Ushtria e Mianmarit vrau 24 mijë muslimanë

Publikuar në Gus. 22, 2018, 3:15 p.m.

Janë zbuluar shifrat e fundit mbi numrin e muslimanëve të vrarë nga ushtria e Mianmarit.

Janë zbuluar shifrat e fundit lidhur me numrin e muslimanëve të vrarë nga ushtria e Mianmarit. Sipas këtij zbulimi, që nga muaji gusht i vitit 2017 e deri më sot, ushtria e Mianmarit ka vrarë gjithsej 24.000 musliman. Në hulumtimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim Ontario, morën pjesë hulumtues nga Australia, Bangladeshi, Kanada, Norvegjia dhe Filipinet, në procesin e zbulimit të këtyre shifrave.

Sipas kësaj deklarate, 40 milionë muslimanë Rohingya të cilët u strehuan në Bangladesh, po përballën me probleme serioze për shkak të lëndimeve që pësuan pas zjarrit të hapur nga ushtria e Mianmarit. Numri i muslimanëve të vrarë nga ushtria e Mianmarit  arriti në 23.962, por Organizata e Mjekëve pa Kufi këtë shifër e kishte njoftuar si 9.400.

Deri më sot, rreth 34.000 njerëz u dogjën në zjarr dhe rreth 114.000 të tjerë u plagosën. Sipas informacioneve të mësipërme, ushtria e Mianmarit ka dhunuar deri më tani 17.178 gra dhe vajza Rohingya.

115.000 shtëpi u dogjën dhe 113 .000 u shkatërruan në bastisjet e bëra nga ushtria e Mianmarit.



Burimi : Tasnim News Agency