethirit thënia “len jefterika” dhe “len jeteferreka” ka të njëjtin kuptim.
Prezantuesi: Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme.
I ftuari: Sigurisht. Sepse në këtë pjesë të hadithit të shenjtë na janë përcjellur që të dyja fjalëzat dhe që të dyja marrin të njëjtin kuptim.
Prezantuesi: Kjo ndarje është një ndarje shpirtërore, nuk është një ndarje lëndore.
I ftuari: Goditje në shenjë! Pra ndarja shpirtërore dhe fetare. Atëherë nëse një njeri vjen dhe na thotë: “Ne e pranojmë Librin por nuk e pranojmë Sunnetin” çfarë ka thënë?!
Prezantuesi:Kjo nënkupton se ai beson një pjesë të Librit, ndërsa pjesën tjetër e mohon.
I ftuari: Shumë e saktë! Pra ai beson një pjese të fesë, ndërsa pjesën tjetër e mohon. Pra ai po ndahet nga e vërteta. Atëherë nëse një njeri thotë: “Ne e pranojmë Librin por nuk e pranojmë Farefisin” ai beson një pjesë të fesë, ndërsa pjesën tjetër e mohon. Sepse Kur’ani Famëlartë këtë e urdhëron në mënyrë të qartë: “Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë, çfarë iu ka ndaluar ai largohuni nga ajo!” (Sure Hashr, Ajeti 7). Në mesin e gjërave që ai (p.q.m.t.) na ka dhënë janë dhe Libri dhe Farefisi i Pastër sepse ai na ka treguar: “Unë pas meje po iu lë në mesin tuaj dy gjëra që nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë: Këto janë Libri i Allahut dhe farefisin tim që është Ehli Bejti im. Këto dy gjëra nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra derisa të më vijnë mua në krye të bazenit në Ditën e Kijametit”. Kjo ishte fjala e tretë që kemi shqyrtuar.
Për sa i përket fjalëzës së katërt të kësaj pjese të hadithit...
Prezantuesi: Zotëriu im përpara se të kalojmë në fjalën e katërt sikur të qëndronim pakëz mbi fjalëzën “len jefterika”?
I ftuari: Në këtë çast le të mos hyjmë aspak në pjesën e përmbajtjes. Ne tani për tani po qëndrojmë vetëm mbi çështjet e gjuhës.
Ndjekësit e mi të nderuar nëse do Allahu (l.m.t.) në të ardhmen do të shtjellojmë në mënyrë të hollësishme mesazhin që ka dashur të japë kjo fjalë. Ne po i japim këto sqarime të cilat hyjnë në fushën e gjuhës me qëllim që nesër kur të themi se këto të dyja nuk do të ndahen nga njëra-tjetra të mos na thuhet: “Nga e nxorrët këtë?”
Prezantuesi: Në shumicën e rasteve thuhet se çështja është e njëjtë kur bëhet fjalë për togfjalëshin “len jefterika”.
I ftuari: Çështja e përmbajtjes do të vijë më vonë. Kur të kalojmë në përmbajtjen ne do të trajtojmë çështjen nëse togfalëshi “len jefterika” merr apo nuk merr kuptimin e njëjtë. Ne do të hetojmë dhe hulumtojmë çështjen nëse këto janë dy gjëra që janë ngjitura me njëra-tjetrën dhe gjenden së bashku apo janë dy qenie të lidhura nga të cilat njëra është gjuhësore dhe tjetra është e jashtme.
Prezantuesi: Sepse ju bëtë me shenjë tek një hadith i përcjellur që ka të bëjë me moralin e tij i përcjellur nga njëra nga bashkëshortet e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.).
I ftuari: Unë vetëm sa i bëra me shenjë.
Prezantuesi: Morali i tij ishte Kur’ani. Pra ai është Kur’an…
I ftuari: Qenia e moralit të tij Kur’an është në kuptimin se qenia e tij është Kur’an. Kur ne duam që kjo e vërtetë të shkruhet, kur ne duam që e vërteta të shndërrohet, të mishërohet në fjalëzat e Kur’anit, e vërteta shndërrohet në të nderuarin të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.), është forma e mishëruar e Kur’anit, ndërsa Kur’ani është forma e shkruar e të Nderuarit (p.q.m.t.). Nëse do Allahu (f.m.t.) kjo çështje do të vijë në mënyrë të imtësishme në të ardhmen. Kjo është si dy fytyrat e një të vërtete.
