Zhvillimet e fundit lidhur me gjendjen e Sheikh Zakzaki
Gjykata e Lartë e Nigerisë shtyu edhe një herë seancën e udhëheqësit të Lëvizjes Islamike të këtij vendi, Sheikh Ibrahim Zakzaki.
Sipas raportit të televizionit al Alem, Gjykata e Lartë e Nigerisë njoftoi se seanca e rradhës e Sheikh Ibrahim Zakzakit, do të jetë muajin e ardhshëm.
Para ardhjes së Sheikh Zekzakit në sallën e gjyqit, mbështetësit e tij qëndronin para ndërtesës së gjykatës dhe kërkonin që Sheikh Zakzaki të lirohet. Është raportuar se forcat e ushtrisë dhe policisë përpiqeshin të shpërndajnë protestuesit duke përdorur dhunën.
Është raportuar se në këto konflikte janë lënduar disa nga mbështetësit e Shejh Zakzakit.
Edhe pse më parë gjykata e ka liruar Sheikh Ibrahim Zakzakin, vendimi i gjykatës deri më tani nuk është futur në proces.
Burimi : Rast Haber