U nënshkrua pakti i detit Kaspik

Publikuar në Gus. 13, 2018, 3:19 a.m.

Krerët e pesë shteteve në detin Kaspik, Rusia, Irani, Kazakistani, Tyrkmenistani dhe Azerbajxhani kanë nënshkruar në Kazakistan konventën e cila do të duhej të zgjidh të gjitha çështjet juridike të hapura në atë hapësirë.

Liderët e pesë shteteve, megjithatë në fjalimet e mbajtura para nënshkrimit të marrëveshjes nuk kanë ofruar më shumë detaje për përmbajtjen e nënshkruar të marrëveshjes për detin Kaspik.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, hapësira prej 15 milja detare nga bregdeti do të konsiderohet territor i çdo shteti përkatës, gjersa zona e peshkimit do të fillojë nga 25 milja detare nga bregdeti i çdo shteti nënshkrues të marrëveshjes.

Pjesët e mbetura do të jenë zona neutrale të hapura për përdorim të zakonshëm, ndërsa thellësia e detit Kaspik do të ndahet në mes këtyre pesë shteteve bregdetare të detit Kaspik.  Në marrëveshje janë përfshirë edhe parimet e ruajtjes së balanit ushtarak, mbrojtja e resurseve biologjike dhe siguria e lundrimit.

Para nënshkrimit, mediat botërore kanë përcjell se pritet që marrëveshja e cila është parapa me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik, do të mundësojë vetëm shteteve nënshkruese të marrëveshjes të kenë prezencën ushtarake në det, konkluzë e cila do të përforcojë dominimin detar rus në liqenin më të madh botëror,  detin Kaspik.

Në konventë është punuar gjatë dy dekadave, pasi që shpërbërja e ish Bashkimit Sovjetik ka shkaktuar çështje të hapura juridike në atë hapësirë, duke përfshirë edhe vëllimin e sovranitetit territorial në detin Kaspik.

Ky rajon disponon me resurset e mëdha të naftës dhe gazit natyror, ndërsa në rrjedhë janë bisedimet për ndërtimin e gazsjellësit detar i cili do të lidh Tyrkmenistanin me  Azerbajaxhanin dhe do të lehtësojë shitjen e gazit Evropës.



Burimi : Al Jazeera