Fjalëza e katërt është “hatta”. I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Innehuma len jeferika hatta”.
Çfarë kuptimi merr fjala “hatta”?
Përgjigje: “Fjalëza “hatta” shpreh kuptimin e “gajes” (qëllimit).
Prezantuesi: Shkurtimisht…
I ftuari: Pra qëllimi i një gjëje, pika e saj e fundit... “Sirtu’t-tarika hatta...” (Unë eca në rrugë deri këtu). Ajo tregon pikën e fundit të ecjes.
Në veprën me titull: “Meani’n-Nahui” (Kuptimet e Morfologjisë) të Doktor Fadil Samerrait thuhet kështu: ““Hatta” është shkronjë “qëllimi”. (7) Domethënë pika e fundit e një gjëje… Pika në të cilën kemi arritur. Ndonëse në mesin e dijetarëve të gjuhës ka një ndasi mendimi në lidhje me pikën nëse fjalëza që vjen pas fjalëzës “hatta” merr apo nuk merr kuptimin e përmbajtjes së foljes. Për shembull kur thuhet: “Karatu’l-Kur’an’e hatta Sureti’n-Nasi” (Lexova Kur’an deri në Suren Nas) ne kuptojmë se është lexuar dhe Sureja Nas. Por kur thuhet: “Sumtu Ramadane hatta jeume’l-fitri” (Mbajta agjërim Ramazanin deri në ditën e Bajramit) ne kuptojmë se fjala pas “hatta”s nuk është e përfshirë në kuptimin e foljes, pra kuptojmë se në atë ditë nuk është mbajtur agjërim. Atëherë fjala e cila vjen pas fjalëzës “hatta” ndonjëherë hyn në përfshirjen foljes dhe ndonjëherë mbetet jashtë saj. Megjithatë ky kuptim i “hatta”s nuk ndikon në asnjë mënyrë qoftë pohore apo qoftë mohore në çështjen tonë.
Rëndësia e fjalëzës “hatta” në lidhje me çështjen tonë shfaqet këtu; deri kur do të vazhdojë pandashmëria Kur’an-Farefis / Sunnet? Deri kur do të jetë i vlefshëm urdhri i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.)? A do të jetë ai i vlefshëm pas dhjetë, një qind, pesë qind viteve apo do të jetë i vlefshëm deri sa të jetë bota? Deri kur? Hadithi në mënyrë të hapur dhe të qartë thotë se kjo pandashmëri do të vijojë deri në krye të bazenit. Si rrjedhojë ky urdhër profetik i cili ka dalë nga buzët e bekuara të një njeriu i cili nuk flet sipas dëshirës së tij dhe përveç shpalljes të cilën ai ka lajmëruar them se ka bërë të ditur se Kur’ani nuk do të ndahet nga Farefisi ose nga Sunneti.
Prezantuesi: As në epokën e parë…
I ftuari: As në epokën e parë, as në të dytën, as në të tretën, as në të dhjetën, as në të njëqindtën, e as në të njëmijtën… Pra jeta e kësaj bote le të vazhdojë sa të vazhdojë pandashmëria Kur’an-Farefis / Sunnet do të vazhdojë. Madje ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri as në botën e berzahut. “Me të vërtetë, kjo është ajo fjalë të cilën ai kot e thotë, - para tyre do të ketë barrierë deri në ditën kur do të ringjallen. Onların gerisinde ise, yeniden dirilecekleri güne kadar (süren) bir berzah vardır.” (Sure Muminun, Ajeti: 100). Pra kjo do të vazhdojë deri në ringjalljen e madhe, deri në ndalesat / vendet e ringjalljes së madhe.
Në të tëra këto etapa ai nuk ndahet në asnjë mënyrë nga baraspesha e Kur’anit. Tani ne nuk po shqyrtojmë çështjen se çfarë është baraspesha e Kur’anit. Kjo çështje do të vijë më vonë.
Pra në botën tjetër Kur’ani Fisnik nuk do të jetë në një anë, baraspesha e tij nuk do të jetë në një anë tjetër. Në atë vend ku do të ndodhet Kur’ani dhe baraspesha e tij do të jetë pranë tij.
Po kalojmë në fjalën e fundit të kësaj pjese të hadithit.
