Evropa ka nevojë për sistemin vetanak të pagesës SWIFT
Për shkak të ekspozimit tej mase dollarit dhe biznesit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompanitë evropiane kanë filluar të ndjekin kolosin francez energjetik Totalin duke braktisur punët fitimprurëse në Iran. Kjo në të njëjtën kohë do të thotë se ligji i Komisionit Evropian për mbrojtjen e kompanive evropiane të cilët bëjnë biznes në Iran, sipas së cilës nuk janë të obliguara të respektojnë sanksionet e njëanshme amerikane, janë miratuar formalisht, pa kurrfarë instrument mbrojtës.
Vendi i parë i cili pati guxim të thotë është Gjermania e cila ka kërkuar që Bashkimi Evropian të krijojë sistemin e pavarur të pagesave, versionin evropian të sistemit SWIFT mbi të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë kurrfarë ndikim.
Me fjalë tjera Gjermania ka paralajmëruar qëllimin e zvogëlimit të eksluzivitetit të dollarit amerikan, me ç’rast është deklaratë e papritur në të cilin njihet aspirata për mbrojtjen e sovranitetit, jo vetëm të Gjermanisë por edhe të shteteve tjerat anëtare të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Ky sistem i ri, në rast se krijohet, do të mund të shfrytëzonin të gjitha shtetet të cilët akoma përdorin valuta nacionale, por që janë të lidhura fuqishëm për Euron.
“Evropa do të duhej të përforcojë pavarësinë e saj nga SHBA-të”, ka deklaruar ministri gjerman i punëve të jashtme Heiko Maas. Ministri federal gjerman ka shpreh këtë mendim duke folur për pamundësinë e biznesit me Iranin. Ka përkujtuar se pala evropiane ka lajmëruar SHBA-të se beson që tërheqja e Washingtonit nga marrëveshja nukleare me Iranin ishte gabim, por përkundër saj pala amerikane ka vendos të ripërtërijë sanksionet e saja kundër Teheranit.
“Në këtë situatë është e rëndësishme se ne Washingtonit i kemi thënë se duam të punojmë bashkë, por nuk do të lejojmë që të punojnë mbi kryet tona në dëm tonin”, ka sqaruar Heiko Maas. “Në këtë aspekt është e nevojshme të forcohet autonomia e Evropës me krijimin e sistemeve të pagesës SWIFT pavarur nga SHBA-të, fondin monetar evropian dhe sistemin e pavarur SWIFT. Çdo ditë me marrëveshjen e tanishme është më i mirë nga kriza eksploduese e cila kërcënon Lindjen e Afërt”, ka shtuar ministri gjerman i punëve të jashtme, Maas.
Sipas fjalëve të ministrit, Evropa do të përpiqet” të ndërmarr hapësirën të cilën po e braktisin SHBA-të”.”Natyrisht nuk do të jemi në gjendje të plotësojmë të gjitha zbrazëtirat, por bashkë mundemi të zbusim pasojat më serioze të mendimit se masa e suksesit është sa dollar ke arrit të kursesh”, ka thënë diplomati gjerman.
“Kërkojmë aleancë të multilateralizmit, rrjetën e partnerëve të cilët sikurse neve janë të përkushtuar rregullave të detyrimit dhe garës së ndershme. Të parët me të cilët jam takuar dhe mendojnë ngjashëm kanë qenë Japonia, Kanada dhe Koreja Jugore, ndërsa të tjerët duhet të pasojnë. Kjo aleancë nuk është e ngurtë, por klub ekskluziv i dëshirave të mira”, ka thënë ministri Maas. “Atë që dua të shoh është koalicioni i bindjeve multilaterale të bazuara në bashkëpunim dhe sundim të ligjit. Ajo nuk është e orientuar kundër askujt, por veten e sheh si aleancë në rendin multilateral. Dyert janë të hapur të gjithëve, posaçërisht SHBA-ve.
Qëllimi ynë është puna e përbashkët në zgjidhjen e problemeve të cilat askush prej neve nuk mund të zgjidh vet, që nga ndryshimet klimatike gjer te krijimi i rendit të drejtë tregtar. Duhet të luftojmë për te, veçanërisht duke marr parasysh në gjendjen e marrëdhënieve transatlantike”, ka shtuar Heiko Maas.
Të përkujtojmë se Rusia më parë me sukses e ka testuar versionin e vet të sistemit SWIFT, i cili është i gatshëm të zbatojë sistemin e transaksionin në nivel global në rast të ç’kyçjes nga sistemi ekzistues SWIFT me seli në Belgjikë. Sistemi për pagesa SWIFT, selia e së cilës është në Bruksel, është sistem nëpërmjet të cilit zhvillohen shumica e transaksioneve jashtë kufitare botërore. Në vitin 2012 e ka ç’kyçur Iranin, pasi që SHBA-të dhe BE-ja janë marrë vesh për të futur sanksione Teheranit për shkak të aktiviteteve të t’ia nukleare. Pas marrëveshjes së arritur nukleare me Iranin të nënshkruar në vitin 2015, sanksionet ndaj Iranit janë ndërprerë.
Megjithatë, SHBA-të dolën nga marrëveshja dhe me 6 gusht Trumpi nënshkroi urdhrin ekzekutiv për kthimin e sanksioneve amerikane kundër Iranit. Pjesa e parë e sanksioneve amerikane kundër Iranit, ndalon kompanive që të punojnë me pushtetarët iranian, gjegjësisht blerjen e bonove amerikane shtetërore, pasurit e dollarit dhe metale të çmuara të cilët kanë hyrë në fuqi me 7 gusht 2018.
Pjesa e dytë e masave restriktive të SHBA-ve kanë të bëjnë me ndërprerjen e blerjes së naftës iraniane dhe hynë në fuqi me 5 nëntor 2018. Pjesa e dytë e sanksioneve nënkupton edhe ndërprerjen e bashkëpunimit material, financiar dhe teknologjik me kompaninë nacionale iraniane të naftës, me shoqërinë tregtare natare”Naftiran Intertrade Company dhe Bankën Qendrore të Iranit.
Burimi : LOGIČNO