Prezantuesi: Një e vërtetë e madhe. Ti do të ringjallesh së bashku me Kur’anin dhe pranë teje do të gjendet baraspesha e Kur’anit e cila është Ehli Bejti ose Sunneti.
I ftuari: Ne do ta shtjellojmë më vonë se çfarë është ajo gjë e cila është barasvlefshme me Kur’anin. Atëherë kjo pandashmëri dhe njëshmëri do të vijojë deri në lum.
Prezantuesi: Pra kjo do të vijojë deri pak para se të hyjmë në Xhennet ose në zjarrin e Xhehennemit.
I ftuari: Ndjekësit e mi të nderuar lërmëni t’iu rikujtoj se ju e dini se çështja e programit të kësaj mbrëmjeje nuk është “bazen” apo “natyra e bazenit”. Megjithatë dua që të cek shkurtimisht çështjen e bazenit në mënyë që çështja të fitojë një qartësi të kthjellët në mendjet e ndjekëve të.
Prezantuesi: Çështja është tej mase e rëndësishme. Në këtë pikë nuk duhet që të jesh as sunnit dhe as shiit. Kjo çështje nuk i përket as shiitëve dhe as Ehli Sunnetit.
I ftuari:Unë do të lexoj disa fragmente nga veprat e dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunnetit në mënyrë që çështja të dalë në dritë. Ashtu siç dhe ju bëtë të ditur çështja e bazenit të Keutherit është e përbashkët mes Ehli Sunnetit dhe Ehli Shiitëve. Kjo çështje nuk është si çështjet si numri i imamëve, pafajësia e tyre mbi të cilat gjenden ndasi mendimi.
Ndjekësit e mi të nderuar, unë do të përpiqem që t’i jap përgjigje pyetjes: “Çfarë është bazen?” Në një pjesë të haditheve që janë të pranishme në duart tona të veprave të dijetarëve muslimanë kalon se në Ditën e Kijametit do të jenë pesëdhjetë “meukife” (ndalesa, vende pritjeje). Në disa kalon se do të jenë shtatëdhjetë “meukife” (ndalesa). Shkutimisht them se gjenden hadithe të ndryshme që kanë të bëjnë me numrin e ndalesave në Ditën e Kijametit. Unë do të cek disa nga këto çështje, ndërsa disa do t’i kaloj. Fjala vjen peshorja, dëshmia e veprave, Arafi, ndarja e librave, ndërmjetësimi dhe të ngjashme… Ndalesat e tjera që quhen përveç këtyre…
Prezantuesi: Ndalesa e fundit...
I ftuari: Ja pra vendi i ndalesës së fundit është bazen. Ashtu siç vutë theksin dhe ju pas kësaj ndalese njerëzit ose do të shkojnë në Xhennet ose do të shkojnë në Xhehennem. Mirë por përse vendi i ndalesës së fundit është bazen? Ashtu siç do të lexojmë nga hadithet ata të cilët do të hyjnë në Xhennet do të pinë një kupë ujë nga ky lum. Dhe thënia e qartë e Sures Insan në Kur’anin Famëlartë e tregon këtë. Ndonëse në këtë çast kjo nuk është çështja jonë unë dua ta prek shkurtimisht këtë çështje për ndjekësit tanë të nderuar. “DheZoti i tyre do t’u japëatyre që të pinë një pije të pastër”. (Sure Insan, Ajeti 21) Kjo pije e cila do të merret nga bazen do t’i bëjë ata të kulluar dhe të pastruar tërësisht. Ja pra në këtë çast ata do të bëhen gati që të hyjnë në vendin e pastërtisë dhe përjetësisë.
Prezantuesi: Atëherë dua t’iu rikojtoj ndjekësve tanë të nderuar se ndalesa e fundit e ringjallja ose Kijametit është bazeni.
I ftuari: Unë nuk dua që ta zgjas çështjen e bazenit. Unë do të cek një ose dy çështje në lidhje me bazenin. Bëj të ditur se në sqarimet e komentuesve dhe muhaddithëve në kornizën e kësaj çështjeje bëhet fjalë për një ndërlikim dhe ngatërrim. Ata pandehin se Lumi i Keutherit është Bazeni i Keutherit. Për këtë arsye ata kanë hasur në disa probleme të cilat do t’i cekim. Kjo është njëra nga mosmarrëveshjet më të rëndësishme. Si në sqarimet e dijetarëve të lidhur pas Ehli Sunnetit ashtu dhe në ata të dijetarëve të lidhur pas Ehli Bejtit zënë vend këto thënie: “Keutheri, është një lum në Xhennet. Kur i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) doli në Miraxh pa se ky lum ishte brenda Xhennetit.
Ne ndeshim në këtë pyetje: “Atëherë si është e mundur se disa nga bashkëkohësit e tij ndonëse kanë pirë nga Bazeni i Keutherit dhe janë penguar, pra edhe janë në Xhennet edhe janë kthyer pas?”
Prezantuesi: Domethënë si është e mundur që ata edhe të kenë hyrë në Xhennet edhe të jenë të larguar nga bazeni?
I ftuari: Goditje në shenjë! Ndjekësit e mi të nderuar ne kemi qëndruar në mënyrë të hollësishme mbi këtë çështje. Të nderuarit e mi dua që të bëj me shenjë tek një burim.
Ne i ndajmë plotësisht nga njëri-tjetri, Lumin e Keutherit prejardhja e të cilit është në Xhennet me Bazenin e Keutherit, e cila është një degë e madhe e këtij lumi e cila del jashtë derës së Xhennetit, ai i cili i pi do të hyjë në Xhennet, ndërsa ai i cili do të pengohet nuk do të mund të hyjë në Xhennet.
Pohoj se gjenden një mori hadithesh në lidhje me çështjen. Unë do të mundohem që të paraqis disa përcjellje.
Le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Hadi’l-Eruahi” (Udhëzuesi i Shpirtrave) e Imam Ibn Kajjim Xheuziut. Ky i fundit në veprën e tij citon si më poshtë: “Unë u ngrita në qiellin e shtatë, në Sidretu’l-Munteha... Në rrënjën e kësaj peme buronin katër lumenj. Dy lumenj ishin të dukshëm, dy lumenj ishin të padukshëm. Unë pyeta: “O Xhibril, çfarë janë këta katër lumenj?”
“Xhibrili (p.m.t.) tha: “Lumenjtë e padukshëm janë dy lumenj në Xhennet; lumenjtë të cilët janë të dukshëm janë Nili dhe Eufrati”. (8)
Se çfarë kuptimi kanë “dhahir” (i dukshëm) dhe “batin” (i padukshëm) është një çështje më vete.
Një tjetër përcjellje është si vijon: “Unë teksa shëtitesha nëpër Xhennet më doli përpara një lum. Ana e brendshme e dy brigjeve të tij ishte nga kubbetë e perlave. Unë pyeta engjëllin që kisha pranë: “Çfarëështë ky o Xhibril?” Ai më tha: “Ai është Keutheri të cilin ta ka dhënë ty Zoti yt”. Engjëlli goditi me dorë dheun e tij dhenga balta e tij doli misk. “Me të vërtetë Ne ta kemi dhënë ty Keutherin”. (9) Ja pra kjo është njëra nga të barasvlefshmet e Keutherit.
Ndërsa në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit) e Muslimit ceket kështu: “Keutheri është një lum në Xhennet. Atë më ka premtuar mua Zoti im”. (10)
Përcjelljet janë përcjellur në këtë mënyrë: “Në një tjetër përcjelljeje kalon kështu: “Keutheri është një lum në Xhennet. Dy brigjet e tij janë të praruara, ai rrjedh mbi perla dhe rubinë”. Ai thotë se ky hadith është i mirë-i vërtetë.
Këto përcjellje kanë të bëjnë me Lumin e Keutherit.
Ejani dhe le të shohim Bazenin e Keutherit. Ne do të lexojmë një përcjellje nga vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Hadithet e Vërteta të Buhariut) e Buhariut. Përcjellja është kështu: “Ibn Shihabi ka përcjellur nga Said Ibn Musejjebi, ky i fundit nga Ebu Hurejre, ky i fundit ka përcjellur se i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë kështu: “Do të më sjellin disa nga bashkëkohësit e mi në krye të bazenit. Ata do të pengohen nga bazeni. Kur unë të them: “O Zoti im! Ata janë bashkëkohësit e mi ata...” Mua do të më thuhet: “Ti nuk e di se si vepruan ata pas teje. Ata u kthyen pas e më pas me thembrat e tyre”. (11)
Ashtu siç shihet në përcjellje nuk bëhet fjalë për Lumin e Keutherit por për bazenin. Një pjesë të bashkëkohësve nuk do t’u jipet për të pirë nga ky bazen. Ata të cilët nuk do të mund të pinë ujë nga bazeni i Keutherit janë ata të cilët nuk do të mund të hyjnë në Xhennet.
Ashtu siç shihet dhe në ajete si: “Tek ne ka dhe më tepër”, “Atje ka gjëra që i duan” nuk ka asnjë asyetim për të largimin nga bazeni i Keutherit. Atëherë përsëris se ashtu siç kuptohet nga sqarimet në fjalë lumi është brenda Xhennetit, ndërsa një degë e lumit del jashtë Xhennetit. Vendi i tij duhet të jetë Xhenneti në mënyrë që ata që pinë të mund të pastrohen.
Nën dritën e këtyre sqarimeve kjo përcjellje e përmendur në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit) e Muslimit kuptohet dhe më mirë. Shumë sqarues të veprës së sipërcituar u ka humbur nga sytë ky kuptim. Përcjellja është si më poshtë: “Një ditë i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar kështu: “A e dini se çfarëështë Keutheri?”
Ne dhamë përgjigjen: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë”.
I nderuari (p.q.m.t.) vijoi: “Ai është një lum të cilin ma ka premtuar mua Zoti im i Nderuar dhe Madhështor. Mbi të ka shumë mirësi. Ai është një bazen, në Ditën e Kijametit bashkësia ime do të vijë tek ai”. (12)
Ashtu siç shihet në përcjellje Keutheri është një bazen. Bazeni është më vete, lumi është më vete. Ne vëmë re se këta të dy janë ngatërruar me njëri-tjetrin.
Atëherë në kuptimin e hadithit i cili ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit) e Muslimit kuptohet se bëhet fjalë për një ngatërrim.
Ndjekësit e mi të nderuar ju mund t’i drejtoheni veprës me titull: “Mead Rujetun Kuranijjetun” (Kthimi në Vizionin Kur’anor). Ne në veprën tonë e kemi shqyrtuar çështjen në mënyrë të imtësishme. Ju mund të hetoni mësimin e 21-të me titull: “Bazeni dhe Lumi i Keutherit në Ditën e Kijametit”. (13) Ne në atë pjesë kemi sqaruar se bazeni dhe lumi janë dy gjëra të ndryshme nga njëra-tjetra. Shtoj se gjenden shumë argumente në lidhje me gjykimin tonë.
Argumenti i parë, citoj se në disa hadithe kalon si lum, ndërsa në disa të tjera si bazen. Pra është e qartë se lumi dhe bazeni janë dy gjëra të ndryshme.
Argumenti i dytë, kumtoj se në disa përcjellje bëhet e ditur lumi rrjedh nën fronin e Allahut, ndërsa për sa i përket bazenit nuk haset në këtë lloj thënieje.
Argumenti i tretë, them se në krye të bazenit gjenden kupa sa është numri i yjeve në qiell. Arsyeja e kësaj është përfitimi nga bazeni. Por në lidhje me lumin nuk ka një thënie të tillë.
Argumenti i katërt, nëse do Allahu (k.m.t.) dhe të mund t’i paraqisim përcjelljet do të vëmë re se shtëpitë e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), të Imam Aliut (p.m.t.) dhe të Ehli Bejtit (p.m.t.) gjenden pranë bregut të Lumit Keuther në Xhennet.
Argumenti i pestë dhe më i rëndësishmi është ky: “Bazeni është një vend aq i rëndësishëm sa përpara tij njerëzit do të ndahen në dy pjesë. Një pjesë do të mund të pijë nga ky bazen, ndërsa pjesa tjetër nuk do të ketë mundësi që të përfitojë. Nuk ka asnjë kuptim largimi nga uji i Lumit Keuther për një njeri i cili është në Xhennet.
Prezantuesi: Vallë a ka ndonjë shenjë në lidhje me identitetin e këtij njeriu i cili do të shpërndajë ujë nga ky bazen?
I ftuari: Nëse do Allahu (l.m.t.) ne do ta shtjellojmë këtë çështje në programin që vjen sepse koha jonë mbaroi. Nëse do ta nisim këtë çështje nuk do të mund ta përfundojmë. Ne duhet që të shpalosim argumente që kanë të bëjnë me këtë çështje.
Prezantuesi: Epo mirë atëherë.
I ftuari: Unë dua që të cek vetëm një pikë.
Pyetje: Pra sipas kësaj kjo gjë e cila është baraspesha e Kur’anit do të jetë së bashku me Kur’anin jo vetëm në këtë botë por dhe në berzah. Ajo të jetë së bashku me të në të tëra vendet e ringjalljes së madhe. Kjo njëshmëri vijon deri në derën e Xhennetit. Përse vallë? Sepse pas kësaj bëhet fjalë për një ndarje në drejtim ose të Xhennetit ose të Xhehennemit. Një pjesë e njerëzve do të hyjë në Xhennet dhe një pjesë tjetër do të hyjë në zjarrin e Xhehennemit. Në thelb qëndrimi këtu nuk ka më kuptim.
Prezantuesi: Një sqarim madhështor dhe lehtësues për zemrën.
I ftuari: Unë ju jap fjalën ndjekësve tanë të nderuar se në programin pasardhës nëse do Allahu (f.m.t.) ne do ta shtjellojmë këtë të vërtetë, sepse gjendet një pyetje jetike që ka të bëjë me këtë çështje. Çfarë është kuptimi i ardhjes së Kur’anit në krye të bazenit?
Prezantuesi: Çfarë është kuptimi i ardhjes së Kur’anit?
I ftuari: Shumë e saktë! Ardhja e Kur’anit. Tani për tani le ta lëmë mënjanë të barasvlefshmin e Kur’anit. Kjo do të thotë se Kur’ani do të vijë dhe do të pijë nga bazeni i Keutherit? Çfarë kuptimi ka kjo fjali?
Fatkeqësisht unë nuk kam mundur që të shoh një njeri i cili të cekë këto çështje të cilat janë të një rëndësie kaq të madhe me qëllim që të kuptojë përmbajtjen e hadithit. Për më tepër unë nuk kam parë asnjë njeri i cili t’i hetojë dhe t’i hulumtojë fjalët e këtij hadithi. Nëse do Allahu (k.m.t.) ne do ta trajtojmë këtë çështje në programin pasardhës.
Unë dua që të bëj disa sqarime në lidhje me kornizën e pyetjeve që kanë ardhur.
Kur’ani Fisnik thotë se bashkëkohësit janë të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ka besuar, ka bërë xhihad dhe hixhret, ka luftuar dhe ka rënë dëshmor dhe i ka qëndruar besnike fjalës së dhënë. Çlirimet të cilat janë zhvilluar nën flamurin e të nderuarit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) kanë ndodhur nga kjo pjesë e madhe e bashkëkohësve. Këta kanë luftuar nën flamurin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) dhe më pas në atë të Prijësit të Besimtarëve Aliut (p.m.t.). Ndërsa një pjesë si pasojë e nevojës së thënies së qartë të Kur’anit Famëlartë ishin ata të cilët nuk kishin besuar ende. “Beduinët thanë: “Ne besuam”. Thuaju (atyre): “Nuk keni besuar!” Por thoni: “Ne jemi dorëzuar!” meqënëse besimi ende nuk ka hyrë në zemrat tuaja. Por nëse i bindeni Allahut dhe të dërguarit të Tij, nuk do t’ju pakësohet asgjë nga veprat tuaja. Me të vërtetë Allahu është falës dhe mëshirues”. (Sure Huxhurat, Ajeti: 14). Dffd Atëherë një pjesë janë besimtarë ndërsa një pjesë janë të dorëzuar. Kjo është logjika dhe mendimi i Ehli Bejtit. ndërsa ata të cilët flasin lart e poshtë janë të mangët dhe të metë.
Prezantuesi: Disa janë dezertorë dhe dyfytyrësh.
I ftuari: Shumë e saktë! Si rrjedhojë ne kemi lexuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Hadithet e Vërteta të Buhariut) e Buhariut se bashkëkohësit kanë vepruar disa gjëra pas të nderuarit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe se ata janë kthyer pas e më pas me thembrat e tyre. Edhe këta janë bashkëkohës. Ndjekësit e mi të nderuar ne nuk e pranojmë përdorimin absolut se mbarë bshkëkohësit janë besimtarë dhe të tërë janë banorë të Xhennetit. Një pretendim i tillë bie ndesh me argumentin e Kur’anit dhe me argumentet e vërteta dhe të qarta të haditheve. Por ne nuk mund të pranojmë as mendimin se të tërë janë dyfytyrësh dhe se do të shkojnë në Xhehhenem.
Prezantuesi: Ndjekës të nderuar ne erdhëm në fund të programit tonë. Ne ju falenderojmë Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar dhe po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Imam Ebu Hisham Ensari Misriu, “Mugni’l-Lebibi An Kutubi’l-Earibi” (Pasuruesi i Thelbeve Në Librat e Arabëve), vëll. 1, fq. 281, Vërtetimi Nga Muhammed Muhjiddin Abdulhamidi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ihjai’t-Turathi’l-Arabi” (Vendi i Ringjalljes së Trashëgimisë Arabe”.
2- Ebu Kasim Husejn Isfahani, “Mufredat fi’l-Garibi’l-Kur’ani” (Indeksi i të Çuditshmeve në Kur’an), Lënda: “F-R-K”.
3- Ebu Kasim Husejn Isfahani, “Mufredat fi’l-Garibi’l-Kur’ani” (Indeksi i të Çuditshmeve në Kur’an), Lënda: “F-R-K”.
4- Ebu Kasim Husejn Isfahani, “Mufredat fi’l-Garibi’l-Kur’ani” (Indeksi i të Çuditshmeve në Kur’an), Lënda: “F-R-K”.
5- Ebu Mensur Muhammed Ibn Ahmed Ezheriu, “Tehdhibu’l-Lugati” (Afrimi i Fjalorit), vëll. 6, fq. 96, Lënda: “F-R-K”, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ihja’t-Turathi’l-Arabi” (Vendi i Ringjalljes së Trashëgimisë Arabe”.
6- Imam Mexhduddin Ebu Seadat Mubarek Ibn Muhammed Xhedheri Ibn Ethiri, “Nihaje fi’l-Garibi’l-Hadithi ue’l-Etheri” (Fundi i Haditheve të Çuditshme dhe Gjurmës), fq.703, Paraqitja Nga Ali Ibn Hasan Ibn Ali Ibn Abdulhamid Halebi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Xheuzi” (Vendi i Ibn Xheuziut), Botimi i Pestë,(viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Arabia Saudite.
7- Doktor Fadil Samerrai, “Meani’n-Nahui” (Kuptimet e Morfologjisë), vëll. 3, fq. 29, Shtëpia Botuese: “Muessetu’t-Tarihi’l-Arabi” (Institucioni i Historisë Arabe).
8- Imam Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ebi Bekr Ejjub Ibn Kjjim Xheuziu, “Hadi’l-Eruahi Ile Biladi’l-Efrahi” (Udhëzuesi i Shpirtrave në Vendin e Qetësimeve), vëll. 1, fq. 380, Vërtetimi Nga Zaid Ibn Ahmed Nushejriu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Feuaidi” (Vendi i Botës së Dobive).
9- Imam Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ebi Bekr Ejjub Ibn Kjjim Xheuziu, “Hadi’l-Eruahi Ile Biladi’l-Efrahi” (Udhëzuesi i Shpirtrave në Vendin e Qetësimeve), vëll. 1, fq. 380, Vërtetimi Nga Zaid Ibn Ahmed Nushejriu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Feuaidi” (Vendi i Botës së Dobive).
10- Imam Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ebi Bekr Ejjub Ibn Kjjim Xheuziu, “Hadi’l-Eruahi Ile Biladi’l-Efrahi” (Udhëzuesi i Shpirtrave në Vendin e Qetësimeve), vëll. 1, fq. 380, Vërtetimi Nga Zaid Ibn Ahmed Nushejriu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Feuaidi” (Vendi i Botës së Dobive).
11- Imam Buhariu,“Xhamiu’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 4, fq. 563, Kreu me Titull: “Kitabu’r-Rikak” (Libri i Vëzhgimit), Kreu 53, Hadithi Numër: 6585 Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.
12- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit), vëll.1, fq. 364, Hadithi Nr: 400, Kreu Nr: 53.
13- Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari, “Mead Rujetun Kuranijjetun” (Kthimi Në Vizionin Kur’anor), vëll. 2, fq. 266.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak